Donnerstag, 10. Januar 2019
Simfoni për darken e qenve
Poezi nga libri i parë “Simfoni për darken e qenve”
SIMFONI PËR DARKËN E QENIT
U ulët të gjithë
Në të njëjtën sofër për të ngrenë
Disa kërkonin të shtohej bereqeti
Të tjerët e pështynin bukën
E bërë copë-copë
Qentë prisnin të dera
T´i mbledhin dromcat mbi sofër
Më to në gojë çdo ditë bulevardeve
Krijonin simfoninë për darkën e qenit
Tokë të gjithë
U bëtë një ansambël teatri
Më spektatorë të shurdhër
Artistet nuk guxonin të flisnin
Regjisori ua mbylli gojën
Dritat u fikën para kohe
Në vend të romancës
U shfaq tragjedia
Bota u qesh më ju
Kompozitori e shkroi në errësirë
Çelësin e pentagramit
Për orkestrinën e këlyshëve
Notat i vutë në shkallën ce dur
Muzika ekzekutohet mitingjeve
Dirigjenti në provën gjenerale
U shpërblye me plakat të kuqe
Edhe më tinguj ham, ham, ham...
Kur filloi koreografia e baletit
E luajtur në sallën solemne
NË ASNJË KOHË
Kur të shikoj
Nuk e di ç´je
Zgjim i Laookontit
Apo epitaf mbi varrin tim
Që e mashtron jetesën
Ne prapë ju zumë besë
Gjashtë dashurive
Që bredhin nëpër përralla,
E koha ma kujton Kalin e Trojës
Vdekjen e lajmëtarit
Gjarpërinjve nuk u besohet aq lehtë
Në asnjë kohë
As kur ua heq dhëmbët e helmit
FJALA NE KURTHË
Gjurmët para portës
Së hajnave të trembur,
I njoha
Ishin veshur me petka evropiane !
Jemi afër njëri tjetrit
Që t´i përtypim dëshirat tona
Në thellësitë e syve,
Fjala bie në kurthe.
Mbrojtësi im ju ka në nishan
Që nga dita e sotme
NATA E PËRFLAKUR
Shiu rrëmbyeshëm që erdhi
Mllefin e zi mbi trëndafil derdhi
Kallinjtë e butë që i korrëm atëherë
I dogji zjarri, si sytë e tu në derë
Nuk e di, përnjëmend nuk e di
Sa fëmijë kemi lind ne
Sa të tjerëve emrat
Mbi gurëvarre ua shkruam?!
Tash lëri moj njëherë
Këmishat e lagura me lot e kujtime
Se ato i djeg kënga ime
DHEMBJE TË NUMËRUARA
Tokës ia mata petkat
Me vrap kali
Eca shtatë ditë e shtatë net
U ktheva në Ballkan
Shkurt se shkurt më doli.
Toka ishte matur keq
Tokës me varre ia numërova gjymtyrët
Dhe trupin - me fuqi të dhembjes
Iu ankova zjarrit - gëlltitësit të kufomave
Dhe ujit – zhduknit të gjurmëve.
Hartografi,
Ku janë hartat topografike?!
SHIU NË ÇATINË E SHEMBUR
Shiu filloi të rigojë
Pas breshrit të madh
Që u përcoll nga daullet e dasmës.
Çatia e shembur lëshoi
Edhe tingujt
Edhe shiun...!
Seç u lagëm gjer në palcë
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen