Arif
Molliqi: "Simfonia për darkën e qenit", "Faik Konica", Prishtinë 2012
Sintagma “Simfonia për darkën e qenit“
si shenjë titulli i një grafiti, është seman- ntikë e një semiotike të një
kodi të veçantë të të rrëfyerit të subjektit në romanin më të ri të Arif
Molliqit.
Edhe në këtë roman, konstrukti
strukturor i të rrëfyerit të lëndës letrare zhvillo-het përmes kapitujve të për
numëruara, të cilët edhe me divergjencën dhe veçantitë në vetvete krijojnë
unitetin dhe kontinuitetin e shqyrtimit tematik.
Subjekti në këtë roman i rrëfyer në
këtë mënyrë mund të kuptohet dhe të zbërthehet vetëm përmes një leximi të
vëmendshëm.
Arif
Molliqi është një krijues i konsoliduar dhe konceptual si poet dhe si
romansier. Ai tashmë ka krijuar stilin dhe sistemin e vet autorial , që përkon
me origjinalitet dhe veçanti. Këto tipare krijuese i hasim edhe në romanin më
të ri të tij“Simfonia për darkën e qenit „ të botuar muaj më parë.
Edhe në këtë roman, si ne romanin e
mëparshëme „Gruaja e vizatuar nudo“ trajtohet tema; gjegjësisht enigma e
kryerjes së nje krimi. Por në veprën e re, ky krim për ironi nuk është krim
ndaj një qenie njerëzore por krim ndaj një qeni. E si groteskë ky „krim“
reflektohet me pasoja tragjike tek njeriu.
Diku në një kazermë ushtarake afër
qytetit D. bëhet vrasja e një qeni ushtarak. Duke qenë se është qen ushtarak, kjo
vrasje konsiderohet krim dhe merr konotacione politike. Në kohën e vrasjes se
qenit, në kazermën e Shkozës , njëkohësisht ndodhin edhe disa gjëra tragjike që
mbulohen me një konspiracion të hekurt ushtarak. Në këtë krim e implikojnë ,
gjegjësisht e ndërlidhin Zog Shkozën. Pra, Zog Shkoza është kryepersonazhi i
romanit , një personalitet me karakter tejet kompleksiv, enigmatik dhe të
çuditshëm, me një të kaluar të hidhur dhe tragjike të shkaktuar nga sistemi
totalitar komunist. Personazhet që bartin mbi vete rrëfimin fabular të romanit
dhe që kanë raporte të caktuar me personazhin kryesore të kësaj vepre janë edhe
Keqan Krasta, Eva, Zakja, Zari Krasta, Oficeri, togeri hetues ,ushtari etje,
të cilët si karaktere dhe më të bëmat e tyre përbëjnë secili histori në vete.
E gjithë ky kompleksitet rrëfimor
përmes ngjarjeve, situatave karaktereve , përshkrimeve, gjykimeve, koordinohet
përmes rrëfyesit gjegjësisht shkruesit të kësaj kronike. Autori edhe pse që në
fillim të romanit na vë ne pah këtë përshkrues dhe raportin e tij me heroin e
këtij romani, ngjarja zhvillohet jo si e përshkruar por si jetuar.
„Simfonia për darkën e qenit„ është
njëherë roman personazhi. Themi kështu duke pas parasysh nuancat e personalitetit
të kryepersonazhit në këtë vepër. Zog Shpati është një person i përmbysure në
një situatë psikologjike të një neurotiku të përshkalluar deri në gjendjen
obsesionale.
1
Historia
e Zog Shkozës është histori shpirtërore e mbyllur dhe e ndrydhur brenda qenies
së tij. Ai është një viktimë e një faji të pabërë .Peripecitë e tija nëpër
labirintet ndëshkimore ngjasojnë me ndëshkimet e heroit Piroi tek „Ishulli i
pinguinëve „te Anatol Fransit. Andaj Zogu si Piroi „është fajtor „meqenëse
është dënuar. Edhe pse vrasja e qenit sqarohet nga dëshmitari Omeri i Pal Lumit
përmes rrëfimit të ushtarit, i cili tregon edhe për krime që janë bërë në atë
kazermë ndaj gruas së përdhunuar nga ushtarët e shfrenuar dhe psikopatë. Skena
e përshkruar në atë bordel ,është njëra nga pamja më e tmerrshme surealiste në
gjithë letërsinë shqipe.
Diskursi prozaik i Molliqit është shumë
i pasur, si i tillë të afron kënaqësi në të lexuar me mundësi të shumta interpretimi.
Te romani „Simfonia e darkës së qenit“ gjejmë elemente të stilit posmodern si:
doble codin, intertekstualitetin, ironinë ,fiktivën, dokumentaritetin,
citatshmërinë etje. Duke pasur parasysh këtë diskurs tekstual, ky roman
mundëson perceptim dhe lexim të lexueseve të dy niveleve, atij semantik dhe
semoitik. Lexuesit semantik i afron një fabule përmbajtjesore mjaft atraktive
si me ngjarje dhe situata lehtë kuptimore që lexohen me një kureshtje dhe një
frymë.
Ndërsa
lexuesi i nivelit kritik, eseistik apo semiotik (sipas Umberto Eco-së) ka brumë
të mjaftueshëm për një qasje lexueshmërie analitike dhe interpretuese.
Nëse
kihet parasysh koha dhe ngjarja e subjektit tematik (ndodh në një vend dhe kohë
reale)dhe momenti i të shkruarit të romanit(në një vend dhe kohë tjetër ), mund
të thuhet se ky roman është një palimpsest. Është një palimpsest i shkruar mbi pergamenin
e kujtimit dhe evokimit të një kohe të tmerrshme.
Ky
roman nuk na del një kronikë zyzheistike e të rrëfyerit të thjeshtë linear. Në
procedon e kësaj vepre letrare Molliqi i fut shumë elemente, që e bëjnë këtë
roman te jetë roman i stilit të mirëfilltë posmodern.
Intertekstualiteti
është sentencial që realizohet efektshëm me anë të citatshmërisë. Citohet Niçe
për të vërë në pah shtazaraken njerëzore si dhe poeti i persekutuar Visar Zhiti, për të ilustruar linçimin intelektual nga regjimi totalitar.
Ironia është shumë e shpeshtë në këtë
roman, sidomos për mes gojës së Zakës për qentë dhe kinezët. Madje vetë sjellja
e kryepersonazhit në procesin gjyqësor është ironike si tek personazhet e
romaneve klasike postmoderrne që trajtojnë fajin absurd ose fajin pa faj. Fiktivja
dhe imagjinativja ndërtohet në këtë syzhe përmes stisjes të teatrit të sojit të
veçantë dhe lojës teatrore përmes hijeve të qenve ku dominon absurditeti përmes
groteskes që njëherit është edhe metaforë
Bota
psikologjike në këtë vepër vehet ne pah përmes anktheve dhe maktheve, gjysmë
ëndrrave dhe fanitjeve, kryesisht në psikopatinë e pushtuesve ;veçanërisht
shquhet tabloja e tmerrit të oficerit serb dhe shëtisë së tij vegimore nëpër
kullën mistike shqiptare.
2
Ky roman përgjithësisht ka një
atmosferë të zymtë siç ishte vetë realiteti i asaj kohe. Zymtësinë e këtij
romani e zbutë futja e erotikës, gjegjësisht dashuria e Zogut me Evën, kjo
dashuri me intimitetin vizual lenë mbresa të veçanta tek lexuesi.
E gjithë këtë konglomerat të gjerë
lëndor shkrimtari arrin ta procedojë brenda një romani me jo shume faqe(202) në
saje të stilit të tij të lartë, përmes një gjuhe të qartë dhe shumë të pasur e
të pastër. Këtë autori e arrin ta bëjë sipas parimit të Satrit se: "stili është
një ekonomi fjalësh".
Arif Molliqi është njëri ndër autorët e
rralle, që edhe pse jeton bukur gjatë në mërgim, krijon zhanre letrare që
dojnë një angazhim dhe energji të madhe krijuese siç janë romanet , tematika e
të cilëve vjen gjithherë nga vendlindja. Duke u bazuar në numrin veprave të
botuar nga ky autorë në të gjitha gjinit dhe në
nivelin e lartë artistik qe kanë ato , shpesh të vlerësuara lart nga kritika e
të shpërblyera me çmime letrare, mund të konkludojmë që Arif Molloqi është një
ndër autorët më serioz që po hynë dhe po bëhet emër i njohur në letërsinë
integrale shqiptare dhe sigurisht në të ardhmen me ndonjë përkthim do depërtojë
edhe jashtë saj. Këtë gjë ky autor e dëshmoi edhe me romanin me të ri „Simfonia
për darkën e qenit „roman që lexohet me një kureshtje dhe kënaqësi të veçantë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen