Freitag, 11. Januar 2019

Një hije bënte rrugë


Poezi nga libri i shtatë “Një hije bënte rrugë”


PËRSËRITJE NGA LIBRI I AMZËS

Në Llukë të Epërm
Shtëpia tek më ngrohet nga zjarri

Brenda kam harruar
Të gjitha librat

Harruakam një mollë
Dhe një ftua



HËNA MBI OBORRIN TIM


1. Te Lisi i rinisë


Aq gjatë e kam kërkuar mrizin e fëmijërisë  
Me një kujtim të shenjtë një melodi fyelli erdhi
Ato fusha breg lumi dhe malet përmbi 
E përjetova në një trajtë të re vendlindjen
Lisit të gjelbër  hijes së tij freskuese 
Ia dëgjova frymëmarrjen e qetë dhe të lehtë
U përshëndetem si duhet mirëserdhe më tha 
Duke me shikuar me sy të amshuar plotë hijeshi
Me kurorën e patrazuar me pamjen e kristaltë
U ndala shtatin e zbardhur ia lëmova 
Kur një rreze dielli nga qielli blu i kishte ra
E thirra këngët e Pranverës dallëndyshet a janë kthye
Por ishte vet Pranvera që ma afroj dashurinë
Me fushat e gjelbëruara me hijet e panumërta
I entuziazmuar nga afshi i luleve që kishin qel

Nën Lis takoi rininë e bukur që kurrë nuk e kam braktisë 
Zemra më lëkundet kur natyrë për rreth më rrezaton


2. Pastrimi i moteve të rënduar

Një kujtim i mirë një udhëtim i dëshiruar
Më trokiti përball Alpeve Shqiptare
Ky udhëtim i plagosur sikur po zgjohet i shëruar 
Mbi sogjet e udhëtimit që borë binte filloi shi
Një shi i imtë i ëmbël për ringjallje dhe gjithçka nis e çel
Kanë çel ndër shkëmbinj edhe lulet e pranverës
Te degë e kumbullës një bilbil këndon këngë dashurie
Zëri shkon gjer te pishat shtatgjata te majat e malit
Atje ku janë sytë e mi ku janë zogjtë krojet që nuk shtjerrin 
Atje i shoh vashat qe me lisa i krehin flokët
Mbi majat e kërrusura të Alpeve shqiptare 
Shoh shekujt e mykur që lahen në Liqenet e Gjeravicës 
Shërimin e dhembjen fushave të Dukagjinit shoh
Shoh Drinin që pastron plagët e moteve të rënduara
Dhe mbi gjakun tim shoh gjithçka që merr frymë fuqishëm
Durimi ka ikur bashkë më qelbin e vdekjeve 
Kohët e pakryera e keqja s´ka mbetur për nesër 
Nuk ka mbetur fatkobi as hala në gjuhën e njëri tjetrit


3. Dashuri e zgjuar

Nën lis me ato degë të gjata
Mbeta pa gjumë kur buzët e saja zura ti  puth 
Nga afshi i saj m´u turbullua natyra
S´di nata erdhi kur dita kishte filluar me zbardhu 
Një fllad i pashuar u shkund mbi qershi një këngë u derdh
Kur dëgjova fjalët e saj posi bilbil në ligjërim 
E ç´jam unë mos një ujk i tërbuar mbi ty
Ti e di se jam lindje dielli pranverë jam për ty
Kjo dashuri e kthyer që na solli kënaqësi
Klithma jote himn në vargun tim ngujuar
Ti mos thuaj asgjë mos psherëti këtë natë
Prej teje kam pritur të ndalesh të kesh durim më dëgjo
Përpara hireve tuaja zemrën e kam hapur si portat
Çdo lavdërim për ty dhe zbukurimet s´kanë vlerë 
Në ketë natë që erdhe mos kurse zemrën ma merr
Ma lë ballin tënd me diellin lartë ta krahasoj
Kur të vjen mëngjesi e ty s´do të kem pranë


4. Hëna mbi oborrin tim

Në mbarim të ditës se re egërsira iku 
E n´prag të perëndimit të diellit edhe retë e errëta
Kur Hëna si drapër mbi muzgun ra
Zbrit kam nën Lisin plot kurora 
Një fllad frynte Oh frynte një fllad e kënga më treti 
Diçka zemrën ma shkundi 
Shpirti i vrarë i lënduar përsëri u gjallërua
Ashtu siç shkrep gur stralli mbi qytet
Ashtu diçka në shpirt m´u ndez
Kur zbriste nga mali me një shkëlqim të beftë
Mikesha ime u përkul ah u përkul mbi mua 
Frymëmarrja kryengritëse sa hije i ka
Qëndrova e shikova nga erdhi kjo Hënë
Kaq e lehtë si një dallëndyshe flokët ia merrte era
Nga pritje e gjatë e dashurisë heshti
Më thuaj pse prapë po hesht mikja ime  
Kur kjo natë sa mirë na pret 
Kur mbi fletët e lisit dashurinë e lidhim nyje 
Nga gjiri e kemi nxjerr shpresën dhe lumturinë 


5. Unë s´kam fjetur

Nga degët e Lisit erdhi një erë flladitëse  
Një frymë që të gjithë në gjumë i ka vënë 
Asnjë zë nuk dëgjohet 
unë s´kam fjetur 
Në këtë natë s´dua ta lëshoi asgjë të ik
As hënë e as terrin 
Dua të jam vetëm unë i zgjuar
Unë dhe dashuria ime e gjatë 
Ah sa druhem 
mos më mashtrojnë ëndrrat
e më kthejnë 
Nëpër udhët e gjata 
ku kryq e tërthor kam kërkua
Ta kthej Hënën 
Vetëm për të shtegtojnë sytë e mi
Me një plagë që e barta aq gjatë
Me lehjet që më vinin pas
Dhe thashethemet e mesjetës




TRAJTË E ANATEMËS

Mbi kopshtin e rinuar mjegulla ngjyrë zezë iku
Hijedritat e pranverës mozaik lulesh shpërthejnë
Vjen një zë nga dheu guri dhe lumi
Dritë e diellit mbi barin e njomë tokën e butë
S´po më zënë se mbi koka tona posi re iku mjegulla
Prapa ecjeve koha thërret një kohë që vonon thërret
Le të më shajnë fjalët prapa shpine nuk i përfill 
A po besoni se një farë shpendkeqi që josh këtu
E pasosura udhë pasi u grind me vetveten iku 
Pse kishte fjetur aq gjatë në udhëkryq pa shenja
Me një atmosferë shqetësuese e të rëndë që sundonte
Ku pasqyroheshin fantazmat e hershme të një kohe të keqe
Pa shtigje ku njerëzit megjithatë nuk kishin frikë
I duan të gjitha se kanë nevojë në udhëkryqe ta lënë trishtimin
Kanë nevojë të lëvizin nëpër fushën e tyre, 
Nëpër ecjet e mëngjesit ti shërojnë plagët e kujtimeve 
Nga mrizet e Lisit plak ta zgjojnë të bukuren
E ata që erdhën të dehur keq, keq qe s´ka ku shkon më zi
Ti marrin kur të kthehen kokat që u dridhen nga mot i moshuar 
As datat as mitet bri udhës mos na i lini 
Unë di të qesh por s´di të qaj kur ti hap varre
Në mes të fjalës në mes të plagës që njëqind vjet kulloi

Që ta kuptoni të ardhmen gjithë kohen e nesërme
Vërvit në humnerë urrejtjen e tmerrshme helmimin




HIMN PËR LAHUTEN

(1)

Pikëllim i ëmbël në qytetin me shpirt 
Me të pazakonshmen thirrje nga lahutë e heshtur
Skaj saj këngë e bukur nëpër damarë rrjedh
Ah lahutë që shpirtin e këndell
Një shpirt kënge që kam frikë po vdes
Ndonëse tingujt tuaja s´e humbin shkëlqimin
Ta kam hapur dritaren hapësirën e qiellin blu
Dhe mund të dehem për zërin tënd respekt kam
Më lejo të dëgjoj të kam pranë gjithmonë 
Çdo ditë nga lindja gjer tek perëndimi
Dielli hëna ylberi me gjithë harqe dhe rrufetë
Kah mbretëria e mugët e natës do të ndalen
Do të ndalen të dëgjojnë kur ti më rrëfen
Duke derdhur pa ia ndarë me zërin e këndshme
Për gjymtyrët e kohërave për fushëbetejat e tronditura
Për Gjergj Elez Alinë që nëntë plagë i këndojnë
Këngë që parandiente shkëlqimin e armëve hijezuese 
Vetëm tokë e lagur e dëgjonte refrenin e përsëritur
Zot suprem i kësaj fushe i këtyre bjeshkëve i këtij lumi
Edhe kjo zhurmë është himni që nuk harrohet
Kjo zhurmë është zhurmë e zhurmshëm në shtatin që do rritet
Në hapësirën që e kapërcejnë kohën e vrugtë mjerimin
Ku klima e qetë frymon mbi tokë të butë plotë qetësi
Plotë këngë të ngrohtat të këndshme nga Ty


(2)

Është mbrëmje me erën e ngrohtë 
Një melodi dëgjoi 
Është kjo melodi që lëkund shpirtin
Plotë tinguj të ngrohtë rrëfyes me rrugë e goditur
O lahutë mijëvjeçare në gjoksin tonë e ngujuar 
Që asnjëherë nuk heshte prore ke kënduar
Edhe në qiellin e qetë edhe në natën e trazuar
Nëpër skutat e mjera të harresës ti fole
Edhe në zjarrin që digjte edhe në rrëmujat e shekujve
Ta thirra emrin tënd zëri yt më erdhi 
Në çdo maje bjeshke në çdo thellësi deti
Në secilën fytyrë buzëqeshja jote shndriti 
Nëpër rrezet e Tuaja e pamë atdheu kur vallëzonte

(Deçan, Shtator, 2006)




VDEKJA E NJË MBRETËRESHE 

1.

Kaluan disa ditë që kur u varros Mbretëresha 
Paralajmërimi erdhi me një buzëqeshje të zakontë
Në vend të përshëndetjes një grusht dhe  
Diçka e vakët më iku nëpër shiun e kësaj vjeshte
Thash pse aq pak flisje te pallati yt
Të pëlqente heshtja vallja e jonë festave
Kur përplasnim për mure dashurinë 
Mos thuaj lamtumirë mike e as fjalë harrimi 
Kam ardhur përsëri tek Ti se fjalë më dërgove 
Koha është e ftohtë e dashurisë falja një grimë amshim
Atë e kam dashur ah sa me dhembin mendimet
Dhe me to dua sonte qytetin ta shëtis i vetmuar
Ti përplas puthjet si dikur tani nëpër muret e shembura
Gjer sa endem rrugëve dhe e rikujtoje kohën që të la
Dëgjon gratë duke pëshpëritur thashetheme
Ah kjo pëshpërimë të çmendi mallin e dashurinë ta shuan
Buzëqeshjen ma thërrmoj dashurisë ma plagos
Ty të larguan nga pranverë nga gërshetat e bukurisë 
Në orën e vdekjes pa askënd të kryet... 
Mbretëresha Rudinë sonte në orën e ikjes
Ç´udhëtim të parakohshëm ke marrë
Të është mërzitur koha apo njerëzit e vjetër
A i dëgjon varrmihësit kanë frikë nga nata 
Kanë frikë nga pavdekshmëria e dashurisë  
O ankth e frike kanë nga vdekja e jote Mbretëreshë 


2.

Disa djem të rinj t´u afruan, të virgjër janë, të pa djallëzuar 
U trembën kur të panë trupin lakuriq O Zot
(se njeriu lind dhe vdes cullak kjo nuk më bën të dyshoj)
Gjithmonë më tepër çuditem gjithmonë 
Kur më kujtohen njollat rozë në kofshët e tuaja kur i pash
Desha të puthi O të puthi kësaj here jo n´lule të lules
Po në lule të ballit...
Pastaj një plak tu afrua fshiu lotët filloj me vajtua 
Ta numëroj bukurin veshjen me gjithë atë yrnekë
Me një shami të bardhë tek goja na përkujtoj
Bardh Bregun që vdiq Bardhin që e vranë për Ty 
Bardhin e bardhë e jo Bardhin e zi që t´la në kurvëri 

Pas kësaj tek funerali erdhën vegime të largëta lakuriq 
Me përqafimin e vdekjes rreth qafe
Ngjyra e syve tu pavdekësi e dashurisë
Edhe kur e vetmuar e përbuzur ecje rrugicave të qytetit
Tani janë ca gjëra që nuk po i kuptoj Oj Mbretëresha e dashurisë
Është marrëzi po kush ta tha: krimi dhe dashuria nuk janë afër.

N´teh të jetës ato së bashku ecin




VARGJE TË PAFAJSHME

(Vargu  i parë)

Kam nevojë të zgjoj diçka të fjetur
Diçka që kam frikë mos ia harroj emrin 
Edhe veten do ta zgjoj nga harrimi
Tërë kohën e lume ëmbël do t´këndojë
Pastaj nisem udhëve bashkë më udhëkryqe
Unë  moshën po e lë këtu e po nisem
I ngarkuar me kafshime të mykura 
Më dhëmbë mbështjellë në shaminë e grisur 
Zbres deri te udha nga kam ardhur dhe nisem 
Vonë është vonë për një ecje kaq të gjatë
E marrtë dreqi e marrtë gjithë kjo kohë ecje 
Udhë e kthimit nuk sosej se nuk soset
Nuk e kuptoj vet i sati jam por me dike flas 
As një fjalë s´kuptoj as një fjalë për be
As një fjalë nuk më kupton asnjë fjalë
Gjithë rrugës e pështynim heshtjen tonë
Grindeshim me ata që na ngjasojnë në vetveten 
Ata që më se lehti fajësojmë 
Duke menduar se na hiqet shkrumbi i mallit


(Vargu i dytë)

Mbi moshën time 
Durimi ka ngarkua barrë të rëndë

Kujtimet janë lodhur nga heshtja
Duke u strehuar në qytetin e zhurmshëm

N´ketë stinë askush nga andej
Nuk me tregoj si erdhi pranvera

Këtu tash e një moshë vazhdon të bie shi 
Pikat e ftohta ma prekin ballin e trazuar

Në dhomën time ka hyrë errësira  
Vetëm hënën e plotë e imagjinoi 

Dielli është fshehur diku 
N´këto vegime të ftohta dhe të pa përfunduara 


(Vargu i tretë)

Kur bien mesnata 
Vjen një kujtim e ma ledhaton ballin
Miqtë e mi vijnë dhe ulen rreth sofrës time 
Me baladat e përgjumura ndonëse të bukura
Përball tregimeve të përsëritshme
Dhe librave plotë me romanca të zbehta 
Që aq qetë rrinë në urtësinë e tyre
Nga dritarja gjithmonë e hapur
Shikoj një horizont të mjegullt
Dhoma hesht posi e shurdhër
Dhe ja më në fund në TV një njoftim
Nëpër qytet lakuriq janë zhveshur rrugët 
Vetëm një gjë mbeti si gjithmonë
Njeriu si krijesë e çuditshme 
Dhe korbat e sorrat që krrokatin 
Ka mbetur një trup i gozhduar pas muri
Që bën mëkate me vendlindjen 
Nga etja për ta prekur piva vesën e syrit tim
Pa lot ç´kuptim do të kishte lutja 


(Vargu i katërt) 

Janë rebeluar vargjet
Me gjuhën që e plas gurin 
Me dhimbjen e pa përfunduar 

Gurë e dhe i lëviza
Të secila fjalë ta ngre flamurin
Për nderin dhe kënaqësinë e gjuhës

Këtu askush nuk më njeh
Përveç atyre që jetojnë si unë
Duke pritur kthimin e pranverës


(Vargu i pestë)

Duke shkruar vargje më godet kjo kohë 
Ah sa me dhembin mendimet
Kur e kujtoj se do të qani e të qeshni 
Të mbështjellë me kallëzimin e dashurisë 

Druaj se përsëri do të ndodhë
Në cilindo ishull që më përplas koha
Do të ndërtoj barkë prej vargjeve të mbetura 
Pas betejës nga kujtimet e zbehta

Përsëri druaj në gjurmët që fshihen 
Në rrugët e mykura dhe hija që i mbulon
Ah sa më zihet fryma kur në lot e fjalë betohem 
Rrugën do ta çajë dhe do këndoi me zë t´lartë


(Vargu i gjashtë)

Në maje të malit
Edhe  kur bie shi
Edhe kur bie borë
Edhe kur nxenë dielli
Lulja e ka aromën e freskët
(Unë masturboi me qiellin e vendlindjes)

(16-03-2005)




HEMORRAGJI AKUARELE 

(1. Rekuiemë) 

Hyri pavetëdijshëm  
Në botën time
Dhe mbeti e ngujuar

Bëri zhurmë gjithë kohën
Dhe u trembën 
Ata që kishin zënë prita 

Shkuan pas ujkut të skuqur
Gjer në pyllin e djegur
Duke sharë qençe 

Bari dhe lulet ishin tharë
Mbi lisa shkrepte reja
Kur e pështynin qiellin 


(2. Testament i përsëritur) 

Nëse s´kthehem 
Ditën e parë të pranverës
Mos me pritni 
as ditën e dytë  

Rëndë
Ah sa rëndë jam ngarkuar
Matanë kohës se sotme

(Nga bahçja ime 
mund të marrë më vete
Vetëm një mollë dhe një ftua)


(3. Muzë e ftohtë)

Stinëve sa herë u ranë gjethet
E sa herë u ndryshohet ngjyra 
Mendimi i njeriut është i pathënë 

Mosha e pështyu 
Në secilin muzë të ftohtë
E përsëri ne vdesim për të

Kur qelën pemët
Vetëm kujtimet e egra dhe vdekja
Kacafyten me epiken 


(4. Biografi memece)

Fqinja ime e parë
Ana Schmidt 
Ka një mace
Një raft parfumeri
Çantën plot medikamente
Kolla e shoqëron n´çdo kohë
Bashkë me ilaçet e shtatzënisë

Ana...
Ka një mik
Që e zgjon çdo natë
Në orën dymbëdhjetë
Me shishen e alkoolit të zbrazur
Dhe fytyrën e mavijosur


(5. Koha e çmendur)

Nëpër kalldrëmin e padukshme 
Terri i zi ka zënë prita 
Është çmendur koha 

Kalorësve të djersitur 
Dikush ua ka prerë rrugën 
Të vrapojnë shtigjeve të veta 

N´fund të rrugës së pasosur  
Dikush i kishte mashtruar 
Asnjë shenjë ku ta ndalnin vrapin 

Kush u ndal në gjysmë të rrugës 
Nuk i pa shtigjet e thyera
As pritat e mbyllura nuk i numëroj

Kaq e ftohtë fund rruga
Kur ia fshinë djerset kalit
Në pluhurin e udhës së zezë

(21.09.2006)


(6. Hemorragjia akuarele) 

Prapa ecjeve  të zgjatura
Më  vjen një zë duke më sharë

O Njeri
Nga cila kohë të paskam mbetur borxh

A të eci mos  ta përfill zërin
A ta shaj gjithë botën që të mbet shtatzënë

Nën Lisin Plak u ndala ti numëroj sharjet
Një fushë përplot e mbushur 

Bota që kur mbeti me barrë
Me të sharat e burrit dështak 

Në zyrat e ofiqarit
Mbeta dëshmitar i një lindjeje cezarike 

N´fund kopshti te Mani 
Njerëzit lakuriq mbi gjemba ulur
Kokë e bythët helm i kuq

(Deçan, 24.09.2006)




SIMFONI E MYKUR

Një baladë dashurie plotë ethe
Kullon gjak nga kollë e keqe

Në koncertin e muzgjeve të vjeshtës
Merimanga i mbështjell tingujt me pëlhurë

Dirigjenti me shkopin magjik ndez diellin
Ti shikoj notat e pentagramit të mykur

Vargu i lidhur nyje po zgjidhej 
Kur e keqja shkoi me fjet 

Kur u zgjuan fëmijët në mëngjes 
I pinë dhembjet e prindërve të tyre

Ua prenë kokat gjarpërinjve
Dhe ecën nëpër stinët e reja

(As uji që nuk lëvizë nuk pihet)

1 Kommentar:

  1. Burri më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, çdo shpresë humbi. Mendova se nuk do ta takoja kurrë më burrin tim, sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për ta kontaktuar. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova doktorin Agim. Tani, i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë për 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lutej 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
    *nëse dëshironi të dashurit tuaj.
    *nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    *nëse doni një fuqi shpirtërore.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}

    AntwortenLöschen