Montag, 14. Januar 2019

Monografi për mërgatën shqiptare

Nga: Nimon Muqaj

Arif Molliqi: „KSH Verrat e Llukës në Hamburg“ – monografi më rastin e 10 vjetorit të veprimtarisë së klubit.

          Këto ditë, duke e shfletuar librin më të ri të Arif Molliqi “Klubi Shqiptar Verrat e Llukës në Hamburg”, monografinë më rastin e 10 vjetorit të formimit dhe punës së këtij klubi shqiptar në Hamburg, se si më duket vetja një bashkudhëtar, me gjithë ata veprimtarë të cilët për vite me radhë e ndihmuan Kosovën. E mbajtën të ndezur fijen e shpresës, se këtu në Kosovë, ne kishim dikend përjashta që kujdesej për njerëzit e flakur nga puna prej regjimi serb. Kam respekt për gjithë ata njerëz që ishin prekur në shpirt nga terrori që ushtrohej pa ndërprerë mbi popullatën shqiptare. 
          Autori A. Molliqi  në librin “Verrat e Llukës” në Hamburg, nuk është marrë as më historinë e Kuvendit të Verrave të Llukës, as më partitë politike që veprojnë në diasporë. Molliqi, në këtë libër, siq shprehet edhe vet, gjithçka të shkruar në këtë monografi i kushtohet  vetem aktivitetit të Klubit Shqiptar “Verrat e Llukës” në Hamburg. Aty  pasqyrohet gjithçka çfarë kanë bërë bashkatdhetarët tanë në Hamburg për Kosovën. Ata kanë bërë edhe më shumë, por sido që të jetë kjo monografi do të shërbejë për një pikënisje që në të ardhmen Kosova, historianët e saj mos ta harrojnë diasporën tonë, mos të harrojnë gjithë ato veprime që i kanë bërë në dobi të popullit shqiptar. Andaj, le të shërbejë kjo monografi që sado pak të mos harrohet angazhimi i mërgimtarëve tanë për atdheun e tyre.
          Për këto dhjetë vite Klubi Shqiptar “Verrat e Llukës” në Hamburg, ka pasur një jetë pune dhe aktiviteti të frytshme, një angazhim për begatimin e jetës së mërgimtarëve në Hamburg. Mërgimtarët tanë përmes këtij klubi janë angazhuar të ndihmojnë sado pak edhe Kosovën, Shqipërinë, Kosovën Lindore dhe Maqedoninë perëndimore. Kështu gjatë punës se gatimit të materialit për monografinë, autori nuk ka nguruar që materialin ti paraqes me pedanteri dhe modesti.
          Molliqi monografinë, “ Klubi Shqiptar Verrat e Llukës në Hamburg”, e begaton me mjaft dokumente autentike, me disa fotografi të marra drejtpërsëdrejti nga aktiviteti, nga protestat dhe demonstratat qe ka organizuar ky klub kundër pushtimit serb në Kosovë, Preshevë, Tetovë… Aty ka mirënjohje, falënderime dhe shkrime që bëjnë fjalë për aktivitetin e klubit. Në monografi ka shumë dëshmi për shuma mjaftë të larta që mërgimtarët tanë në Hamburg i kanë mbledhur për trojet shqiptare. Të gjitha ato mjete të grumbulluara dhe të dorëzuara në fondet që krijoheshin para, gjatë dhe pas luftës.  Pastaj, ndihmat materiale të derguara në Tiranë, Prishtinë dhe Tetovë, tregojnë se angazhimi i tyre ishte i madh rreth çështjes shqiptare në përgjithësi.
          Tjetra që e begaton monografinë janë; pasqyrimi i aktiviteteve kulturore dhe sportive që ka patur ky klub për dhjetë vite. Angazhimi i klubit për shkollën shqipe në Hamburg, e sidomos bashkëveprimi më nxenësit duke i prezentuar në festat tona kombëtare. Puna e grupeve muzikor, e sidomos atij  folklorik, ka zënë vend  të duhur në monografi. Grupit letrar “Kanjushë e verdh”, që ka nxitë krijuesit e ri çdo vitë më anën konkurseve për poezi e prozë, ka dhënë rezultate. Kuvendimin shqip në klub për arsimin, këngën dhe kulturën shqiptare, duke i treguar popullit gjerman dhe të gjithë popujve të botës, se ne jemi një popull që kultivojmë mirëkuptimin dhe tolerancën dhe se pareshtur merremi me kulturën tonë të pasur dhe se brezat e ardhshëm: “duke mësuar gjuhën shqipe më lehtë do ta mësojnë gjermane” dhe gjuhët tjera të botës. Kështu na ka porositur studiuesi, Basil Shader që jeton dhe vepron në Zvicër.
          Prandaj, mendojmë se një vlerë e veqant e kësaj monografie është të pasqyrimi real i aktivitetit të mërgatës sonë në Hamburg për dhjetë vite.

Llukë e Epërme, 2007

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen