Monografia “Klubi Shqiptar Verrat e Llukës”, botoi klubi
Kapitulli i tretë
III
KLUBI SHQIPTAR „VERRAT E LLUKËS“
1. Ideja për formimin e klubit
Në vjeshtën e vonë
të vitit 1996, me datën 17 tetor, në Hamburg erdhi Sali Çekaj për ta mbajtur
një takim më mërgimtarët shqiptarë që jetonin në Hamburg dhe rrethin. Qëllimi
dhe programi i këtij takimi ishte sensibilizimi i çështjes shqiptare në
përgjithësi, e në veçanti gjendja e luftës që po krijohej gjithnjë e me afër në
Kosovë. Ai brenda programit të tij të përgjithshëm kishte futur edhe problemin
e pazgjedhur të shqiptarëve në Maqedoninë e banuar me shqiptar, Malit të Zi si
dhe të Kosovës lindore. Gjithsesi ai mendonte se këto hapësira janë të
pandashme kur është fjala e zgjedhjes se problemit shqiptar.
Takimi me Sali
Çekaj ishte caktuar me pare ne një klub shqiptar në Wilhelmsburg. Kur pritej që
takimi të fillonte, ishin mbledhur shumë nga përfaqësues të klubeve dhe shoqatave
shqiptare që vepron në Hamburg si dhe aktivist të devotshme që punonin për
çështjen shqiptar, takimi nuk u mbajt aty. Udhëheqësit e klubit na thanë se
lokali i klubit nuk është i lirë për një tubim të tillë. Arsyetimi ishte shumë
banal dhe periferik; se n´ato orë në klub duhej të takoheshin disa nga
futbollistët e kubit.
Organizatori pas disa kërkesave
qe ua beri disa lokaleve shqiptare, disa
pronareve te restoranteve, nuk hasen ne mirëkuptim përveç qe njeri edhe ua
mundësoj për një kohe te kufizuar. Në lokalet e atij restoranti, mbledhja
filloj me disa nga përfaqësuesit e partive politike, klubeve, shoqatave dhe si
organizator kryesor ishte nëndega e LDK-së ne Hamburg. Takimi filloj me
paraqitjen e shume opsioneve qe udhëheqësit e partive politike ne Kosovë kishin
shtruar për ta bërë Kosovën të pavarur. Në takimin më mërgimtar Sali Çekaj
përmendi shumë opsione që duheshin përdorur që Kosova te kuptohet drejtë në
kërkesat e saja para bashkësisë ndërkombëtare. Dhe, asnjëherë Salihu nuk lente
pa e përmendur edhe opsionin e fundit luftën. “Një ditë deshëm apo nuk deshëm
ne, në Kosovë do të ketë luftë. Prandaj edhe duhet të jemi të përgatitur”. Në
kohën kur diskutimet dhe bisedat po bëheshin edhe më sqaruese, nga pronari i
restorantit na u tha se duhet liruar restorantin, më një arsyetim,“restorantin
e kanë rezervuar disa bixhozgjinj”, por te luajtur.
Në orën 16,20 e lëshuam restorantin
për të shkuar ne zyrën e LDK-së në Harburg. Edhe pse ajo ishte një zyre shume e
vogël, i kaluam disa minuta duke na i dhënë edhe disa udhëzime Salihu. Në fund
ai nuk harroj pa na e lenë një porosi; “Këtu në Hamburg keni nevojë ta keni një
klub apo lokal që do t´ju shërben nevojave dhe interesave të mërgimtarëve në
radhë të parë e, pastaj edhe interesave tjera të kohës!”
Kjo porosi, apo ky mendim i Salihut
na u duk mase i arsyeshëm. Po atë mbrëmje, pasi e përcollëm deri në stacionin
hekurudhor që udhëtonte Salihu për Stuttgart, u mblodhëm menjëherë në zyrën e
LDK-së në Harburg-Hamburg dhe, biseduam për të formuar një klub që do të
shërbente interesave gjithëshqiptare. Në këtë takim ishim nga të gjitha trevat
shqiptare, por shumica ishin nga Kosova, Tetova apo Gostivari.
Nga 23 veta qe ishim në atë
takim, 21 ishim për formimin e klubit të ri. Po atë mbrëmje formuam një liste dhe
aty u shënuam 21 veta që do ta ndihmojmë hapjen e klubi. Po atë natë
përafërsisht konstruktuam kornizat e statutit të klubit i cili duhej të ishte
gjithëkombëtar, jashtë partiak, jashtë ideologjik por në shërbim të atdhetarit
dhe mërgimtarit. Kështu anëtarët e parë të cilët ndihmuan me mjete financiare
hapjen e klubit dhe njëherit ishin edhe anëtarët e parë:
-Rexhe Ismajli-Deçan,
-Vezi Sallahu-Gostivar,
-Haxhi
Dervishaj-Hereq,Gjakovë,
-Musa Mazrekaj-Drenoc, Deçan
-Ali Ademi- Pestovë, Vushtri,
-Arif Molliqi-Llukë e
Eperm-Deçan
-Hasan Ademi-Gradec, Gostivar
-Brahim Gecaj-Llukë e
Poshtme, Deçan
-Florim Shala- Broliq-Pejë,
-Adem Belleja-Belle, Deçan
-Ismet Lushi, Shaptej-Deçan,
-Isuf Alia, Tetotvë,
-Demë Krasniqi-Barani i
Epërm, Pejë
-Jashar Ahmeti-Prapaqan,
Deçan
-Fatmir Ramadani-Qallopek,
Tetovë
-Aziz Dugolli- Ferizaj
-Fadil kameraj,-Lëbushë,
Deçan
-Adem Kabashi-Polac,
Skenderaj,
-Dervish Ferizaj-Kodrali,
Deçan,
-Arber Kastrati-Graboc, Pejë,
Në ketë takim u caktua edhe
një grup pune i cili duhej te përpilon statutin dhe programin e klubit. Një
grup u caktuar për ti njoftuar mërgimtaret rreth përgatitjeve për hapjen e një
klubi shqiptar në Hamburg. Gjithashtu në atë takim u hap diskutimi që çfarë do të
përmbaj në vete programi i klubit, si do te quhet klubi dhe se çfarë duhet bërë
që klubi vërtet do t´iu shërbejë shqiptarëve.
Me kalimin e ditëve, u dhanë
shumë mendime rreth asaj se çfarë do të përmbaj në brendësi programi i klubit.
Kishte shumë sugjerime interesante dhe të arsyeshme që grupit për hartimin e
programit u mundësoj që ta definojnë mirë programin dhe statutin. Për emërtimin
e emrit të klubit kishte shumë propozime; “Vatra”, “Fan Noli”, “Pavarësia”,
“Verrat e Llukës”, e propozime tjera. Pas disa takimeve që i bënë, të
ashtuquajturit Këshilli inisues, prej 21 anëtarësh, unanimisht vendosi që klubi
të quhej Klubi Shqiptar “Verrat e Llukës”.
2. Kuvendi i parë i klubit
dhe zgjedhja e organeve punuese
Vitet e para,
administrativisht klubi ishte regjistruar pranë organeve gjermane si Shoqatë
Humanitare-kulturore “ Verrat e Lluës”. Pse ishte regjistruar kështu. Ishin dy
arsyet themelore që u deshtë të regjistrohet si shoqata humanitare, e pastaj
edhe kulturore. Në ligjet gjermane shoqatat humanitare kanë shumë përparësi dhe
lehtësira sa u përket aktiviteteve të tyre dhe se çdo veprimtari tjetër jashtë
aspektit humanitar dhe kulturor gjithmonë është nën kontrollin e organeve
gjermane. Ishte kjo edhe koha kur roli dominues dhe kryesor i asaj pse u formua
ky klub ishte ndihma atdheut dhe çështjes shqiptare në përgjithësi.
Mirëpo, megjithatë për te
gjetur një lokal i cili i plotësonte kërkesat e klubit ishte mjaftë vështirë.
Po themi vështirë, sepse anëtarësia kërkonte që lokali të gjendet në lagjen e
Veddelit ku në atë kohë edhe ishin të koncentruar më se shumti shqiptarët.
Komuna të cilës i takonte kjo lagje kishte nxjerr disa ligje të pa shkruara, ku
në mënyrë të tërthortë ndalonte që në Veddel të koncentrohen klube të huajve.
Kjo vinte sepse aty gjendeshin disa klube të komuniteteve turke, kurde, arabe, italiane e deri te atyre
ameriko latineve.
Disa muaj kërkimi intensive
dhe duke u trokitur thuaja çdo ditë organeve gjermane dhe pronarëve të
objekteve qe u takonin, me në fund arritëm që të marrim një objek për nevoja
klubi. Ky objekt nuk ishte edhe aq i përshtatshëm dhe nuk i plotësonte shumë
nga kërkesat që kërkoheshin nga shërbimi komunal. Pastaj edhe qiraja ishte
mjaft e lartë për një objekt të tillë. Megjithatë lokalin e kontraktuam dhe me
pune vullnetare dhe angazhim të vazhdueshëm të disa aktivisteve punuan disa
ditë dhe arritën që lokali të bëhet i gatshëm për funksionim. Në fillim edhe
investimet ishin më se të nevojshme. Duhej paguar qiraja për tre muaj përpara,
pastaj inventari dhe shumë taksa të tjera që kërkoheshin për fillim. Me një
angazhim dhe me një vullnet të dhjetëra anëtarëve investuan nga 50 Dm e gjer ne
500 Dm për të formuar fondin fillestar të shpenzimeve.
* * *
Tani, mërgata jonë
në Hamburg dhe rrethinë, duke pasur një vend të përshtatshëm për aktivitet
humanitar, kulturor dhe aktivitete tjera, shumë shpejt u be i njohur dhe afroj
bashkatdhetar dhe aktivist të cilët angazhoheshin në ato vende që mendonin se
mund të kontribuojnë më se shumti. Me aktivitetin e tyre vepruan LDK, Nëndega
në Hamburg, PPD, PDKSH në Hamburg, Partia Demokratike e Shqipërisë, shoqata të
ndryshme e sidomos klubi shumë kohë u bë vatra e Bashkësisë se Prindërve
shqiptar dhe i Shkollës shqipe në Hamburg. Në bazë të këtyre nevojave edhe u
formuan seksionet e posaçme që vepruan në kuadër të klubit. Këtu vepruan seksioni për ndihma humanitare që
ishte mjaft aktiv, pastaj seksioni kulturor me formimin e shoqërisë kulturore
“Jusuf Gervalla”, grupi letrar “Kanjushe e verdh”, klubi i futbollit, i shahut
dhe grupe tjera qe herë pas here aktivizoheshin.
3. Struktura organizative brenda klubit
Pasi qe klubi veç kishte bërë
hapat e parë, detyre tjetër ishte ecja e tij drejt aktiviteteve nga te gjitha
fushat qe dilnin nga kërkesat e mërgimtarëve. Ditët e para u deshtë mjaft punë
dhe angazhim derisa klubi u regjistrua në administratën e qytetit të Hamburgut.
Ishin një varg kërkesash që duhej plotësuar për tu regjistrua. Kështu siç thamë
edhe me lartë, në fillim klubi është regjistrua si; Shoqata
Humanitare-Kulturore Shqiptare “Verrat e Llukes” në Hamburg (Albanischer
Humanitarische und Kultur verein “Verrat e Llukes”). Pas këtij akti
administrativ që disa kohë është prolonguar qëllimisht nga pala gjermane, siç thamë
me arsyetime se ne Vedel janë grumbulluar shumë shoqata të huaja, detyra
kryesore që kryesia e klubit i vuri vetes ishte puna. Ishte puna me mërgimtar
të rinj dhe të vjetër. Dhe, pa vonuar u formuan strukturat organizative që
profilizuan aktivitetin e tyre brenda klubit. Këto struktura, të ashtuquajtura
seksione apo grupe të posaçme duhej te merreshin me aktivitete konkrete;
* * *
Periudha e dytë; Kosova, mars 1998, qeshor 1999.
Shpërthimi i luftës se
armatosur në Kosovë, krijoj situata të reja dhe kërkonte që jo vetëm anëtarët e
klubit por e tërë mërgata të angazhohet për ta ndihmuar popullatën shqiptare të
izoluar dhe të futur në një mbyllje e cila për qellim kishte që me uri dhe
probleme ekonomike ta detyronte ta pranonte pushtetin serb.
Mërgimtaret duke i kuptuar qëllimet
e okupatorit serb, filluan një mobilizim dhe përgatitjet që në momente të
caktuara mos të gjendet e papërgatitur. Popullit shqiptar në Kosovë do të duhej
ndihmuar. Parashikimet ishin të atilla që tregonin për pranverën e përgjakur në
Kosovë po vinte më e egër seç mendonin. Që gjithçka të funksiononte ashtu si
duhet, klubi me kohë kishte formuar seksionin për ndihma ose ndryshe, ishin
krijuar këshillat e Emergjencës brenda gjithë mërgatës shqiptare në Hamburg e,
rrolin kryesor e mbante KSH “Verrat e Llukës” në Hamburg. Tani ishte kjo kohë e
luftës dhe shuka kërkonte mobilizim më serioz dhe më cilësor dhe sasior. Ishte
kohë kur duhej pasur shumë kujdes që profiterët dhe matrapazët që
infiltroheshin nga grupe të veçanta mund të shkatërronin gjithë atë që ishte
dhe po ndërtohej brenda këshillave të emergjencës.
Meqenëse lufta në Kosovë
filloj në vitin 1998 dhe zgjati edhe në vitin 1999, aktiviteti dhe angazhimi i
anëtarëve të KSH “Verrat e Llukës” në Hamburg, mund të ndahet në dy kohë:
-koha e fillimit të luftës në
mars të vitit 1998 dhe,
-lufta dhe egzodi i popullit
shqiptar gjatë vitit 1999.
Fillimi i luftës në Kosovë në marsin e 1998-tës.
Pas fillimit të luftës se hapur
nga UÇK-ja në Drenicë-Prekaz me 06.03.1998, më 8.03.1998 klubi mbajti mbledhjen
e vet duke caktuar menjëherë planin emergjent për të ndihmuar ato vatra
shqiptare që ishin sulmua nga solldateska serbe. Kështu si detyrim që të
organizonin ndihma sipas thirrjes “Gjithçka për Drenicën”, u caktuan Rexh
Ismaili, Vezi Sallahu dhe Haxhi Dervisha. Këta caktonin edhe kujdestaret që
punonin 24 orë në lokalet e klubit. Në mënyrë vullnetare këtyre ju bashkua edhe
Sabit Graiçevci.
Me 17 mars 1998, Unioni i
Studentëve Shqiptar në Hamburg sëbashku KSH “ Verrat e Llukës”në Hamburg
organizuan një protestë në Hamburg. Këtë protestë përveç që e masivizoj
aktiviteti i klubit, atë edhe e ndihmoj ose sponsorizoj materialisht.
Shpërthimi i luftës në
Deçan-Gllogjan më 24 Mars 1998, ku u vranë nga aksioni terrorit i forcave serbe
Agron Mehmetaj dhe Gazmend Mehmataj nga Gllogjani, tani thuaja se u dha sinjali
i qartë se krejt Kosova është në luftë. (Varrimi i tyre u bë me 27 mars ku në varrim morën pjesë rreth 30 000 veta nga
Deçani e nga të gjitha anët e Kosovës.Para trupave të të vrarëve folën dhe u
ndanë për herë të fundit në emër të Presidentit të Kosovës dhe të Kryesisë së
LDK-së, Nimon Alimusaj - anëtar i Kryesisë së LDK-së, në emër të organeve
komunale të Deçanit, u nda Musë Berisha - anëtar i Kryesisë së Nënkëshillit i
KMDLNJ-së, në emër të fshatit u nda Nimon Mustafaj)
Me 25 mars 1998, në ora 13,30
në Klubin Shqiptar “Verrat e Llukës” në Veddel-Hamburg, me ftesën e kryesisë së
klubit u tubuan qindra mërgimtarë nga të gjitha trojet shqiptare që jetojnë dhe
punojnë në Hamburg dhe rrethinë. E vetmja temë ishte informimi për situatën në
Kosovë, për fillimin e luftës se armatosur kundër pushtuesit serb. Nga vetë
biseda pastaj dolën shumë diskutime që të gjitha lidheshin më gatishmërinë për
ti ndihmuar materialisht dhe sipas nevoje edhe për të u kthye në mbrojtje të
trojeve të tyre.
Atë ditë në lokalet e klubit
u krijuar një gjendje mjaft e tendosur edhe për mungese të informatave për
gjithë atë që po ndodhte në Kosovë. Lufta kishte shpërthye dhe dëshmorët e parë
të kombit kishin rënë. Popullsia e pa mbrojtur sado që nuk dëshironin ti
lëshonin shtëpitë e tyre, ushtria, paramilitaret dhe policia serbe kishte
filluar një ofensivë dëbimi, vrasjeje, djegieje. Është për ta përmendur
gjakftohtësinë e udhëheqësve të atij tubimi kur aty u shfaqen disa «patriot» të
cilët me rrahagjoksin e tyre dhe me demagogjinë e tyre deshën të përfitojnë dhe
krijojnë ndasi mes mërgimtarëve në baza ideologjike. Pastaj me ca plane të çuditshme
krijuan huti dhe frikë në mesin bashkatdhetarëve. Ata i hapen çantat, nxorën
disa çeqe duke kërkuar para dhe kinse regrut gjeja për lufte.
Mirëpo, në kërkesat e tyre të
paargumentuara reaguan disa mërgimtarë. Gjithnjë arsyetimi i oratorëve drejtuar
këtyre individëve ishte se, pse ata djemtë e vet të moshës madhore, mbi njëzetë
vjet, nuk po i dërgonin në luftë, kurse kërkonin të tjerë. Pse ata në asnjë
kohë nuk ndihmuan me mjete materiale popullin shqiptar e tani kishin hapur
«keset e najlonit» dhe kërkonin ndihma pa i regjistrua askund?!
Në anën tjetër nuk ishte
problemi tek regrutët sa ishte problemi qe përmes një kërkese të tillë për
ushtarë vullnetar të krijonin përshtypjen se ata ishin njerëzit e duhur t´ua
mbushnin çantat me para. Fatbardhësisht atyre shume shpejt iu zbulua maska dhe
masa e tubuar i veçoj nga tubim.
Në tubimin e 25 marsit 1998,
u nxorën vetëm dy përfundime që mërgata do ti respektoj; e para-organizimi nuk
do të bëhet në baza ideologjike apo partiake dhe së dyti; vullnetarët dhe bashkimi
i mjeteve do të bëhet vetëm kur merret qëndrim i përgjithshëm që del nga
institucionet e Kosovës dhe Shtabi i UÇK-së.
Tani me kur veç lufta ne
Kosove kishte filluar dhe shtohej intensitete i saj, nga mërgata kërkohej një
organizim edhe me i madh. E gjithë organizimi filloj edhe të nis fillet edhe te
një organizimi thuaja lokale. Tani shumë nga fshatrat dhe qytet kërkonin ndihma
dhe grumbullonin mjete veç e veç. Ishte fillimi ku në Kosovë filluan te organizoheshin
për mbrojtje çdo fshat e çdo lagje e madhe. Organizoheshin për të shkuar për
armatim dhe njëkohësisht kërkoheshin mjete. Ne këtë drejtim, klubi ndërmori
masat e veta duke ua lejuar që përfaqësues fshatrash të tubohen dhe organizohen
në lokalet e klubit, të mbledhin ndihma ne para por kurrsesi qe dikush nga
kryesia e klubit mos te qëndroj prapa atyre mjeteve te grumbulluara. Kjo vinte
sepse ishte vështirë te managjohet se deri ku arrin ato mjete dhe se dyti, anëtaret
e klubit tani duheshin angazhuar ne forma organizimi qe si baze kishin
institucionet e Kosovës si tersi dhe atë te Shtabit të UÇK-së.
Nga Qeveria e Republikës se
Kosovës, doli kërkesa ta ndihmojmë ushtrinë e Kosovës dhe popullatën si tërësi.
Në fazën e parë Qeveria e Kosovës doli me aksionin konkret »Gjithçka për
Drenicën» . Për ti dal në ndihmë këtij aksioni klubi formoj grupin, ose siq
ishte për shtati të quhej «Këshillin e Emergjencës» për grumbullimin e
ndihmave. Ky këshill që e kreu punën me mjaft sukses, përpikëri dhe pastërti
përbehej nga Rexh Ismajlaj, Haxhi Dervishaj, Vezi Sallahu. Aksioni për «Ndihmë
për Drenicën», në një kohë shumë të shkurtër arriti që në këtë fond ti bartë
mbi 46.000,oo DM ( katër dhjetë e gjashtë mijë marka). Është për ta përmendur
rastin kur bashkëvendësi i ynë Vexhi Dalipi nga fshati Koritë (Maqedoni), ishte
përgatitur që këtë vit të shkoj në haxhillëk. Mirëpo, pas gjendjes së luftës në
Kosovë Vexhiu hoqi dorë nga ajo rrugë dhe mjetet e dedikuara për haxh në shumë
prej 5.000, oo DM ia dorëzojë fondit për «Ndihmë për Drenicën». («Rilindja», e
premte 13.03.1998)
Në këtë aksion u angazhuan
thuaja të gjithë mërgimtarët që jetonin dhe punonin në Hamburg dhe rrethinë.
Ishte një element i veqant që për herë trë parë në mesin e mërgatës shqiptare
në Hamburg nuk bëheshin pyetje se nga vijnë këta mërgimtarë që po ndihmojnë me
aq vullnet. Nuk flitej në asnjë çast se ishte LDK, LPK, apo ndonjë parti tjetër
që po organizonte. Nuk bëheshin pyetje se dhuruesit e ndihmave a vinin nga
Kosova, Iliria, Shqipëria, Presheva, Plava e Ulqini apo të këtij apo atij
qyteti. Të gjithë mërgimtarët ishin të bashkuar pa bërë dallime ideologjike,
krahinore apo fetare.
Meqenëse në vitin 1998, fondi
i Klubit Shqiptar “Verrat e Llukës” në Hamburg akoma nuk ishte i ngritur, edhe
nga ato pak mjete 5.000,oo DM sa kishte klubi, thuaja të gjitha i dërgoj në
fondin «Ndihmë për Drenicën». Shoqëria Muzikore-Kulturore “Jusuf Gërvalla” që
punon në kuadër të klubit, nga mjetet e e veta të cilat ishin grumbulluar për
nevoja të shoqërisë, fondit për ndihmë Drenicës i dha 1.000,00DM.
Meqenëse në kuadër të
komunitetit shqiptar në Hamburg ishte formuar Këshilli Kombëtar Shqiptar i
Emergjencës për Hamburg ku merrnin pjese thuaja përfaqësues të të gjitha
grupeve, shoqatave, klubeve. Në bashkëpunim me këto shoqata dhe klube, KSH
“Verrat e Llukës” në Hamburg, në fund të Qershorit 1998, në Shqipëri dërgoj 25 tonë mallra ku
përfshiheshin miell, veshmbathje, detergjent, medikamente, shtretër, batanije.
Kështu me 4 korrik 1998 nga Hamburgu u nisën ndihmat prej 25 tonë dedikuar për
Tropojë dhe Bajram Curr pasi që aty
ishin vendosur nënat, vëllezërit dhe motrat tona të ikur nga masakra
serbe. Ndihmat i janë dorëzuar
Fondacionit bamirës «Kosova» Tiranë. I njëjti fondacion me datën 10.07.1998,
klubit i ka dërguar një Fletë mirënjohje të nënshkruar nga kryetari i saj
Muhamet Jusufi.
Gjatë kësaj kohë, por që
kishte zanafillën që nga marsi e prilli 1998, brenda Këshilli të Emergjencës në
Hamburg kishte ndodhur një plasaritje. Ishin hetuar disa keqpërdorime të cilat
më kohë i kishte kuptuar përfaqësuesi i klubit «Verrat e Llukës». Nga Këshilli
i Emergjencës tërhiqet përfaqësuesi i KSH «Kosova» dhe ai i UNIKOMBIT. Z.
Krasniqi përfaqësues i klubit «Verrat e Llukës» sëbashku me përfaqësuesin e
LDK-së në Këshillin e Emergjencës në Hamburg, janë munduar që «keqbërësve»,
atyre që kishin përfituar mjete të grumbulluara t´ua tërheqin vërejtjen. Nga
pamundësia e kësaj, Zeki Krasniqi japi dorëheqje nga Këshilli i Emergjencës për
Hamburg.
Lufta dhe egzodi i popullit shqiptar gjatë vitit 1999.
Nga fundi i viti 1998, apo
para se të vinte dimri, më ndërhyrjen e
të huajve u arrit një marrëveshje mes OSB dhe pushtetit serb. Kjo marrëveshje
gjeja u siguronte popullatës të ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre. Në Kosovë
erdhën shumë organizata të mbështetura
nga OSB-ja, për të mbikëqyrë kthimin e popullatës shqiptare në shtëpitë e tyre
pas dëbimit që ua kishte bërë policia dhe ushtria serbe nën diktatet e
politikës beogradase.
Mirëpo kjo gjendje sado që
sikur mbikëqyrej nga ndërkombëtarët, në Kosovë krijoj gjendje të rënd dhe të
pasigurt. Përditë dëboheshin shqiptarët nga shtëpitë e tyre, vriteshin njerëz
të pafajshëm dhe gjithmonë pushteti serb gjente pretekste për t´u arsyetua, e
në anën e pasme të errët ky ishte një zbatim i planeve të tyre për ta zbrazur
Kosovën nga shqiptarët. Edhe pse ishin prezent organizatat ndërkombëtare, ato
nuk ishin aspak në gjendje për ti evituar këto krime dhe ketë gjenocid që po
ndodhte në Kosovë. Gjendja po bëhej e paduruar, në shumë fshatra filloj të djegën.
Luftëtarët e lirisë së Kosovës duke mos e pa askund në horizont diellin për
Kosovën, po organizoheshin dhe ndërmerrnin aksionet e tyre për ti ndjekur
pushtuesit e, sidomos ato grupe bandash dhe plaçkitës që po e terrorizonin popullin
shqiptar të Kosovës. Në këtë situatë, diaspora e filloi aksioni me moton “ Të
solidarizohemi me të pastrehe në Kosovë”
Janari i vitit 1999 në Kosovë
po hynte edhe më i egër. Pushtuesit serb nga padurimi për ta pa Kosovën pa
shqiptar filluan më vrasje të cilat pa asnjë hamendje u vlerësuan si gjenocid i
llojit të vet. Tani me gjithçka ishte e qartë edhe për shqiptarët dhe për Bashkësinë
ndërkombëtare se shpëtimi i shqiptarëve në Kosovë ishte vetëm nëse intervenonte
ushtarakisht fuqitë e mëdha. Dhe në mars 1999, NATO, sulmoj caqet ushtarake të
Serbisë.
Ishte ky fillimi i luftës mes
serbisë dhe ushtarëve të NATO-së. Ishte kjo një shtytje që u dha ushtarëve të
UÇK-së, për ti intensifikua forcat e saja në luftë me armikun serb. Serbia duke
e parë se maska e saj ishte shçerur para Bashkësisë Ndërkombëtare, në shenjë
hakmarrje ndaj forcave të NATO-së dhe ngritjes profesionale të UÇK-së, ndërmori
një spastrim etnik në Kosovë duke ë dëbuar shqiptarët nga shtëpitë e tyre.
Tani, ishte e qartë se Kosova
ishte në luftë të pa kthim. Por, edhe tek vetëdija e mërgimtarëve shqiptar tani
duhej të qartësohej që përveç atyre që do të ktheheshin në Kosovë për të
luftuar, të tjerët duhej ndihmuar me mjete materiale. Dhe, në këtë kohë përsëri
komisioni për ndihma pranë KSH “Verrat e Llukës”, që edhe u be qendra e
shqiptarëve në Hamburg, filloj të intensifikoj angazhimet. Në këtë kohë, nga
mërgata shqiptare kërkohej ndihmë. Ishin po ato thirrje që vinin nga Qeveria e
Kosovës me thirrjen “Gjithçka për pavarësi”, dhe ajo nga krahu tjetër më
thirrjen “Vendlindja thërret”. Këto dy subjekte më kërkesat e tyre dhe fjalorin
propagandistik ishin mjaft kundërthënëse dhe krijonin huti tek mërgimtarët.
Që mërgata të mos gjendej e
përçare në ketë kohë të vështirë, kryesi
Klubit Shqiptar “ Verrat e Llukës” në Hamburg formoj të dy komisionet si për
atë: “Gjithçka për pavarësinë e Kosovës” dhe për atë «Vendlindja thërret».Nga
komisioni i parë tashme ishin individ që më shumë sukses kishin krye detyrat e
veta gjatë vitit 1998. Më propozimin e kryesisë së klubit, në Kuvendin me të
gjithë anëtaret, u vendos që komisionin e parë përsëri ta udhëheqin ata që
punuan gjatë vitit 1998. Kurse për fondin “Vendlindja thërret” u angazhuan Vezi
Sallahu nga Gostivari dhe Ismet Lushi nga Deçani. Në këtë kohë kryesia dhe
anëtarësia e klubit sëbashku me të gjithë mërgimtarët, vazhdonte të punonte me
angazhim të shtuar. Në klub kujdestarohej 24 orë pa ndërpre, sepse në çdo kohë
vinin ndihma dhe se edhe mjetet informatike gjermane dhe strukturave komunale
të Hamburgut po interesoheshin për atë që po punohej në klub.
Tani përveç kryesisë se
klubit, në lokalet e klubit “Verrat e Llukës”në Hamburg, ishte vendosur edhe
komisioni për ndihma që vepronte pranë LDK-së. Ky komision ishte mjaft aktiv
dhe angazhohet pa ndërpre 24 orë. Përkrahja të madhe komisionit për ndihma i
dhanë edhe shoqata dhe subjekte tjera që vepronin në Hamburg. Sidomos ndihmë të
pakursyer dhanë mërgimtarët shqiptarë që vinin nga Iliria dhe jetojnë dhe
punojnë në Hamburg. Duke e parë se KSH “Verrat e Llukës” në Hamburg, po bëhej
qendra kryesore e organizimit të mërgatës, disa
grupe dhe individ krijonin situata tragjiko-komike më sjelljet e tyre
dhe në raste të shpeshta edhe e eskalonin situatën mes mërgimtarëve. Ata shpesh
krijonin situata të dyshimta,
dezinformonin mërgimtarët me një propagandë jo qëllimmirë. Por jo vetëm
mërgimtarët, por ata edhe tek organet gjermane krijuan dyshimet se çfarë po
organizojnë shqiptarët në Hamburg. Ata disa herë bënë kontrollimin e lokaleve
të klubit me pretekst se në klub nën maskës së ndihmave humanitare po
grumbulloheshin mjete për armatim.
Shtypi dhe mjetet e
informimit gjerman, televizioni, radio, gazetar çdo ditë e vizitonin Klubin
Shqiptar „Verrat e Llukës“ në Hamburg që të bisedonin më aktivist të kësaj
shoqate, që për kohën ishte e regjistruar pranë organeve gjermane edhe si
Shoqatë Informative. Gazetarët bënin intervista, bisedat me mërgimtarët
shqiptarë duke u interesuar se si ndiheshin në momentin kur në Kosovë po
vriteshin shqiptarët, kur Kosova po
digjej nga solldateska serbe. Interesimi
i medieve gjermane ishte shumë i madh për gjithë atë që ndodhte në Kosovë dhe
tamam kishin gjetur vendin nga mund të informoheshin për shumëçka. Kjo sepse në
klub ishin angazhuar të gjithë dhe sidomos edhe disa student që me informatat e
tyre, shpjegimet e tyre dhe angazhimin e tyre po i artikulonin drejtë të
drejtat e shqiptarëve të Kosovës dhe me bindje i arsyetonin ndërhyrjen e
NATO-së në Kosovë.
Kontribut të veçantë në këtë
kohë dhanë studentet e sidomos Donika Gërvalla, Merita Osmani, Sofian Halili,
Nurie Nuhiu, Eshref Ademi, Nol Shala, Vullnet Rushani e disa të tjerë. Ata gati
çdo ditë ishin në kontakt me mjetet e informimit gjerman. Mirëpo, pasi disa
organizime brenda mërgatës shqiptare po uzurpoheshin nga grupe dhe individ,
roli parsor i KSH “Verrat e Llukës” në Hamburg, në përgjithësi mbeti tek
ndihmat humanitare dhe ndihma materiale për Kosovën. Kështu, për një periudhë
shumë të shkurtër në Fondin e Qeverisë së Kosovës, komisioni i klubit ka bartur
140.000,00 DM. Mjetet janë bartur në konton që kishte hapur Qeveria e Kosovës
për 3%. Ndërsa, edhe komisioni i LDK-së
që vepronte në lokalet e klubit ka mbledhur një shumë të caktuar të mjeteve për
ndihmë Kosovës, mjete këto që sipas informatave janë dorëzuar në zyrën e
Qeverisë se Kosovës në Bon nga një aktivist i LDK-së. Është e njohur se ato
mjete në shuma mjaft të larta Metush Topalli i ka dorëzua në një zyre të QK në
Bon dhe asnjëherë nëndegës së LDK në Hamburg, komisionit për ndihma nuk ju
është prezantuar dëshmia se kush i ka marrë ato mjete.
Komisioni për fondin
“Vendlindja thërret”, për disa ditë grumbulloj 13.200,00DM, mjete këto që Ismet
Lushaj dhe Vezi Sallahu ua kanë dorëzuar udhëheqve të këtij fondi që vepronin
në Hamburg, z. Muhamet Hoxhës. As nga komisioni i fondit “ Vendlindja thërret”, dega në Hamburg
në Hamburg, nuk është kthye dëshmia se mjetet kanë shkuar në qendër, edhpse
kështu u ishte premtuar me rastin e dorëzimit. Bombardimet e NATO-së, mbi caqet
ushtarake serbe, krijon gjendjen e rëndë në Kosovë. Popullsia thuaja ishte
larguar me dhunë nga trojet e veta dhe ishin vendosur në Shqipëri dhe Maqedoni.
Edhe të ashtuquajturit
refugjatet e Kosovës në Shqipëri dhe Maqedoni kishin nevojë për ndihma, mos të
themi humanitare, por ndihma vëllazërore. Tani këto ndihma më tepër ishin të
karakterit material dhe të përkohshëm. Kështu, KSH “Verrat e Llukës” në
Hamburg, në bashkëpunim edhe me shoqata tjera shqiptare dhe gjermane përpiloj
shpejt e shpejt planin për grumbullimin e mjeteve të nevojshme që duhej dërguar
me urgjencë. Këto ishin; miell, veshmbathje, detergjent, medikamente, shtretër,
batanije.
Derisa vazhdonte aksioni për
grumbullimin e dërgesave, paralelisht duhej siguruar edhe transporti për
Shqipëri. Transporti kishte një kosto të lartë sepse për momentin Shqipëria
konsiderohej vend I rrezikshëm për firmat që bënin transportimin e mallrave.
Kështu edhe për pagesën e transportuesit po vazhdonte puna krejt në mënyra vullnetare
dhe u bashkuan 13.010,00 DM për transportin e këtij malli gjer në Shqipëri.
Është për t´u cekur se vetëm
brenda 5 dite gjithçka ishte gati. Ishin grumbulluar mbi 25 tonë ndihma si;
miell 10 mijë tonë (mielli i blerë drejtpërsëdrejti në një fabrikë mielli nga
të hollat e grumbulluara apostafat për miell), pastaj sheqer, vaj, detergjent,
rroba të nevojshme, batanija dhe tjera. Të gjitha këto u paketuan me kujdes dhe
sikur i klasifikuan për çdo familje prej 3-5 anëtaresh. Të njëjtin vit, me
ndihmën e mërgimtarëve KSH «Verrat e Llukë» në Hamburg, UÇK-së që ishte vendosur në kufi i ka dërguar
një kamion që i plotësonte kriteret e një transporti ushtarak. Bashkë më këtë
kamion janë dorëzua edhe mjete tjera, çka në shenjë mirënjohje Ministria e
Mbrojtjes se RK e ka falënderuar klubin. Të njëjtin angazhim, dhe në ndihmë
edhe të ASB gjermane, në qendrat strehuese të popullit shqiptarë nga Kosova në
Maqedoni, KSH “Verrat e Llukës” në Hamburg dërgoj një ndihmë gjithashtu prej 25
tonë mall, dhe mblodhi 3.500,00Dm për
shpenzimet e transportit.
Periudha e trete; përfundimi i luftës në Kosovë 1999, lufta në Maqedoni,
Luginën e Preshevës
e, gjer në mars 2007.
Edhe pse në Kosovë, në muaj
qershor 1999 kishin hyr trupat paqeruajtëse të NATO-së, dhe shumë organizata
humanitare, përsëri Kosova kishte nevojë për ndihmë. Kishte nevojë për ndihmë
sepse banorët e kthye nga Shqipëria dhe Maqedonia u kthye në shtëpitë e tyre të
djegura, në vatrat e tyre të plaçkitura dhe grabitura gjithçka që e kishin pasur
dikur. Tani gjithçka duhej filluar nga e para. Jeta fillonte nga fillimi.
Dhe ky fillim ishte i
vështirë. Një pjesë e njerëzve po këndellej më shpejtësi marramendëse, kurse
një pjesë kishte rënë në dëshpërim nga humbja e shumë anëtarëve të familjeve.
Kishin mbetur shumë pa prindër, vëllezër e motra. Kishin humbur më të dashurit
e tyre dhe rikthimi i jetës ju dukej shumë e rëndë. Shih për këtë tani as që
interesohej kush. Në skenë kishin dalë shumë profitër të luftës dhe tani në
paqe ata po bënin kërdi. I uzurpuan shumë shtëpi dhe strehimore të cilat do
t´ju nevojiteshin atyre nënave që kishin mbetur me jetimet. Duke e parë një gjendje
të tillë, kryesia e KSH “Verrat e Llukës” në Hamburg vendosi që para dimrit të
ashpër që po hynte në Kosovë të dërgoj edhe disa ndihma.
Së pari më 26.08.1999, si
ndihmë simbolike për Shkollën Fillore “ Lidhja e Prizrenit” në Deçan, klubi dërgoj
2000 DM. Të hollat i pranoj drejtori i shkollës Rexhep Molliqaj (deftesa
nr.1/99 e dates 26.08.1999). Në dhjetor 1999, të ndihmuar edhe nga shoqata
Gjermane ASB në Deçan u dergua një
kamion prej 25 tonë ndihma ku përfshiheshin që nga mielli, veshmbathja,
detergjente dhe ndihma tjera. Ishte një mendim I përbashkët se këto ndihma
duhej dërguar në Deçan dhe ate duke ua dorëzuar
SHH “Nënë Tereza”. Kjo Shoqatë ndihmat i ka pranuar dhe pas shpërndarjes,
klubit i ka dërguar edhe falënderimin nr. të nënshkruar nga kryetari i saj
Memaj. Në falënderimin e SHH B “ Nënë Tereza” dega në Deçan, mes tjerash
thuhet; “ E falënderojmë Shoqatën
Shqiptare “Verrat e Llukës” me seli ne Hamburg….Ky konvoje ka qenë i
mirëseardhur si për ne si shoqatë, por në veçanti për banorët e kësaj komune,
sepse dihet se komuna e jonë më fshatrat për rreth është me e shkatërruara….”
(Dokumenti nr.2)
Universitetit të Tetovës në
vazhdimësinë e ndihmave, klubi me datën 29.12.1999, I dërgoj 1000 DM (
Falenderimi i UT nr.249/99. Korporata Energjetike e Kosovës-Separacioni, me
datën 15.01.2001, KSH “ Verrat e Llukës” në Hamburg i ka dërguar një Falënderim
për dërgimin e 43 palë këpucë për punë shpërnda punëtorëve.
Dëshmi nga KEK-u, për ndihmën nga klubi
Falënderimin e ka nënshkruar
Fehmi Greiçevci në emër të Sindikatës se pavarur të punëtorëve të separacionit.
Në mes tjerash në falënderim thuhet: “Në
kompania e qymyrit të Separacionit në Prishtinë(Kastriot) kemi konsideratën
ndaj shoqatës të mërgimtarëve në Hamburg të Gjermanisë për kontributin e dhënë
në ndihma anë e këndë botës, e njëherë jemi të impresionuar për ndihmën që na
bëtë neve. Njëherë shfrytëzojmë rastin që ti përshëndesim të gjithë shqiptarët
në diasporë e gjetiu.”
Viti 2001 në Maqedoni filloj
më shpërthimin e konfliktit të armatosur e cila shumë shpejt mori përmasa të
zgjeruara dhe u shndërrua në një luftë. Edhe në trojet shqiptare u lind nevoja për
formimin e një force mbrojtëse për t´i mbrojtur shqiptaret nga sulmet dhe
masakrimi i forcave maqedonase e sidomos të atyre mercenarëve që kishin ardhur
nga shtet sllave.
Mërgimtarët shqiptarë në
Hamburg e sidomos ata që vijnë nga fshatrat shqiptare të Maqedonisë, me
shpejtësi të madhe filluan organizimin për t´iu ndihmuar si qytetarëve
shqiptarë ashtu edhe forcave mbrojtëse të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Në
lokalet e klubit u vendosen grupet punuese, gjegjësisht të zgjedhurit e
fshatrave të banuara me shqiptarë në Maqedoni të cilët kontribuonin për
vendlindje. Sidomos, punë dhe angazhim të madh dhe me një vazhdimësi ishin
fshatrat Gurgurnicë, Koritë, Çallapek, Bogovinë e tjera.
Nga kryesia e klubit u
formuan përsëri komisione të caktuara që bënë shumë punë rreth ndihmave
humanitare që I duheshin si qytetarëve shqiptarë në Maqedoni, ashtu edhe luftëtarëve.
Pasi komisioni për ndihma në të holla ishte krijuar nga disa grupe që vepronin
në emër të disa strukturave organizative, një komision i tillë vepronte edhe në
lokalet e klubit tonë. Mirëpo, asnjëherë kjo “strukturë” nuk na ka informuar se
sa mjete janë bashkuar në klub. Njëherit,
edhe atëherë kur janë dorëzuar mjetet këtyre “strukturave”, ata nuk na kanë
dhënë dëshmi se kush i pranoj dhe sa ishte lartësia e mjeteve të pranuara, gjë
që më parë kjo bëhej. Pa dashur të manipulojmë me shifra, mund të themi se nën
organizimin e aktivistëve të klubit janë mbledhur shumë mjete. Bile, nga vetë
fondi i shterur i klubit, në Fondin “ Liria Kombëtare” u barten 2000 DM. që
asnjëherë nuk u dha ndonjë dëftesë për korrektësi.
Nga ndihmat humanitare, që
klubi veç kishte marrëdhënie me OH” El-Hilal” dega në Tetovë, kryesia e klubit
ra në kontakt që me fillimin e konfliktit dhe kështu në fillim i dërgoj një
ndihmë simbolike prej 14.510, 00 DM. Pas
marrjes se kësaj ndihme, kryetari i degës OH “El-Hilal” në Tetovë, z. Xhafer
Xhaferi i ka dërguar KSH “ Verrat e Llukës” në Hamburg një letër falënderimi; “ OH “El-Hilal” dega në Tetovë, sot me
datën 03.05.2001 i pranoj mjetet financiare të dërguara nga ana e Juaj, të
destinuara për banorët e fshatrave të malësisë së Sharrit që janë të
rreztikuara nga aspekti material për arsye të luftimeve që ndodhën në këtë zonë
të qytetit të Tetovës…në fund edhe njëherë ju falënderojmë për ndihmën e
dërguar dhe u urojmë shëndet, sukses në punë si dhe ZOTI U BEKOFT dhe u
SHPËRBLEFT MIRËSINË TUAJ ME TË GJITHA TË MIRAT NË JETË”
Në komisionet për ndihma që u
dedikoheshin luftëtarëve të UÇK-së, nga fondi i vet klubi ndau edhe 2000.00
Euro. Në muaj maj 2001, KSH” Verrat e Llukës“ në Hamburg për banorët e
rrezikuar në Tetovë ka dërguar 25 tonë ndihma materiale ku përfshihej mielli, vaji, krip, sheqer, detergjent e
material tjetër të nevojshme. Kamionin me material e ka pranuar OH “ El-Hilal” dega në Tetovë, e cila që nga
18.05.2001 fillon shpërndarjen nëpër familjet që kishin nevoja emergjente.
Sipas listës se dërguar nga OH
“ EL-Hilal” dega në Tetovë, vërtetohet se 156 familjeve të nevojshme ju janë
afrua ndihmë. Ndihma është shpërndarë nëpër fshatrat; Shipkovicë, Sellcë,
Veshalë, Oronovac, Gajre, Buzovc, Pirok, Reçicë, qytetin Tetovë, Lavcë, Lisecë,
Trebosh e fshatra tjera.
Kur në vitin 2001, nga
mërgimtarët, e sidomos nga kryesia e KSH “ Verrat e Llukës” në Hamburg doli
kërkesa që heroit tonë Sali Çekajt ti ngritët përmendorja, ishte Klubi i pari
që mori aksione konkrete. Mirëpo sado që kjo kërkesë, apo iniciativë në fillim
hasi në një ndeshje interesash tek disa individ që ditën shfaqeshin si bashkëpunëtor
dhe miq të Sali Çekajt, dolën disa që natën e rrënonin këtë iniciativë. Ata pa
ndonjë turp shkuan aq larg sa edhe reaguan
me arsyetime qesharake se; shokët e Salihut janë duke e menduar këtë
propozim. Me gjithë pengesat, iniciativa e inicuar nga anëtarët e KSH ”Verrat e
Llukës” në Hamburg, mori hapat konkret.
Për ndërtimin e përmendores së heroit Sali Çekajt në Deçan, klubi ndau
shumën prej 13.500,00 Euro, shumë kjo që është bartur në fondin tashmë të hapur
për punimit të lapidarit të heroit.
Në prag të Festës
së Kurban Bajramit (viti 2003), përmes organizatës Humanitare “ El Hilal” Tetovë,
KSH “Verrat e Llukës” në Hamburg, ndihmoj disa familje të dëshmorëve dhe skamnor
me nga 50, 00 Euro. Për këtë ndihmë ka shkruar edhe gazeta shqiptare “Fakti” me
titull “Mërgimtarët ndihmojnë familjet e dëshmorëve”
Duke u nisur nga meritat e mëdha qe kishte
luftëtari dhe dëshmori i kombit Maxhun Çekaj i cili ra ne fushë betejë në
mbrojtje të Kosovës, KSH “ Verrat e Llukës” në Hamburg, është interesuar rreth
shkollimit të djalit të tij Orhan Çekajt. Klubi i ka ndihmuar për shkollim në
një shumë simbolike prej 300,00 euro. Për ketë Orhan Maxhun Çekaj i ka dërguar
klubit një falënderim.
Mirënjohje të posaqmë KSH „
Verrat e LLukës“ në Hamburg i ka dërguar edhe Lidhja e Arsimtareve Shqiptar për
Gjermani. Kjo mirënjohje është dhënë klubit për kontributin e dhënë për
Shkollën Shqipe në Gjermani dhe në emër të ndihmës materiale më rastin e
mbajtjes se kuizit të diturisë për nxenësi e Shkollës shqipe në Gjermani. Ky
kuiz eshte mbajtur në Hanover në vitin 2003. Po ashtu me rastin e Festes se
Kurban Bajramit në vitin 2004, klubi u ndihmoj me nga 60,0 Euro 60 familjeve të
dëshmorëve dhe skamnore në Kosovë. Ndihmat u shpërndan drejtpërsëdrejti dhe të
ndihmuar nga Qendra për Punë Sociale në Deçan. Ndihmat janë shpërndarë nëpër
fshatrat; Gllogjan, Shaptej, Ratishë, Maznik, Drenoc, Kodrali, Junik,
Carrabreg, Prilep. Për korektësin e ndihmave ka vërtetuar drejtori i kësaj
qëndre z. Brahim A. Lushaj, pedagog.
Klubi per Festen e Kurban
Bajramit ka ndihmuar 15 familje me nga 60,00 Euro në Komunën e Gjakovës. Këtu
për korrektësi ka ndihmuar Komisioni i Qendrës për punë sociale në Gjakovë
nënshkruar nga z. H. Haxhikadrija, M. Dula dhe A.Qarri. (Dokumenti nr.9)
Në fshatin Lubeniq komuna e
Pejës, një fshat që forcat paramilitare serbe bën njërën ndër masakrat me të
madhe që ka ndodhur në Kosovë, ky klub u dergoj
20 familjeve nga 60,00 euro ndihme . ndihmat u dhanë drejtpërsëdrejti
nga përfaqësues të klubit dhe në prezencën e përfaqësuesve të fshatit z. Flamur
Bushatit dhe Sokol Morinës. (Dokumenti nr.10)
Me 23 01.2004, ndihma ju dërguar
edhe disa familjeve të varfra në komunën e Istogut. Ndihmat janë shpërndarë në
fshatrat: Mojstir, Rakosh, Shushicë, Kashicë, Kaliqan, Istog i Posh. Sudenicë.
Ketë e ka përcjellë edhe Qendra për punë sociale Istog nga drejtori i saj zonja
Fitore Rexhaj.
Falënderim të posaqem Kryesia
e klubit ka marrë edhe nga Komuna e Shqipkovicës-Tetovë ( falënderimi i
protokolluar me nr.03-149/1 dt.09.06.2004) për ndihmën që ka dhënë KSH “Verrat
e Llukës” në Hamburg për Abdulhamit Amzait nga shfati Shipkovicë me rastin e
operimit të veshkave. Falënderimi i familjes Maliqit nga Tetova për ndihmën që
i ka dhënë KSH “Verrat e Llukës” në Hamburg për ta ndihmuar shërimin e djalit
të tyre Urim Vehbi Maliqit. ( Dokumenti nr.13)
Shoqatës se Historianëve
Shqiptarë të Maqedonisë, me rastin e Simpoziumit Shkencor në Tetovë me temën “Masakra
sllavokomuniste mbi shqiptaret”, mbajtur me 23.10.2004, klubi “Verrat KSH
“Verrat e Llukës” në Hamburg e Llukës” në Hamburg sponzorizoj me shumë prej
500,00 euro.
KSH “Verrat e Llukës“ në
Hamburg sponsorizoj në shumë prej 1000,00 euro, si sponsorizuesi kryesor i
botimit të librit për të djathtën shqiptare. Libër ky i botuar me punimet
shkencore te dala nga Akademia për të Djathtën Shqiptare mbajtur në Hamburg ne
Qeshor 2004.
Një letër krejt të veçantë
klubi e ka marrur edhe nga familja e Adem Mahmutit:
“ Klubit shqiptar “Verrat e Llukës“- Hamburg.
Të
ndëruar zotrinjë, bashkëkombas dhe bashkëvendas. I ndjeri Adem Mahmuti mori
rrugën epër në mërgim. Ai këtë rrugë e mori jo pse dëshironte, por e mori pse e
çoi nevoja. I ndjeri Ademi këtë e bëri për ta siguruar kafshatën e bukës dhe
për të formuar kushtet minimale për jetesë si çdo shqiptar i këtyre trojeve.
Të
nderuar zotrinjë! Pas tetëmbëdhjetë muajve mërgimi na erdhi një lajm i zi. Na
erdhi lajmi se Ademi ka ndruar jetë. Ky
lajm tronditi familjen dhe çdo shqiptar të kësaj ane. Të nderuar zotrinjë pasi
pranuam lajmin për vdekjen e të dashurit tonë Ademit, filluam të mendojmë se
çfarë do të ndodh me punët e mëtutjeshme meqenëse i ndjeri në Gjermani ishte me
qëndrim ilegal.
Ju
të nderuar të lartpërmendur, treguat fisnikëri, humanitet, solidaritet ndaj të
dashurit tonë të ndjer Ademit dhe familjes së tij. Me atë që bëtë ju, zbutet
dhimbjen tonë të madhe, ndihmuat sjelljen e kufomes n♪7 vendlindje, për atë
shkak pranoni falenderimet e sinqerta, bekimin tonë dhe bekimin e Zotit.
Zoti
ju bekoftë Juve dhe zemrat tuaja bujare.
Nga;
Shoqja, djemtë, familjarët dhe farefisi i të ndjerit Adem Mahmutit.“ ( mbyllet
letra)
Mirënjohje nga organizuesit e Akademisë për të Djathtën shqiptare në
Hamburg, 2004
Unë kurrë nuk kam parë një mrekulli si kjo në tërë jetën time, kam kërkuar një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pas martesës, kam provuar gjithçka të mundshme, por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një dëshmi në internet se si Dr. ndihmoi shume gra te mbeten shtatzene me magjine e saj te fuqishme, i shkrova dhe i shpjegova situaten time, me premtoi se do me ndihmoj dhe do te mbetem shtatzene para 1 muaji, bera te gjitha ato qe me porositi dhe shkova ne spital per një mesazh dhe doktori konfirmoi që jam 5 ditë shtatzënë, deri tani kam lindur djalin tim të bukur, burri im është i lumtur tani dhe më jep gjithçka që kërkoj, falë Dr. dawn acuna kontakto me të nëse ke nevojë për ndihmë.
AntwortenLöschen*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
Dhe E.T.C.
Email { dawnacuna314@gmail.com }
Whatsapp: +2348032246310