Montag, 14. Januar 2019

Gruaja e vizatuar nudo


Romani i tretë, “Gruaja e vizatuar nudo”, botoi, SHB “Faik Konica”, Prishtinë

PROLOGU

         Varrmihësit zbritnin shkallëve të hotelit në mëngjes herët e ktheheshin vonë. Saktësisht, askush nuk e dinte ku shkonin dhe nga ktheheshin, por ajo që dihej ishte se ata ktheheshin çdo mbrëmje fill pas mbarimit të punëve duke u përcjellë nga zhurma e keqe e automjeteve të tyre të vjetra. Për të mos u rënë në sy të tjerëve se kush ishin e çfarë pune bënin, i kishin vendosur në bujtinat e Hotel Turist.
Në atë hotel, kishte kohë që banonin edhe dy të panjohur që kishin ardhur për disa punë shtetërore, por askush nuk e dinte se cilat ishin ato punë shtetërore. Pikërisht, ato ditë, drejtori i hotelit, një burrë trashullak, kishte nxjerrë një urdhër të veçantë: “Ndalohen hyrjet e të papunëve në hotel. Ndalohet loja e bixhozit, sidomos loja e pokerit!”.
- Më vjen keq të ta them, por që kur shkuan bixhozxhinjtë dhe erdhën këta mysafirë, atmosfera e hareshme në hotel gati është harruar, - i tha kamerieri Lisit. Gjatë këtij shpjegimi grotesk, në ekranin televiziv, në fund të barit, një burrë dhe një grua zbrazeshin me puthje të zgjatura. Në atë pamje filmike, personazhet kryesore ishin lakuriq, kurse në bar burrat kishin marrë pamje të mjerë para lakuriqësisë femërore. Me e theksuar ishte pamja e një burri, që gati-gati u zgjat ta puthte ekranin e televizorit.
         N’atë çast u ndal rryma, të pranishmit e shikuan njëri-tjetrin si për ta gjetur fajtorin që ua ndërpreu ëndrrën. (Sa herë që i binte ndër mend Lisit skena erotike që pa në TV, i shfaqeshin para syve ata të dy në një gjendje të djersitur, ndërsa sytë i drejtoheshin kah televizioni. Pamjet që morën burrat, atij iu dukën groteske, kur ata kishin hapur sytë pas puthjes ekzotike, ku nuk mungonte as skena më shalat e gruas nën trupin e një mashkulli lakuriq) . Pasi bari ishte ndriçuar me agregat zhurmëshumë, në tryezën përbri Lisit nga e majta ishin ulur tre njerëz. Njëri prej tyre vazhdonte ta vështronte me dyshim Lisin, por nuk pyeti. Shikimi i të panjohurit iu duk paksa provokues: “Mos vallë dëshironin të më akuzonin se isha fajtor, pse u ndal rryma dhe masturbimi para ekranit televiziv ka dështuar?!”
         Në anën tjetër, ata për momentin, më shumë i përngjanin një materie, që pasi ua ke matur masën, zbulohen elementet përbërëse. Kur ato elemente i fut në një enë magjike dhe i shtrydh, konstaton se vetëm një pakicë tepër e vogël e asaj materie do të hynte në përdorim për momentin. Biseda e fundit që e dëgjoi prej tyre, Lisit ia ngatërroi mendimet. Kjo gjendje iu duk tepër e vështirë, që aty për aty, të gjente fillin e gjithë asaj; pse gjendej në atë hotel bashkë me ata. Apo të gjithë ata, tashmë e dinin prej kohësh, se ai qëllimisht qe aty duke kërkuar një kohë të ikur. Krejt të panjohur. Por, që atyre u interesonte enigma e asaj situate.
         Tek po e paguante kafenë, shkallëve në restorant zbriten dy vajza që bashkëbiseduesi i Lisit i quajti kurva. Njëra nga ato, posa e dëgjoi fjalën kurvë, i vështroi ngulazi.
- Pse flet kështu? - i tha Lisi kinse i nervozuar.
- Ja pse, njëra nga ato zonjat, që unë kështu i quajta, gati çdo natë takohet me atë të panjohurin, - foli krejt pa kuptim bashkëbiseduesi.
- Vetëm kaq? - e pyeti Lisi i habitur.
Përgjigjja kaq e shpejt e kamerierit e zuri të papërgatitur: Vetëm kaq.
Lisi vetëm e shikoi dhe nuk i tha asgjë tjetër. Deshi t’i thoshte se fjala kurvë qe paksa e rëndë, por e la. Kishte dashur t’ia përplaste në fytyrë edhe shumëçka tjetër, por mosreagimi i tij, nuk i bëri përshtypje. Ai vazhdonte t’ia drejtonte sytë një femre në ato pjesët e zbuluara të këmbëve. Çuditërisht, mes heshtjes ai filloi përsëri me sharje të rënda. Kur e pa se as nga sharjet nuk po reagonte Lisi, u ngrit.
- Eh, jaran i dashur. Më mirë që unë nuk të kuptoj pse i bën gjithë këto sharje, e as ti nuk me kupton pse të pyeta!
Kot i foli lisi, ai sikur nuk merrte vesh për asgjë, ose paraqitej ashtusoj. Vazhdonte me temën për kurvat:
- Nuk mbaj mend asgjë. As kush hyn, e as kush del nga hoteli. S’është punë e imja kjo. Unë jam me ju shërbye të gjithëve.
- Po ai, varrmihësi është? Apo as varrmihësit nuk i mban mend?
- Jo, - i tha. Pastaj, krejt gjakftohtë e pyeti: - More ty, më shumë të interesojnë meshkujt apo femrat? Mos je prej atyre... Homo...?
Lisi qeshi. Duke qeshur i vajti mendja: A t’i besonte paraqitjes sharlatanë të kamerierit, apo fjalëve të tija përçuditëse? Ai çdo fjalë e nxirrte aq lehtë, pa e menduar, interpretimet e tij prej një kamerieri të rëndomtë dukeshin të dyshimta. Mirëpo, ky budallallëk i tij jo që i pëlqeu, por iu duk interesant, pasi brenda atij budallallëku kishte diçka misterioze. Në trokëllimën e këtij mendimi, i erdhi dilema: Kush dreqi është ai njeri që aq çlirët po rrinte me atë zonjën? Por njëri nga ata e thirri. Duke u munduar që bisedën ta zhvillonim më zë të ultë, u afruan kokë në kokë. Kamerieri për ta kuptuar Lisi se kush qe ai, iu drejtua: “Urdhëroni Loshi i Zi!”
Lisi arriti ta dëgjoi kur Loshi i Zi e pyeti:
- Ke ndonjë gjë për mua?
- Po. Sonte duhet të takosh në barin e hotelit më atë. Ai vjen në mbrëmje në ora njëzet.
Loshi i Zi e lëshoi një “aha” dhe të tre u ngritën në këmbë. U larguan me hapa të lehtë, duke mos shikuar fare nga prapa siç e kanë zakon njerëzit e tillë, por duke folur më një fjalor çoroditës. Edhe kamerieri në ketë rast nuk u duk aq budalla, siç mendoi Lisi në fillim. Mirëpo edhe ky Loshi i Zi nuk iu duk i panjohur, sepse iu bë se e kishte takuar diku.
Më të dëgjuar fjalët “Duhet ta takosh dikë në barin e hotelit, ai vjen sonte në mbrëmje në ora njëzetë”, Lisi e pa menjëherë orën. Duhej kaluar edhe shumë orë deri në mbrëmje, sepse njohja e personit që kthehej në ora njëzet, sado që nuk kishte rëndësi për të, iu duk interesant, aq më tepër kur i panjohuri kishte lënë takim në këtë zonë malore. Enigma që do të zgjaste gjer në orën njëzet, brenda tij futi një dyshim të papritur. Filloi të dridhej. Ndjeu frikë.
- Me siguri është Selmoni i Orosh Tushes, - ia bëri qejfin vetes. Mos është ai tjetri... O Zot... ?!
Të njëjtën kohë, derisa Lisi po dilte nga hoteli, u përpoq t’ia mbushte mendjen vetes se nuk qe fort e përshtatshme të bënte ecejake asaj ane. “Këtu është zonë kufitare dhe, gjërat mund të ndodhin pa pardon. Disa herë shokët më kanë tërhequr vëmendjen, të mos shëtisë i vetmuar këtu. Megjithatë unë po i shkelë mjaft rregullat që kanë të bëjnë me sigurinë, sidomos ato që lidhen me shëtitjet e mia i vetmuar”.
Në orën njëzetë, në bar u duk Selmoni i rrethuar nga rojet e veta. Fill pas tij erdhën edhe Loshi i Zi më njërin nga varrmihësit. Si gjithmonë i përpiktë.
Lisi hyri në hotel pak më vonë. Kur hyri, u shtang në derë të barit, sikur nuk u besonte syve: Dush Rrapi po rrinte bashkë më Selmonin ... Një ngërç nervor e shtrëngoi në gjoks. Vështrimi i tij drejt derës do të zgjaste më shumë, sikur në xhamat e dritares të mos përplaseshin një erë e fortë. Njeri nga ata e pa orën e dorës, e më së fundi, vështrimi i tij u ndal përballë Lisit. Nuk i foli, sikur nuk po e njihte, vazhdonte të shikonte me aq ngërç kah ai. Ardhja e Lisit nuk i pëlqeu, por si duket nuk ishte i sigurt nëse ishte momenti dhe koha për t’i folur, apo për t’i thënë se ç’kërkonte në atë kohë në hotel, kur ishte ora policore pas orës njëzet. Për një çast e mbajti durimin, sepse vonesa e personazhit të tretë sikur ia kishte mbyllur gojën.
Në këtë heshtje, Lisit i shkoi mendja të punët e këqija që po kurdisnin ata, përplasjet e tyre në shtratin e disa femrave të qytetit.
- O Zot, sa të ligë që janë! - mendoi.
Megjithatë, edhe atëherë kur iu kujtuan këto, portreti i një vajze i ngjante me të një ikone të përlyer që kot rrëfehej para perëndisë. Në fytyrën dhe trupin e saj kishin mbetur damkat e pashlyera të së keqes. Sa herë mundohej të mos e kujtonte trupin e saj lakuriq, kjo i ndodhte vetvetiu. E tmerronte imazhi i seksit të dalë përjashta, dhe pranë saj Dushi R. apo Selmoni...
Lisi dëshironte të mos i përsëriste këtë imazh grotesk, por s´kishte mundësi, sepse kishte qëlluar aty. Nganjëherë vetja i dukej sikur drejtohej nga një telekomandë jashtë qenies së tij. Sikur dikush ka instaluar në qendrën e tij të trurit një mikroqipës dirigjimi dhe sa herë i duhet, ata ia kthejnë kohën prapa. Ky dirigjim e bënte të dukej krejt ndryshe. Megjithatë, ishte i sigurt se në trurin e tij nuk kishte mikroqipës, por kjo i vinte nga parafytyrimi që i krijohej për femrën lakuriqe, kur i shikonte Selmonin me njerëzit e tij. Edhe përsëritja e shikimit të orës nga ana e tij, e bëri që ta harronte gjithë atë që e mendoi pak çaste më parë. Etemi sa herë e shikonte orën, lëshonte një shikim nga dera, vazhdonte të fliste diçka me Dushin R. por që fijet e asaj bisede nuk u lidheshin.
- Më duket sikur të gjithë e kanë kuptuar! -i tha Dushi R.
Ndryshe e mendoi, e ndryshe e tha sepse, tashmë e kishte kuptuar se atë e kishin vënë në një provë të vështirë. Meqenëse, tashmë po merrte një identitet të ri, thënë ndryshe; të papërcaktuar, ai nuk dinte më ku të kapej për të shpëtuar. Kishte filluar të kuptonte se po zhvishej nga vlerat edhe ashtu të zbehta.
Vetëm Selmoni në një mënyrë të veçantë, i jepte kënaqësi zotësia shkatërrimtare që i ndihmonte t’i mposhtë kundërshtarët përreth. Tani sikur kishte edhe një përforcim që i ndihmonte t’i flakte jashtë qenies se tij të kaluarën që po i shfaqej krejt papritur. Ndryshe nga ç’e mendonte, e kaluara po i shfaqej pa lidhje, si diçka absurde, e pakuptimtë e tepër e vrazhdë, por jo e paevitueshme. Mirëpo sa herë bëheshin takime, qofshin ato të rastësishme, e futej biseda për Lisin, i vetmi që ndihej ngushtë ishte Dushi R. Jo që ndihej i turpëruar, problemi ishte se, një ditë ai do ta zbulonte. Do ta zhvishte. Edhe pse tashmë ishte i vetëdijshëm për të gjitha ato që i qenë shkaktuar nga Selmoni, ishte edhe i vetëdijshëm për kohën që po vinte, me një shpejtësi dhe po i zhvishte ngjarjet e qytetit. Mendimi se, ajo që nuk e kishte menduar po dilte në sipërfaqe. Të largohej. Natyrisht, ketë e kishte menduar si të vetmen zgjidhje të mundshme, po ku?
Pikërisht në këtë çast, derisa ata dy po sqaronin disa momente, hynë dy të panjohurit. Përshëndetja e tyre mes veti, Lisit iu duk interesante. Gjatë kësaj kohe derisa Dushi R. po e rregullonte karrigen, dukej i shqetësuar. S’ishte vështirë të kuptohej se fytyrat e Selmonit dhe Dushit R. kishin atë ngrysje të veçantë të njerëzve që kanë frikë. Për habi, vetë ata, si të detyruar për atë veprimtari, dukeshin sikur kërkonin të liroheshin shpejt e shpejt nga ajo barrë e rëndë. Se ai ishte detyruar të takohej krejt i papërgatitur dhe me urgjencë me ata tre të panjohurit, tregonte pamja e tij. Selmoni kishte veshur një triko ngjyrë qielli, pantallona xhins. Sado që mundohej ta mbulonte me triko, nën krahun e majtë të tij hetohej se kishte një pistoletë. Gjithë kjo, që për momentin Lisin e çonte nëpër labirintet e një kohë të keqe, aq sa e ndjeu frikësimin e përsëritur: një javë më parë kishte dëgjuar se në kufi ishin gjetur të vrarë, në rrethana të panjohura, tre të rinj.
N’ ato çaste, kur iu kujtua kjo vrasje, Lisi e ndjeu një ankth. Por biseda që filloi shumë shpejt, aq sa iu duk se ata nuk e bënë as përshëndetjen e zakonshme, e detyroi ta harronte frikën. I vetmi Dushi R. u duk se aty për aty po merrte në një masë tjetër trupi. Rakinë që i kishte mbetur në gotë e piu menjëherë. Ndërsa Lisit nuk i kishte ngjarë asnjëherë që për një bisedë të tillë, të dëshironte të kuptonte në aq hollësi. E paramendonte se për diçka të zezë, enigmatike, ose edhe më keq, çnjerëzore po bisedonin. Si një shembje e madhe bjeshkësh lëvizi në kokën e tij, aq më tepër kjo ushtimë i rritej kur iu kujtua se Dushin R. e njihte nga një botë krejt tjetër. Nga fëmijëria. Pamja e tij po i shfaqej si një gogol përpara. Duke e kujtuar atë, iu duk vetja budalla: Pse po më shfaqet ky monstrum kaq shpesh? E vërteta se ai ishte larguar nga puna si mësimdhënës i gjimnazit për ngacmime seksuale të nxënëseve të veta, a nuk ishte e mjaftueshme që ta braktisja nga biografia ime?.. Kaq, e asgjë më shumë. Do ta mbyll gjithë këtë vizion të çastshëm për të, pa u futur në motive tjera që nuk ka më pak ngjarje ogurzeza se sa biografia e tij...!
Këtë vizion të trishtuar, qëllimisht të mënjanuar për pak më vonë, e ngjalli lajmi në televizion. Zëri i mbytur i folëses: “... Sot, armiku i popullit Curr Bregu është vrarë në kufirin më Shqipërinë. Ky njeri, pasi është amnistuar dhe liruar nga burgu i Nishit, në vend se të kthehej tek familja e vet, është vra nga rojet e kufirit duke u përpjekur të ikte jashtë vendi...!”
Të gjithë e shikuan njëri tjetrin.
Dushi Rr. e shikoi Lisin.

3 Kommentare:

  1. jam argjend nga Garman, isha martuar para 8 vitesh pa nje femije, isha duke kerkuar shume per nje zgjidhje sepse doktori tha qe nuk mund te mbetem shtatzene, por nje shoku im me drejtoi tek nje magji e quajtur Dr white, dhe une i shpjegoi problemet e mia dhe ai premtoi se gjithçka do të jetë në rregull me mua në 12 ditë, ai më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë të përsosur, unë shkova në spital për provë dhe ata konfirmuan se isha 1 javë shtatzënë, dhe tani kam djali im i bukur dhe jam gjithashtu një shtatzëni tjetër tani, të gjitha falë jush Dr e bardhë, kontaktoni atë për të gjitha llojet e zgjidhjeve,

    1) nëse doni të ktheni ish-in tuaj.
    2) nëse doni që magji të mbetet shtatzënë.
    3) nëse doni të ndaloni abortin.
    4) nëse doni të jeni të dashur nga dikush.
    5) magji për të kuruar të gjitha llojet e sëmundjeve ose sëmundjeve.
    Dhe të tjerët.
    ai është më i miri dhe shumë i vërtetë ,. wightmagicmaster@gmail.com. WhatsApp: +17168691327

    AntwortenLöschen
  2. Am Afrodita nga TIRANA, i dashuri im më la për një arsye që nuk ma bëri kurrë të njohur, më bllokoi në çdo rrjet social që mund të përdorja për të kontaktuar me të. e cila më solli trishtim, u përpoqa ta kthej, por u mashtrova dy herë, derisa takova një mikun tim shumë të mirë i cili më tha se si u ndihmua nga një magjistar i mrekullueshëm i quajtur Dr Dr, pastaj i shkrova atij në WhatsApp, ai më premtoi se do të më ndihmojë dhe gjithçka do të jetë mirë në 3 ditë pasi ai bëri një magji dashurie, dhe unë bëra gjithçka që ai më udhëzoi, për ta shkurtuar historinë, për habinë time më të madhe, ish i dashuri im të kthehej tek unë pas 3 ditësh dhe duke qarë duke më kërkuar ta fal që nuk e kishte parë atë që i ndodhi, ai më premtoi se nuk do të më linte kurrë për asnjë arsye, dhe tani ne jemi të përkryer së bashku me gëzimin dhe lumturinë, të gjitha falë Dr White, kontaktoni me të për çdo lloj magji, më besoni ai do t'ju ndihmojë të zgjidhni çdo problem që po kaloni për momentin,
    Email: wightmagicmaster@gmail.com
    WhatsApp+17168691327

    AntwortenLöschen
  3. Burri im më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, të gjitha shpresat u humbën. Mendova se nuk do ta takoja më kurrë burrin tim sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për të arritur tek ai. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova Dr. Dawn. Tani, unë i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë në 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lypte 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe ai më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
    *nëse dëshironi për të dashurit tuaj.
    *nëse doni të mbeteni shtatzënë.
    *nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    *nëse doni një fuqi shpirtërore.
    *nëse doni të ndaloni abortin.
    Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}

    AntwortenLöschen