Dienstag, 29. Januar 2019

E zeza, shiu i vjeshtes dhe vdekja misterioze...


( Duke e lexuar romanin "Gruaja e vizatuar nudo" të Arif Molliqit)

Pikturat nudo të Lisit, nuk ishin epsh, ato ishin lakuriqësia e jetës ndaj edhe ngjyra e zezë zinte pjesën dominuese tek to. Ajo e zezë pushtonte gjithçka në këtë jetë, pushtonte edhe shpirtin, duke dashur ta nxinte atë. E zeza, ishin shokët e Lisit, ishin ata që kishin kryer krime apo kishin ndihmuar në kryerjen e tyre dhe me frikë përgjonin çdo fjalë, çdo hap duke trembur jetën me karriget që kishin zënë, apo me pistoletat që mbanin me vete.

Nga: Bukurie Bushati

Fjala e parë e romanit është varrmihësit dhe të jep atë përshtypjen e vdekjes dhe ti mendon se gjatë romanit do të të ndjekë ajo hije vdekje, që punëson varrmihësit. Dhe intuita nuk më gaboi. Ishte pikërisht, një vdekje enigme, që do të përshkonte si shtyllë kurrizore romanin nga fillimi deri në fund. Ishte piktura e pambaruar e një gruaje nudo, që e shoqëronte zgjidhjen e kësaj enigme.

Romani fillon me shi, me zymtësi, me frikë shoqëruar si një ugur i keq nga ngjyra e tepruar e zezë e hedhur në pikturat e piktorit Lisi. (mendoj se jo rastësisht autori ka gjetur këtë emër për këtë piktor. Lisi, me trupin e tij të drejtë e të lartë, që nuk din të përkulet, edhe pse mundet të preket e të shkretohet nga rrufetë.) Autori, që është edhe personazhi kryesor i këtij romani, niset nga Hamburgu, për në vendlindje, Kosovë, nga një brengë që nuk e len të qetë, vdekja misterioze e mikut të tij. E kemi ndjerë të gjithë ne emigrantët, kur kthehemi në vendlindje, pas shumë viteve ndjehemi të huaj. Kështu ndjehet edhe Sokoli. Në Kosovën pas luftës, përballet ai me zhgënjimin. Kishin pritur shumë, por grija e ka mbërthyer Kosovën. Kaosi ka zgjatur gojën e tij të shthurur kafeneve mbi gotat e alkoolit, kriminelët kanë zënë postet në shtet, thashethemet tregojnë për një shtet që nuk shkon drejtë qytetërimit dhe pasiguria përgjon çdo derë, ndjek çdo hap.

Nëpër shiun e vjeshtës dhe të ftohtin që e shoqëron rrugëve që rënkojnë nga djegia e shtëpive për rreth tyre, kërkon ai ish të dashurën e tij, Rudinën. Në fillim të krijohet bindja se do të ketë një vazhdim të atyre ndjenjave të dikurshme mes tyre. Por jo. Rudina, është nyja kyçe nga ai duhet të fillojë të kërkojë autorin e vrasjes. Rudina, një grua për të cilën thashethemet nuk kanë të pushuar, është ajo forca e gruas, që edhe pse e braktisur nga fati, ngrihet dhe ecën me hapin goditës e të sigurt mbi asfalt, me trupin e drejtë, me ato tipare, që Lisi, me të cilin bashkëjetonte, ishte munduar t’i hidhte në pikturën e gruas nudo, që nuk arriti ta mbaronte dhe as iu gjet vendi ku u fsheh. Në atë pikturë, nudo ishte shpirti i saj, shpresa, buzëqeshja, vuajtja që ishin edhe në pikturat e grave e vajzave të tjera nudo të pikturuara prej tij. Pikturat nudo të Lisit, nuk ishin epsh, ato ishin lakuriqësia e jetës ndaj edhe ngjyra e zezë zinte pjesën dominuese tek to. Ajo e zezë pushtonte gjithçka në këtë jetë, pushtonte edhe shpirtin, duke dashur ta nxinte atë. E zeza, ishin shokët e Lisit, ishin ata që kishin kryer krime apo kishin ndihmuar në kryerjen e tyre dhe me frikë përgjonin çdo fjalë, çdo hap duke trembur jetën me karriket që kishin zënë, apo me pistoletat që mbanin me vete.

 Në çdo faqe të librit, ndjehesh me pasigurinë, me frikën që mban veshët hapur. Për secilin jeta është e dashur dhe asnjë donë ta humbasë atë. Edhe Rudina, edhe pas gjithë atyre fatkeqësive, e donë jetën, por është diçka më e shtrenjtë se jeta. Është ajo brengë që të mbërthen shpirtin dhe nuk të lejon ta jetosh jetën, pa e nxjerrë atë jashtë. Edhe për ta nxjerrë atë jashtë, të rrezikohet jeta, por shpresa se krimi do të dënohet dhe jeta të pastrohet, zë vend në vendimin e Rudinës. Vetëm kështu pikturat e Lisit, mikut të saj do të lirohen nga ngjyra e zezë. Autori din të përshkruaj mirë, fytyrat e krimineleve, ish shokë të tyre. Frika i ka mbërthyer edhe ato edhe pse me gotat e alkoolit nëpër duar, mendojnë se dëshmitë i mbuloi dheu. PO ashtu, autori ka gjetur detajin e duhur në këtë roman, “vrasjen në kufi”, që përdoret për të çoroditur popullin duke dhënë nga ana tjetër, edhe vrasjen për një jetë tjetër, jashtë kësaj vjeshte me shi. Autori tregon edhe për prostitucionin. Por prostitucion nuk quan atë grua që detyrohet të shtrihet në shtrat me të “fuqishmit”, por janë këto të fundit që janë prostitutë të kësaj kohe, që vrasin lirinë dhe dinjitetin e femrave dhe pastaj i hedhin në koshin e qytetit, duke i quajtur të përdala!
 Mbasi i ka shkuar deri në fund, enigmës së vrasjes së Lisi T, Sokoli largohet nga netët e frikshme të qytetit dhe kthehet në Hamburg. Por krimi ka duart e gjata. Ai din të hakmerret për të qenë edhe i sigurt për mbijetesën e tij dhe Sokolit i duhet të kthehet, për të vendosur një shirit të zi, mbi pikturën e papërfunduar dhe të pagjetur të Gruas nudo, të shoh dheun e rëndë që hidhet mbi trupin e saj. Më pëlqeu stili me të cilin është shkruar romani, detajet që janë sinjifikuese, njohja dhe përshkrimi realist i ngjarjeve të atyre viteve. Libri lexohet me kënaqësi, dhe të mban pezull, për të ditur se si përfundojnë personazhet, dhe cila është enigma e vrasjes së Lisit, piktorit që në pikturat e tija e “teproi” me ngjyrën e zezë, me ngjyrën e vdekjes e të pasigurisë që sundonte ajrin që nuk mundet të ndjehej i lirë.

Freitag, 25. Januar 2019

Folklor atdhetarie

të thuash se e do atdheun
nuk mjafton
as kur shkruan poezi t´lazdruara
se të varfra janë fjalët për atë dhimbje

t´qëllosh me armë hava n´emër të atdheut
e t´këndosh këngë trimërie më lahutë
nuk e gjen dot rrugën e lirisë...

mbajeni mend…. pa u prishë dasma e kopilëve
ku për krushk ftuar janë xhuxhet e ferrit
s´besoi që mund t´vjen nusja...me rreze veshur

Montag, 21. Januar 2019

Çast dyluftimi

Arif Molliqi
ti mbramë në ëndërr ishe
mund t´bahet me qenë hija jote me aromë

brenda frynte një erë ashpër me hijeshi
t´u e prit çastin e dyluftimit me ty

kurrë s´kam besua se të marrka malli
shpirtin ta japesh edhe n´ketë mënyrë

sidoqoftë me ceremoni e zhurmë
zhvendosem armët e nisem m´u lutë

as ti as unë
nuk dëshironim të vdisnim në luftë

Mittwoch, 16. Januar 2019

Poezi e mendimeve dhe emocioneve në dimensionin kohor

Duke e lexuar librin me poezi „Si kripën të kam dashtë”, të Arif Molliqit, ShB “Armagedoni”, Prishtinë 2018.

Shkruan: Majlinda Zorba

Kur ndeshesh me titullin kaq popullor”Si kripën të kam dashtë” të vëllimit poetik të autorit Arif Molliqi, vendoset një raport i ngrohtë e i afërt komunikues me autorin, duke krijuar një përfytyrim rreth mënyrës së shkrimit, si dhe përfshihesh nga ngasja poetike për leximin e frytshëm të tij.

Vëllimi në fjalë fillon me një poezi të veçuar me titullin “Kronika e një fotografie”. Çdo foto për poetin përmbledh ngjarje jetësore të shënuara, gjendje shpirtërore të papërsëritshme, që mbeten të sendërtuara përgjithmonë. Ajo është një “vizatim me dritë” që ekspozon një kohë të caktuar mbresëlënëse që mund t´i drejtohesh sa herë të duash për ta risjellë në kujtesë.

Fotoja që i përgjigjet kohës së ikur të rinisë i ndjell atij keqardhje, pendesë, mungesë dhe e fut në meditime poetike. Poeti e krahason atë me foton kur ai “mbuluar thinjash është” duke synuar të dallojë dy kohë në antitezë të fuqishme që jetojnë paralelisht tek ai me efektet e tyre lirike. Kjo poezi krijon një rrëfim më vete, të spikatur dhe duket se është fort e dashur për poetin. Në këtë, si dhe në të gjithë veprën kemi fjalë çelës të një fjalori letrar: terr, kohë, ferr, parajsë, vdekje, vetmitar, engjëll, djall, plagë, farë, varr, tym, mjegull, portret, ngjyrat e zezë dhe e kuqe etj, si dhe publicistik e kinematografik: foto apo si fjalë e plotë fotografi, film, letër, kronikë, antenë, televizor, ngjyrat bardhë e zi etj.

Motivi i mallit, kujtimet, nostalgjia, trishtimi, ëndrrat, lidhur këto gjithmonë me dimensionin “kohë” do të përshkojnë si një fill i kuq gjithë veprën. Poeti nisur nga uni i vet ekzistencial është i bindur për “pafuqinë njerëzore “... me borën e bardhë mbi kokë... frytet e mërdhita” dhe për triumfin e kohës që ikën me revan përpara, duke marrë me vete sekretet e jetët e secilit e duke mos u kthyer më për ta. Mes epitetit kohëmatësi dhe metaforës “ëndrrat janë plakur” vëmë re asociacionin e mendimeve dhe emocioneve në dimensionin kohor.

Në këto poezi autori rreh të shkruajë në mënyrë sa më koncize, e përngjashme kjo me një prirje të përgjithshme të poezisë moderne, duke i lënë hapësirë lexuesit të mendojë e imagjinojë në mënyrë aktive. Ndërsa po të gruponim fjalë të fjalorit me karakter kohor ato janë të shumta (kryesisht ndajfolje) dhe nëse do të bënim pemën e mendimit do të spikatnin vargje të shpeshta që karakterizojnë kohën në shumë cilësi e anë të saj: Ora e plakur me akrepa të lodhur (“Ora e plakur”), këtu me anë të metaforizimeve del në pah ecja e zvargur, kur është fjala të rrëzojmë paragjykimet që janë vërtet shqetësuese për poetin dhe këtë ai përpiqet ta kthejë mes vargjesh të shkurtra në bindje për lexuesin. Diku tjetër “Aty ku zura pritë”: “... nuk e di ku ikën vitet e mia, a në tokë a në qiell, në hapësirën bosh midis një vjeshte e një dimri”, ikja e kohës kthehet në shqetësim e pasiguri për poetin, “...stina e mjegullës”, “ishin ditë të lëna peng nga një kohë tjetër, me antena televizori bardh e zi”, “ndër vitet që bëheshin shekuj”.Tek poezia “Letra e humbur”: “...derisa u rishfaq në një të martë me datën trembëdhjetë...,vjersha “Në ndërrimin e moteve”: “...në mundsh për një vit ta ndalësh hapin,...nuk bëhesh i mençur assesi, kur dikush mundohet ta ndalë kohën. Vetë letra si mjet komunikimi që konservon, ashtu si dhe fotografia kujtime, ndjesi, dështime e zhgënjime, pendesën dhe mundësinë që ajo fal për të kuptuar gabimet e hershme që mund të ishin zgjidhur ndryshe: “Një ngjarje e vrugët”. Ndërsa në poezinë “Vajzës që i pëlqente shiu”: “... pas asaj nate që eci nëpër shi, duke u munduar ta shpëlajë një njollë të zezë në trup, mbetur nga kohë e keqe, nga një njeri i panjohur (asociacioni e panjohura në kohë e njerëz), tek “Më thuaj a të marr për dore”: “...në sy, në gjoks, ka portretin tim, që ma vodhi vjeshtën e kaluar. Ndërsa në poezinë “Bukuri e egër”: “...ajo edhe sot është e bukur, ka pamje të çuditshme, vite që s’i plaken kurrë, në “Imagjinatë e zbehtë”: “...kisha menduar se ajo ishte kohë e shpifur, kohë për t´i frikësuar vetmitarët që ecin natën.

Libri hapet me një poezi “ Kronika e një fotografie” e cila mund të themi se luan rolin e një prologu në hyrje të tij, duke i bërë të ditur lexuesit për një ngjarje që ka ndodhur më parë dhe që nuk trajtohet në vepër, po që lidhet me të tërthorazi. Pas prologut kemi pesë nënndarje: e para “Përsëritje e papërsëritur”, e dyta “Si kripën të kam dashtë”, e treta “Për dhimbje ka prova”, e katërta “Fshati me një refugjat”, e pesta “Mjegulla në kryeqytet”. Bie në sy përdorimi disa herë i grupit të fjalëve “Përsëritje e papërsëritur” si nënndarja e parë e vëllimit , si titulli i poezisë së dytë të nënndarjes së parë, si një varg i poezisë “Në kavernat e lirisë”: “...i përsëritur në një kohë të papërsëritur” dhe si titulli i poezisë së shtatë “Përsëritet e papërsëritura” të nënndarjes së fundit me titull “Mjegulla në kryeqytet”. Ky grup fjalësh ka faktorin kohë së brendshmi, ndërsa tek “Libri i amzës”: “...mes dy poleve të tokës, në këtë kohë gjithçka ndodh, “Në kavernat e lirisë”: “... koha ka të drejtë të përqeshë, ky është fati ynë, i përsëritur në një kohë të papërsëritur, këtu poeti e shpirtëzon kohën, e personifikon atë duke e bërë pjesë të pandarë, dëshmitaren e vetme të paanshme për ngjarjet që ndodhin, së cilës i jepet kësisoj e drejta edhe të gjykojë, të vërë në lojë. Në poezinë “Prova e një ore” vlen të përmendet fjala “kohë” e parë në shumë anë, vihet në dyshim saktësia e saj: “...ora është e saktë kur i numërojmë numrat, shpesh ndodh i gabojmë vitet, s´na del asgjë e saktë... në Ballkan është prishur numëratorja, janë ndryshkur akrepat e orës, janë lodhur durimet,...as dita dhe nata nuk përfundojnë me orë, ...është gjë e shëmtuar kur dëgjon tik-takun cinik, kjo orë e përbaltur, zhveshur deri në lëkurë, s´na hyn në punë as kur lahet shteq.” (këtu poeti sikur luan me orën, e percepton kohën në mënyra të ndryshme, edhe si një kohë reale edhe si një kohë artistike, pjesë e subjektit mendor, për të rëndësi ka ndryshimi, e reja, pozitivja, të cilat i dëshiron me pasion t´i shohë në realitetin ballkanik, por fatkeqësisht ora e ndryshimeve për mirë nuk vjen se ajo është e plakur, ka tik-takun e saj cinik, përbaltja e orës është një metonimi e spikatur ku mjeti zëvendëson ngjarjen, punën që është bërë mbrapsht, koha e parë konkretisht nga poeti duket si një hollësi e mërzitshme e parëndësishme, por në fakt ajo merr një nëntekst të fuqishëm ideor në suazën e kontekstit të përgjithshëm. Në një poezi tjetër “Ishte vonë për të thënë diçka” vargu i parë të jep përshtypjen se kemi të bëjmë me një lajmërim në gazetë apo një faqe ditari: “...sot me dymijë e shtatëmbëdhjetë, ditë e shtunë dhe vjeshtë,... këtu e tutje u besoj vetëm vdekjeve, kjo s´na u dashtë kështu, ngaqë koha na e la hingëllimën e tepërt, në kuptimësitë tona i lamë të hyjnë të tjerët, dhe në librin e harresës i vumë vetes pikë (në memorie të poetit është çdo gjë që lidhet me kohën, kur ajo që e ka dashur më tepër me zemër ka vdekur, trishtimi për të në paralelizëm figurativ me kohën përshkon gjithë poezinë, i lënduar që koha i mori me vete të dashurën, po më shumë i lënduar për zgjidhjen e gabuar që dikur i kanë dhënë të dy bashkë, si dhe fundi tragjik simbolizohet me hingëllimën e kohës së pamëshirë që s´i dha shansin për ta gëzuar jetën me të dashurën e tij. Në “Shënime nga Shkupi”: “...pas dymijë vjet më pas erdhi djalli me zhurmë, poezia “Ligjëratë dashurie”:... dashuria s´është kohë e pathënë, as dhimbje që harrohet, (çdo gjë ndodh me një arsye të fortë që e përmban vetë koha: Le të kujtojmë Kantin, sipas të cilit “koha dhe hapësira janë forma të ndjeshmërisë sonë, jo realitete që jetojnë nga vetvetja dhe të pavarur nga subjekti ndijor”. Ky citim e përmbush më së miri komentimin e raporteve kohore me ndjeshmërinë e krijuesit; i veçantë është përdorimi i faktorit kohë në vjershën “Peizazh ndryshe” që nis: Kohë, shpëtoje kohën, derisa zogu këndon në kopsht e më tutje:... shpëtoje nga fjalët e pathëna,...kohë mëshirëmadhe bëhu, mos më shkund nga pema këtë natë, nga pema e veshur me mantel malli. Krijuesi ndjek të njëjtin procedim artistik, me anë të fjalës kyçe “kohë”. I drejtohet asaj që të shpëtojë kohën, duke e llogaritur atë njëherë si qenie reale, konkrete, në të cilën ka mbështetur shpresat dhe njëherë si një kohë e largët, universi vetë, i gjithë Kozmosi, në këtë vjershë ka lirizëm të ngrohtë, ka mall e nostalgji, ka butësi në kërkim të mëshirës (kohë mëshirëmadhe-epitet metaforik, pema e veshur me mantel malli-personifikim dhe epitet metaforik).Tek vjersha

“Kthimi ose braktisja e gjumit”: “...pak pas orës tre,...në orën pesë të ditës së pasnesërme-mendoj se në këtë rast mund edhe të shmangeshin dy vargje të tilla që mundet të zëvendësoheshin me fjalë të tjera që përcaktojnë vështirësinë.

Diku tjetër “Më ngjan se ata udhëtojnë pa e ditur fundin”, krijuesi e mbyll poezinë : “...gërryej me këmbë e duar kohën që më ka mbetur. Me këtë metaforë-folje cilësohet ngarkesa e njeriut me shumë probleme e angazhime. Tek-tuk ka edhe deklarime apo thjeshtëzime të kohës, nëse do t’i quanim kështu, rastet kur përdorimi i saj i tepruar e prish bukurinë e poezisë, po në shumicën e poezive procedimi artistik me këtë nocion është realizuar më së ploti, duke i dhënë ngjyrime simbolike e metaforike të larmishme, duke shtuar shkallën e emocionalitetit dhe duke u plotësuar edhe me një tematikë të pasur e duke përçuar mesazhe bashkëkohore. Ky autor përbën një individualitet të veçantë për vetë përvojën jetësore që ka, edhe si një atdhetar i lidhur ngushtë me Kosovën “Kthimi ose braktisja e gjumit”, “Epitaf për kufirin”, “Te kulla e Zhlepit”, “Loja me litar”, me arën e babës: “Era e arës së babës”, me Llukën e Epërme, vendlindjen e dashur “Llukë e Epërme”, “I rikthej lojërat nëpër rrugët e fshatit”, me Lumëbardhin që s´është më: “Vrasja dhe vdekja e Lumëbardhit”, me heronjtë e demokracisë: Ibrahim Rugovën, Jusuf Gërvallën:“Heshtje e zhurmshme”, “Përvjetor”, me Sali Çekajn, Agimin, Xhemalin (“Në Koshare me Sali Çekajn”, me shokët e shkollës, me Sadik Mulliqajn, motrën e dashur që s´janë më (“Loja e dhimbjes”, “Motërmadhës”), me Çamërinë, Aleppo-n, Shkupin, (“Lamtumirë Çamëri”, “Aleppo”(Haleppo), “Nata e anktheve”, “Shënime nga Shkupi”, si edhe me atë të mërgimtarit, për të cilën krijuesi ka bërë një nënndarje të katërt të vëllimit me gjashtë vjersha (nis me “Fshati me një refugjat e mbaron me “Malli për bahçen më ftoi”). Tek poezia “Kthimi ose braktisja e gjumit”, autori llogarit me kohën: “...është mëkat i shpëlarë, kapërcim nga stinët e vdekura...kërkonim dashuri stinëve shterpe...s’di a kam kohë t’i ujis thëngjijtë e shuar nga djersa. Dallohen për një lirizëm të theksuar: “Kënga e qukapikut”, “Vrasja dhe vdekja e Lumëbardhit”, “Më thuaj ta marr për dore”, “Era e arës së babës”, “I rikthej lojërat nëpër rrugët e fshatit”, “Midis dhimbjes” e të tjera. Zemërimi dhe herë-herë rebelimi i autorit për politikanët që e kanë zhgënjyer popullin, i kanë shitur interesat e tij, e kanë copëzuar vendin pa mëshirë arrin që të derdhë në vargje të gjithë mllefin e dufin e brendshëm të shpirtit të ndjeshëm prej poeti: “Politikanët”, “Rekuiem inati”, “Kjo kafshë e zezë”, “Kryeqyteti i krimbave”, “Në esencë ti bën sikur jeton”, “Epitaf për kufirin”, “Te Kulla e Zhlepit”, “Promenadë veriore apo limonadë kulturore”. Në disa vjersha dalin gjithashtu çaste trishtimi, keqardhjeje, vetmia e refugjatit, malli për fëmijët e gruan, letrat që i shkruan atyre, boshësia shpirtërore në vend të huaj etj, por nuk mungojnë edhe notat e optimizmit, apo tragjizmit, nuk mungojnë edhe deklarimet, thënia troç e së vërtetës herë si një këshillë e nxitje, e herë si rrugë e vetme për fitoren. Tema e vetmisë e parë edhe në plan social edhe ekzistencial do të jetë nga temat më të rëndësishme në vëllim, së bashku me mallin e trishtimin për jetën që ikën pa u ndjerë në kohën që ndryshon me dinamizëm. Fazat e jetës së autorit merren në trajtesë në disa prej vjershave, sidomos me nostalgji që bëhet shkas për ta mbushur zemrën e poetit mërgimtar formësohet faza e fëmijërisë dhe rinisë, lidhur këto edhe me mallin për atdheun që e shumëfishon nostalgjinë për kohën e ikur. Poeti është i vetëdijshëm për filozofinë e jetës, që gjithçka në Univers lind, zhvillohet e më pas i vjen fundi, vdes dhe prandaj e mbyll vjershën “Dhimbje ndryshe” me këto vargje: “...oh pa sy, do ta pres pleqërinë”. Me nota dhimbjeje përshkruhet një plagë e shoqërisë së sotme, dhunimi i femrës së cilës i janë kushtuar kryesisht dy vjersha “Vajza që ecte nëpër shi”, “Vajzës së kryeqytetit”. Kryeqyteti gjithmonë ka nxitur poetët për të shkruar për të, pasi aty rritet më shpejt e keqja, veset, rrëmbimi pas parasë, shthurja e vlerave morale, vetmia si një stimuluese e zvetënimit shpirtëror sidomos të rinisë. Një nga këto figura është ajo e vajzës në të dyja poezitë e lartpërmendura. Ka edhe ndikime nga poezia popullore si: “Malli me bahçen më ftoi”.

Në poezinë e Arif Molliqit gjejmë edhe sensin ironik e satirik të vlerësimit të realitetit bashkëkohor lidhur me simbole të shumta, që s’janë gjë tjetër veçse paralelizma figurative të nënkuptuara. Tek poezia “Një kostum evropian”, “Kam bërë një kapërcim”, “Loja me litar”, “Diqysh po më duket”, “Prova e një ore”,”Kryeqyteti i krimbave” vihen në pah me tallje të fshehtë dukuri negative të jetës shoqërore e individuale. Për sa i përket mjeteve artistike të përdorura nga autori në vëllim, ato krijojnë në përfytyrimin e lexuesit marrëdhënie të tilla ku koha reale shkrihet me kohën artistike dhe gjithçka përjetohet sikur ndodh në çastin e shkrimit të poezive. Ndërthurja e planeve kohore të së kaluarës me të tashmen e të ardhmen,krijon kështu një kompozicion kohor të caktuar dhe është sigurisht vlerë e vëllimit “Si kripën të kam dashtë” të autorit Arif Molliqi. Ndryshimi i rendit kohor të ngjarjeve, veprimeve,ndjenjave,krijojnë situata të veçanta dhe lexuesi përfshihet nga një gjendje shpirtërore që e dëshiron autori, përforcohet një ndjenjë, ndjesi,apo një përfytyrim në një moment të caktuar dhe kështu natyrshëm zbulohen thelbi i karaktereve, mesazhet. Vështrimi retrospektiv dhe ai i çastit të pasqyrimit të ngjarjeve janë kombinuar në mënyrë të atillë që i shërbejnë ngarkesës emocionale-shpirtërore të lexuesit. Pra mund të themi se ky krijues e përqendron më tepër vëmendjen në transmetimin e lëvizjeve, të dinamikave gjithfarëshe të jetës, pa u kujdesur shumë për ritmin, rimën, për përsosjen e formës. Nuk duhet lënë pa theksuar se janë ndjenjat ato që e përcaktojnë cilësinë e poezisë dhe ky vëllim shpalos ide e mesazhe, tema të begata vetëm përmes ndjenjave. I urojmë autorit shpërthime të mëtejshme lirike, frymëzime të mirëfillta artistike, procese krijimesh të larmishme që kurorëzojnë vepra artistike që burojnë nga shpirti. E vërteta e botës së brendshme shpirtërore të shkrimtarit,të ideve dhe veçorive të shijes vetjake të tij, merr në vepër ngjyra përgjithësimi që i shërbejnë kohërave.

Dienstag, 15. Januar 2019

Kreshnikët e Topuzit / Ballkan Ekspres

Boksh BARUTI & Topuz BËRRYLI

KRESHNIKËT E TOPUZ BËRRYLIT
Ose:
BALLKAN-EKSPRES


(Poezi satirike, parodi dhe humor tallave)

Deçan, 1975/1994
Hamburg, 1995/2018

Dy fjalë nga autorët

Ideja dhe dëshira për të shkrua këto këngë humoristike- kreshnike, është e kamotshme. Që kur kemi lindur. Meqenëse, kimi lindur ato vite kur ka ra bora e kuqe, e, meshkujt e rrethit tonë nuk pajtoheshin më ngjyrën e kuqe, u mbyllën në kullat prej guri duke ia thënë këngëve majëkrahut dhe atyre me lahutë. Sado i vogël që isha, tre-katër muajsh, me pëlqenin ato këngë. Sidomos kur e dëgjoja atë këngën ; „..u rrehen Lluka shtatë e tetë/ u rreh LLuka u rreh Isniqi/ ...." Që atëherë vendosem ti incizojë ato këngë me personazhe dhe situata reale, ashtu si i shikonim dhe i dëgjonim.
Mirëpo, që ta ruajmë besnikërinë ndaj rapsodëve, na duhet pa tjetër të kujdesem, në radhë të parë, që situatat interesante, gjuha e personazheve mos të ndryshoj as kur i nënshtrohet gjuhës letrare dhe ligjeve ideologjike të qeveritarëve.
Çdo imitim ose kopjim nga këngët e moçme kreshnike dhe nga humori i Gjergj Fishtës nuk është rastësi. Sepse epika e këngëve kreshnike shqiptare dhe gjuha e mprehtë e " Gomarit të Babatasit" ishte inspirimi ynë kohor.

Pastaj mu kujtua se e kisha lexuar një mendim nga filozofia japoneze që bazohet në mësimet e Budës:
“Mos ec prapa meje, sepse mund të mos udhëheq.
Mos ec përpara meje, sepse mund të mos të të ndjek.
Mos ec as në krahun tim...
Thjeshtë më lër rehat.”

Baruti dhe Topuz Bërryli



II.

KOHA E GURIT
(Parodi sipas yrnekut të Gomari i Babatasit)


KËNGË PËR NJË STUDENTE

U gëzuam shumë na sivjet
Kush na erdhi në fakultet
Për të studiuar letërsinë
E la shkencën, ekonominë
Që studioi plot pesë vjet
Për provime hiq mos vet!
Aventurat në rend të parë
Me të martuar e me beqarë.
Por çka është për t´u turpëruar,
Kur vendosi për t´u martuar
Nuk zgjati shumë e nuk vë gisht,
E ka mendjen seriozisht
Mjaftë u bën vjet pesë
Prej fiatit në mercedes...
Doli e shkreta prej “Kajamit”*
U takua me djalë të Hasanit,
Djalë pedant e profesor
Mendjelehtë e kokëmaçorr...
Studentja plot me naze
I nis llafet taze – taze
“O djalosh, o profesor
Dashuria nuk bën me zor,
Jam serioze namuzli,
Shtëpi qyteti temeli,
Jam për agë e bajraktar –
Djalë të mirë e jo zagar.”

“Studente, oj zemra ime,
Po të premtoj çdo gjë në studime.
Çdo shpenzim e ke gratis –
Unë s´çaj kokë për farë e fis,
As për prindër, grua e fëmijë,
Pasi zemrën ma ke shkri.”
Studenteshës i shkrepi syri-
S´gjati shumë e i doli tymi:
Studentja hip në makinë-
Profesorit ia fiku shtëpinë,
Gruaja i doli me gjashtë fëmijë-
Studente, apo të shkon shkolla,
Ke bërë punë, o t´qoftë pirolla!
Profesor ç´është edukata –
Mos ço pluhur me dokrra të thata...
S´po zgjas shumë, se po tutna-
Të fala u bën – Boksh Baruta.

( Botuar, mars 1979 të revista “Thumbi” dhe “Bota e re”)



GAÇAT E GOMARIT

p r o l o g u

Fill për pe dua me kallxu
gaçat tanë çka kanë punu´
shumë u sollën rreth strumbullarit
si me qenë zogj gomarit.
Binte njëni e çohej tjetri
shumë maj keq i riu se i vjetri
fort të lidhur bisht për bisht
me sistemin bolshevik
qeni të zotin nuk e njeh
ulë n´kolltuk si gjelat në pleh:
Marrë gjithmonë me politikë
sikur derrat mbledh n´torishtë.


1.

Pash atë bukën kallamoqe
ç´ka që rri gaqi në kodër?!
ç´ka që pall ky Dudi plak?
Ka mbet qyqe në çardak!
Faqe të zezë e për tradhti
se ka shoqin në shtatë krajli,
për konjak e qejf të vet
shet Deçanin me gjithë breg
pak i doket ky katund
shet Kosovën n´drum në drum....
Ky far Dudi rri n´mizhlis
Herë flet shqip e herë serbisht
nëna m´lindi thotë- komunist.
Këtë gomar, o lum zotëria
e ka ble lirë Serbia.


2.

Rendi i erdhi shytanit të ri
dordolec me pa me sy
si viç lope mes buallicash
trup i kalbur për bisht sakicash
rrit jetim pa shok pa fqinj
edukoj nëna Serbi.
Shkurt e ruajti kolltuk me bisht
rrejti popull, tradhtoj miq,
tani mbet më miza në grusht
endet rrugëve taf e tuf.
Është çudi ky gaç gomari
Për karrige e rrah kulari
Banë punë t´liga, që s´banë shqiptari.


3.

Vjen nga qendra një “fiaker”
hip tre “trima”tre dylberë
nuk prituan me votua
ligje serbe m´i aprovua.

- Po, cili qenka bajraktari
“Shleng” qaf kuqi gaç gomari
marrë gjithmonë me politikë
profesor i demagogjisë,
i ngrit dy gishta si ha palla
tue mëndu se po shet dardha
kunguj speca e kastraveca
zien e pështjell në konferenca,
ish kryetar si gjel detit
besnik ndeji ligjeve të “shtetit”.
- Për çudi kohë më parë
kjo Serbia kërkoj gomarë
jo për shalë por për samar,
dhe e gjeti këtë far “trimi”
turr n´Prishtinë e dha betimin
hiq s´pretoj me votue
Kushtetutën për me ndërru...


4.

Shumë u fol u kuvendu
cili është me e lidhë për hu
Mynafiku si gjel deti
që zbatoj ligje e mretit
lepe qepe çdo zagari
veç me qenë n´Deçan i pari.
Hajde- hajde o tarak
e kishe pas turrin jo larg
shumë studentë ke testu
cili duhet me studiu
bashkëpunëtor me milici
i more n´qaf shumë të rij.
Shumë ke rrejt me kopalla
me premtime e përdala,
sot me thirresh demokrat
harron morrat që i le pas...


e p i l o g u

Ju rrugaçë batakçi
vagabondë e zemërkëqij
qen gomarë e matrapaza
për ilaç mos ju gjend fara,
bri cofëtinash mbet të dera
ka fillu t´ju vjen era....

Kur të bëhet një ditë pazari
do t´ju shesim si gaç gomari....

( Boksh Baruti, gazeta “Dielli” nr. 23 dt 24.04.1991)




SI ME PJEKË PETULLA MË UJË

M´ka marr malli për me këndu
por s´po di ku m´ia fillu
veç n´ia nissha hu e bu
veç vajtofsha disi tyrqe
për atë burrë që flet si qyqe.
Pah një herë-ehu vaj po me merr
politikan më zë ka qenë.

Po, ia nisi në maje të lisit
Kara –bej n´zyre t´arsimit
shty prej zellit përparimit
më ngatërrua n´lojë dhe mikun.
Njeri i njohur më ba kthina,
më ba kthina me u dalldisë
në çajtore mbledh mizhlisë
u qet venë, u qet mastikë
i bën shokët karabush
se ka mbet si qeni n´rrush.
Tu mos dashtë më qitë poshtë vetën
na rrah gjoks e na ngritë vetull
për kulturë flet pa dro
duke ngrënë një kosh vo.
I merr punët rrakapuj
si me pjekë petulla më ujë.

Fillon teatri me i hy n´krye
edhe vjen duke i pëlqye
brenda shokëve bën kërdi,
lëpinë buzët e tujë përbie
tu hap gojën tu u zgërdhi...
Falëm O Zot, shumë po drojë
s´do ti mbetën dhëmbët në gojë.
Ka do shokë, disa sejmen
Lëshuan mustaqet kaqedrën
si majmunët kapën n´gem
ecin rrugës t´u përdredh
ul e shkul, si ka në zgjedhë.

Për më ec puna s´mbari
ndihma e Zotit duhet s´pari
mandej mend dhe nder shumë
s´bëhen punët hallakatrum
hallakam e punë tradhtie
si me qenë thark i thive,
më dërskamca tu i shti shoqit
kokorisë si gjel mbas koshi...

Kështu nuk behët gjë, O mik
Por më nder, më qenë b e s n i k...

( Boksh Baruti, gazeta “Dielli”nr. 24, 22.05.1991)



KAM VENDOS DIQYSH ME KËNDUA

1. P r o l o g u

Se ç´pat thonë ky At Gjergj Fishta:
“Sot n´Shqypni, more lum miku,
histori asht meteliku...”
Por ne sot ia kem kthye bigën,
sot n´Shqipni, more lum miku,
shqiptar i mirë është mynafiku,
që shet fëmijët n´Itali
arin tonë e qon n´Greqi...
Por me fal o Patër At,
se nga ti do marr nga pak
ta tregoj s´i nuk ndryshoi moti
pjella e djeshme, gaç na doli.
Sot për sot nuk ka ndryshime,
siç ish dje n´ketë vatrën time.
Prandaj sot do t´marr yrnek
po thur bejte për do krenë,
për do krena, bajraktar
n´fisin tonë, thonë, -jemi t´parë.
Edhe sot janë tu ba punë
rrëmih groposë n´kuletë t´huaj,
nga atje ju vjen paraja
tu shit fusha dhe ograja.

T´ishe gjallë o At Fishta
frikë do kishe nga këta karrabishta,
pa pikë turpi, tash more vëlla,
hiq nuk s´kuqen pse t´shesin n´shkja.
Për pazare të tyre e di gjithkush
u ka dal marrja për fushë,
gjithë shqiptarëve u shesin mend
e për vete s´i kanë asnjë dërhem.
Nëse pyet si është Kosova,
kjo Presheva dhe Tetova...?
S´ka ku shkon hiq ma zi
pasi dreqi i ka lëpi.
Në këto troje, në këto fusha
na udhëheqin do dallkauka,
që gjithmonë thonë, - jemi t´partë.
Shesin mend, vet pa i pas.
U ka mbet koka n´qullë
na i bajnë punët rrokopujë.
Prandaj At, me fal këtë here
me vargje Tuaja po bëj potere.
Për se dyti, me fal, O At
se ne Ty jam plagjiat.
N´vargje tuaja t´u bazue,
kam vendos gjithqysh me shkrue
po s´po di ku më ia fillue
veç n´ia nissha hu- bu
veç e qajsha nënën gjyshe
për këta burra lind si qyqe
për këta burra dalën fare
që s´i blen as për i´pare;

Për cofëtina po shkruaj bejta
që kanë ngrenë petulla të nxehta
pjekë në furra të Greqisë
gatu keq n´magje t´Serbisë
që janë lodhë si qentë nga uja
tu jetu me copa t´huaja,
tu e luajt lojën e gomarit
mos me i pas´ lakmi zagarit!
Nuk po e zgjas n´këtë fillim,
po i pyes hiç pa hidhnim:
- Thoni në ç´gjuhë i doni vjershat?
Pasi ju i lypni t´nxehta!
Po ua them një gjë n´mexhlis
unë shkruaj shqip, e jo greqisht.
N´ daç punët hollë m´i këqyr
s´ju ka mbet ujë në fytyrë,
sikur ëndrra e mirë e natës
u bëtë mashë e hajvanatës,
për tradhti ju lyejnë n´gushë
dal iu ka marrja për fushë....

( “Ngucakeqi” nr. 2, 1998)




1. ANKANDI PUBLIK

Në Tiranë po thërret tellalli,
n´këtë pushtet u hap pazari
ka për t´u shitur çdo lloj gomari;
Paskan shkua punët thellë
ky pushteti ka marrë erë...
Shkon një gjam, gjam ndër ne
do të shitet çdo gjë mbi dhe;
me godina, me fotele
me sahanë, me tenxhere,
me pushtet e komitet...
Për këto punë lajmëron gazeta
këto s´janë rrena, janë t´vërteta
u ngop populli më barsoleta
bukë bajat, mashtrime t´nxehta
çdoherë "taze" peta- peta
gatu me ujë, po më ujë t´përronit
më lëngë t´kindlave, lëvore t´ftonit,
e më uthull, më bujashka
më bishta t´hudrës thur më kashta...
Kështu gatu ky far pushteti
prinë me rrena komiteti...
Po e foli një fjalë t´mbramë;
këtë Shqipninë e bëtë piskamë.
Merre njërin - bjeri tjetrit,
njësoj t´ritë, zi të vjetrit,
e shumë tjerë që si kap kalemi
s´duron letra t´iu përmendet emri.

Më ju thënë diçka mor burra,
pse i ndërruat shtatë kombësi?!
Kumunista me rusi
Socialista me serbi...
Demokrat edhe ma zi
rom e grek, tyrbesh komshi,
me dekrete e me flori
i pari i mbramë varg e vi
tuj shit bjeshkë, tue shit vërri,
tuj shit plang, çdo nahi...
Për atë nderin e komunizmit
ia shit Kosovën këtij sllavizmit,
dhe nuk dihet sot atë ditë
se kush dreqi u qiti n´dritë?!
-Pasaportat kush ua pau,
shqiptar jeni, apo zogu i shkaut ?

(“Ngucakeqi" nr. 4, 1998)




3. TI MOJ SORRA SHKINË

Ti moj sorra e shkinisë
sorra shkinë e Biligradit
që lahesh puseve të Batajnicës
bishtin e përdredhë Terazisë
dhe shuhesh nga epshi i marrëzisë
ke parë n´vizitë në Biligrat
kur erdhën shqiptaret ta shohin Popin plak?
Apo i ke pa si folshin për vatanin
duke janë kullotur mushkën e Sllobodanit?
Pash jogurt revolucionin, oj sorra shkinë!
Nëse ndokund gjysagjelat i takon
nëse i has trimat n´Biligrad tuj kullotë
i përshëndet me tërfurk e terplote...
Ti moj sorra shkinë e shkinisë
që jorgavësh puseve të Batajnicës
e glacon mbi parlamentin plak
ku dikush blegëron, dikush leh si qan
shiko diku qosheve e gjënë duke pi
dylber delegacionin shqiptar tu i ruajte njëqind thi
kanë vranë vetulla me fytyrë karotë
nuk e di e kanë tureçkë a sqotë
në " zeleni pijac" blenë mend si hajvan
kulturë të huaj, politikë për qan,
na u bën të ditshëm, e t´hollë si peni
tu e shit Kosovën, e ble morra qeni.

Ti moj sorra shkinë, sorra e Jovankës
a i pe kund trimat e Tosit e Lamës....
Që shëtisnin poshtë në Kalimegdan
me Milloshin luanin lojë me qanë.
dikush po lehte, dikush ham, ham, ham...
N´Prishtinë kur erdhën delegacioni i mjerë
Rilindjen e lanë, shkuan shkallëve përpjetë.
Në katin tjetër kishin më u taku
n´zyre të “jedinsvos” me miq përqafu.
Nuk u takun me gazetarë shqiptarë,
urdhri ishte dhënë, nga i madhi gomar.

(" Ngucakeqi, nr.5, 1998 )

P. S

Në vitin 1997 një delegacion gazetaresh dhe krijuesish nga Shqipëria pasi e vizituan Beogradin, u kthyen në Prishtinë. Ata në vend se të takoheshin me gazetarët shqiptar, i injoruan duke u takuar vetëm me gazetaret serb të “Jedinsves”...?!!!




ZOT KU RRIJNË KËTA TRIMA

Erdhi kohë një kohë tjetër
Për do burra t´mbetur n ´letër
Për do burra që dua m´i qa
Që u hyjnë punëve va – pa - va.
për do burra dal fare
që s´i blen as për i pare...
Po ia nisi nga lëndina
atje lartë ku thërret Prishtina,
kësi qyteti kund s´ke pa
n´shtatë krajli shoqin se ka.
E ka UNMIK-un e çarranikun,
KPA-në me prefektura,
ca n´gomar, ca në vetura...
OSBE-në e këtë KFOR-in,
UNHCR-në e maçorrin.
Unë për vete, t´iu them një fjalë
nuk i marr as më mi falë
pse nuk di (me ta), çka më ba?!
Me gropua nuk me duhen gja
n´mal e fushë me i qua me lopë
gjysmën i humbin tu i kullotë.
Me i shtie n´zyre, je n´gazep
t´zhytin letrat me çerep....

Nuk i ke as për kulturë
se ata lexojnë veç n´ broshurë;
kështu tha Xhaxhi, kështu Lenini,
kështu tha Marksi e kështu Stalini
petulla n´ujë gatuajnë n´vend t´lyenit
gjysma hunit e gjysma linit.
Tash, besoni se nuk vyejnë gja
pos me hangër e, pos me pi
pos me u tall nëpër mbledhin,
në mejhane e nëpër kafe
me pjellë dokrra e me qit llafe
kryet përpjetë e mendjen drakull
prej mastikës sytë fry trangull....
Ata dinë me endë intriga
me pështjellë lamsha për karriga...
gjatë gjithë kohës rrinë ndër mriza
për i vend posti tredhin miza,
e kanë qejf ti quajmë m i n i s t r a,
kryetar e atdhetar,
mall i mirë për pazar....

(“Java shqiptare” nr. 28. 29 prill 2000)




PËR DO BURRA LIDH N`USHKUR

Socialistë ju qoftë pirolla
se ç` na dolët taravola
lojë me derra vlojë me shka
mik me grekun pa ja nda
sulu n´poste e sillu n´bisht
merr me grushte, shkruaj me bisht.
E harruat popullin e shkret
bashkë me grekun hyn n´pushtet,
brenda ditës i ndërruat shtatë lëkura
veç me qenë shoqëri me kurva.
Për ju shkruaj pa mal e kodër
pa pardon, kapak as lodër
kështu po i bie trup e terthuer
për kufoma lidh n´ ushkur
ua mas trupin pa kandar
ca për shalë, ca për samar!
Për ca para e grada n´gjoks
shiten vendin n´qosh en n´qosh.

(" Ngucakeqi" nr.5, 1998)




N`ATË TETOVË PO THËRRET TELALLI

N´atë Tetovë po thërret telalli
ngrihuni djem se u hap pazari
ngrihuni djem se shkoj trimnia,
deputet janë ba dhe fëmija.
Shkoj trimnia n´haxhillëk,
n´parlament si deputet.
N´Gostivar e në Kërqovë,
Dibër Shkup e n´Tetovë,
n´kafehane dhe xhamia
politikë bajnë edhe fëmija
N´politikë kush po na prinë?
xha Ahmeti si vetëtimë,
N´Kapital e dha betimin:
Pasha Xhaxhin, e n´krye të Stalinit,
Mao Ce Dunin... e latinin,
për të gjallë se ndërroi drejtimin.
S´jap dorëzim pa hangër bar
kështu me mësoi nëna e parë.
Kështu e mësoj Nënë Parti,
mos m´u prish as më kojshi.
Fjalët e saj kur i harroj
vjen Tosi m`i kujton,
vjen Klosi dhe Hysni-a...
ma kujton çka ashte burrnia:
„Luaje mirë e mos këput penin,
probatinit shitja vendin“!

Se n´Tetovë ka ardhe liria
me bordel e më sharkia.
Kush na vjen pas xha Alisë,
Menduh trimi, fika e shtëpisë.
Për biznes e njeh Tetova,
pak ma larg edhe Kosova.
E njeh greku, dhe bullgari,
shkau e romi dhe maxhari...
Se çka hyn brenda n´doganë
vetëm “trimi” jap imzanë.
Për rreth vetës i ka tubua
miq e shokë, djema drangu
për pushtet nuk e ka dert
se u jap gjahun vjet për vjet.
Se çka flet nëpër mbledhin,
nëpër kafe e n´qeveri,
e ka Xhafën qe ja shkrinë,
ja shkrin fjalët me ujë n´havan,
i le shqiptarët n´tallagan.
Por Tetova ka një t´parë,
që u shkri për shqiptarë
tue vu n´rrezik dhe jetën
tue ja pru vetës deken.
Po cili është more burrë,
ky njeri që s´përmendet kurrë?

Dilni hipni atje n´kodër,
ashtë Fadili n´Reqicë t´vogël,
veç pse s´ka, ndoshta kërçare,
na ka mbet pa abetare.
Por e ka një Universitet,
s´ia pranoj asnjë pushtet.
S´ia pranoj Xhafa e Rrahmani,
as Evropa, as dushmani.
Deri sa ishin këta n´pushtet,
qitshin kushte si sebep,
ata thoshin hiq pa dije:
-Rektor duhet njeri me fije,
njeri me fije e leshatak
mjekër zi e matrapaz...
që i lëshon fjalët rrap e tap.
Tolerant për çdo kojshi,
me Stamboll, e me Sofi,
herë n´Tiran, herë n´Moldavi...
Këtë soj trimi, si kish m´quajt Fishta;
“Birinxhi atdhetar me bishta”.
Për këta trima ju dëftova,
Rrahman abejin nuk e harrova.
E din vetë, kujtoj zotnia
se sa e rëndë është atdhedashuria...
Ndoshta vet e din Rrahmani
sa vështirë është punë vatani
me Georgevskin e Aleksandrin.
Kur Rrahman del nga shpia,
me tupanë e surlaxhia,
bërtet rrugëve sikur fëmija:
-Rroftë Tetova, Maqedonia
bullgar, grek e maxhupia...

Montag, 14. Januar 2019

Klubi Shqiptar "Verrat e Llukës" (monografi)


Monografia “Klubi Shqiptar Verrat e Llukës”, botoi klubi

Kapitulli i tretë

III

KLUBI SHQIPTAR „VERRAT E LLUKËS“

1. Ideja për formimin e klubit

          Në vjeshtën e vonë të vitit 1996, me datën 17 tetor, në Hamburg erdhi Sali Çekaj për ta mbajtur një takim më mërgimtarët shqiptarë që jetonin në Hamburg dhe rrethin. Qëllimi dhe programi i këtij takimi ishte sensibilizimi i çështjes shqiptare në përgjithësi, e në veçanti gjendja e luftës që po krijohej gjithnjë e me afër në Kosovë. Ai brenda programit të tij të përgjithshëm kishte futur edhe problemin e pazgjedhur të shqiptarëve në Maqedoninë e banuar me shqiptar, Malit të Zi si dhe të Kosovës lindore. Gjithsesi ai mendonte se këto hapësira janë të pandashme kur është fjala e zgjedhjes se problemit shqiptar.
          Takimi me Sali Çekaj ishte caktuar me pare ne një klub shqiptar në Wilhelmsburg. Kur pritej që takimi të fillonte, ishin mbledhur shumë nga përfaqësues të klubeve dhe shoqatave shqiptare që vepron në Hamburg si dhe aktivist të devotshme që punonin për çështjen shqiptar, takimi nuk u mbajt aty. Udhëheqësit e klubit na thanë se lokali i klubit nuk është i lirë për një tubim të tillë. Arsyetimi ishte shumë banal dhe periferik; se n´ato orë në klub duhej të takoheshin disa nga futbollistët e kubit.
          Organizatori pas disa kërkesave qe ua beri disa  lokaleve shqiptare, disa pronareve te restoranteve, nuk hasen ne mirëkuptim përveç qe njeri edhe ua mundësoj për një kohe te kufizuar. Në lokalet e atij restoranti, mbledhja filloj me disa nga përfaqësuesit e partive politike, klubeve, shoqatave dhe si organizator kryesor ishte nëndega e LDK-së ne Hamburg. Takimi filloj me paraqitjen e shume opsioneve qe udhëheqësit e partive politike ne Kosovë kishin shtruar për ta bërë Kosovën të pavarur. Në takimin më mërgimtar Sali Çekaj përmendi shumë opsione që duheshin përdorur që Kosova te kuptohet drejtë në kërkesat e saja para bashkësisë ndërkombëtare. Dhe, asnjëherë Salihu nuk lente pa e përmendur edhe opsionin e fundit luftën. “Një ditë deshëm apo nuk deshëm ne, në Kosovë do të ketë luftë. Prandaj edhe duhet të jemi të përgatitur”. Në kohën kur diskutimet dhe bisedat po bëheshin edhe më sqaruese, nga pronari i restorantit na u tha se duhet liruar restorantin, më një arsyetim,“restorantin e kanë rezervuar disa bixhozgjinj”, por te luajtur.
         Në orën 16,20 e lëshuam restorantin për të shkuar ne zyrën e LDK-së në Harburg. Edhe pse ajo ishte një zyre shume e vogël, i kaluam disa minuta duke na i dhënë edhe disa udhëzime Salihu. Në fund ai nuk harroj pa na e lenë një porosi; “Këtu në Hamburg keni nevojë ta keni një klub apo lokal që do t´ju shërben nevojave dhe interesave të mërgimtarëve në radhë të parë e, pastaj edhe interesave tjera të kohës!”
         Kjo porosi, apo ky mendim i Salihut na u duk mase i arsyeshëm. Po atë mbrëmje, pasi e përcollëm deri në stacionin hekurudhor që udhëtonte Salihu për Stuttgart, u mblodhëm menjëherë në zyrën e LDK-së në Harburg-Hamburg dhe, biseduam për të formuar një klub që do të shërbente interesave gjithëshqiptare. Në këtë takim ishim nga të gjitha trevat shqiptare, por shumica ishin nga Kosova, Tetova apo Gostivari.
         Nga 23 veta qe ishim në atë takim, 21 ishim për formimin e klubit të ri. Po atë mbrëmje formuam një liste dhe aty u shënuam 21 veta që do ta ndihmojmë hapjen e klubi. Po atë natë përafërsisht konstruktuam kornizat e statutit të klubit i cili duhej të ishte gjithëkombëtar, jashtë partiak, jashtë ideologjik por në shërbim të atdhetarit dhe mërgimtarit. Kështu anëtarët e parë të cilët ndihmuan me mjete financiare hapjen e klubit dhe njëherit ishin edhe anëtarët e parë:
         -Rexhe Ismajli-Deçan,
         -Vezi Sallahu-Gostivar,
         -Haxhi Dervishaj-Hereq,Gjakovë,
         -Musa Mazrekaj-Drenoc, Deçan
         -Ali Ademi- Pestovë, Vushtri,
         -Arif Molliqi-Llukë e Eperm-Deçan
         -Hasan Ademi-Gradec, Gostivar
         -Brahim Gecaj-Llukë e Poshtme, Deçan
         -Florim Shala- Broliq-Pejë,
         -Adem Belleja-Belle, Deçan
         -Ismet Lushi, Shaptej-Deçan,
         -Isuf Alia, Tetotvë,
         -Demë Krasniqi-Barani i Epërm, Pejë
         -Jashar Ahmeti-Prapaqan, Deçan
         -Fatmir Ramadani-Qallopek, Tetovë
         -Aziz Dugolli- Ferizaj
         -Fadil kameraj,-Lëbushë, Deçan
         -Adem Kabashi-Polac, Skenderaj,
         -Dervish Ferizaj-Kodrali, Deçan,
         -Arber Kastrati-Graboc, Pejë,

         Në ketë takim u caktua edhe një grup pune i cili duhej te përpilon statutin dhe programin e klubit. Një grup u caktuar për ti njoftuar mërgimtaret rreth përgatitjeve për hapjen e një klubi shqiptar në Hamburg. Gjithashtu në atë takim u hap diskutimi që çfarë do të përmbaj në vete programi i klubit, si do te quhet klubi dhe se çfarë duhet bërë që klubi vërtet do t´iu shërbejë shqiptarëve.
         Me kalimin e ditëve, u dhanë shumë mendime rreth asaj se çfarë do të përmbaj në brendësi programi i klubit. Kishte shumë sugjerime interesante dhe të arsyeshme që grupit për hartimin e programit u mundësoj që ta definojnë mirë programin dhe statutin. Për emërtimin e emrit të klubit kishte shumë propozime; “Vatra”, “Fan Noli”, “Pavarësia”, “Verrat e Llukës”, e propozime tjera. Pas disa takimeve që i bënë, të ashtuquajturit Këshilli inisues, prej 21 anëtarësh, unanimisht vendosi që klubi të quhej Klubi Shqiptar “Verrat e Llukës”.


         2. Kuvendi i parë i klubit dhe zgjedhja e organeve punuese

         Vitet e para, administrativisht klubi ishte regjistruar pranë organeve gjermane si Shoqatë Humanitare-kulturore “ Verrat e Lluës”. Pse ishte regjistruar kështu. Ishin dy arsyet themelore që u deshtë të regjistrohet si shoqata humanitare, e pastaj edhe kulturore. Në ligjet gjermane shoqatat humanitare kanë shumë përparësi dhe lehtësira sa u përket aktiviteteve të tyre dhe se çdo veprimtari tjetër jashtë aspektit humanitar dhe kulturor gjithmonë është nën kontrollin e organeve gjermane. Ishte kjo edhe koha kur roli dominues dhe kryesor i asaj pse u formua ky klub ishte ndihma atdheut dhe çështjes shqiptare në përgjithësi.
         Mirëpo, megjithatë për te gjetur një lokal i cili i plotësonte kërkesat e klubit ishte mjaftë vështirë. Po themi vështirë, sepse anëtarësia kërkonte që lokali të gjendet në lagjen e Veddelit ku në atë kohë edhe ishin të koncentruar më se shumti shqiptarët. Komuna të cilës i takonte kjo lagje kishte nxjerr disa ligje të pa shkruara, ku në mënyrë të tërthortë ndalonte që në Veddel të koncentrohen klube të huajve. Kjo vinte sepse aty gjendeshin disa klube të komuniteteve  turke, kurde, arabe, italiane e deri te atyre ameriko latineve.
         Disa muaj kërkimi intensive dhe duke u trokitur thuaja çdo ditë organeve gjermane dhe pronarëve të objekteve qe u takonin, me në fund arritëm që të marrim një objek për nevoja klubi. Ky objekt nuk ishte edhe aq i përshtatshëm dhe nuk i plotësonte shumë nga kërkesat që kërkoheshin nga shërbimi komunal. Pastaj edhe qiraja ishte mjaft e lartë për një objekt të tillë. Megjithatë lokalin e kontraktuam dhe me pune vullnetare dhe angazhim të vazhdueshëm të disa aktivisteve punuan disa ditë dhe arritën që lokali të bëhet i gatshëm për funksionim. Në fillim edhe investimet ishin më se të nevojshme. Duhej paguar qiraja për tre muaj përpara, pastaj inventari dhe shumë taksa të tjera që kërkoheshin për fillim. Me një angazhim dhe me një vullnet të dhjetëra anëtarëve investuan nga 50 Dm e gjer ne 500 Dm për të formuar fondin fillestar të shpenzimeve.

*                 *                 *

          Tani, mërgata jonë në Hamburg dhe rrethinë, duke pasur një vend të përshtatshëm për aktivitet humanitar, kulturor dhe aktivitete tjera, shumë shpejt u be i njohur dhe afroj bashkatdhetar dhe aktivist të cilët angazhoheshin në ato vende që mendonin se mund të kontribuojnë më se shumti. Me aktivitetin e tyre vepruan LDK, Nëndega në Hamburg, PPD, PDKSH në Hamburg, Partia Demokratike e Shqipërisë, shoqata të ndryshme e sidomos klubi shumë kohë u bë vatra e Bashkësisë se Prindërve shqiptar dhe i Shkollës shqipe në Hamburg. Në bazë të këtyre nevojave edhe u formuan seksionet e posaçme që vepruan në kuadër të klubit. Këtu  vepruan seksioni për ndihma humanitare që ishte mjaft aktiv, pastaj seksioni kulturor me formimin e shoqërisë kulturore “Jusuf Gervalla”, grupi letrar “Kanjushe e verdh”, klubi i futbollit, i shahut dhe grupe tjera qe herë pas here aktivizoheshin.


3. Struktura organizative brenda klubit

         Pasi qe klubi veç kishte bërë hapat e parë, detyre tjetër ishte ecja e tij drejt aktiviteteve nga te gjitha fushat qe dilnin nga kërkesat e mërgimtarëve. Ditët e para u deshtë mjaft punë dhe angazhim derisa klubi u regjistrua në administratën e qytetit të Hamburgut. Ishin një varg kërkesash që duhej plotësuar për tu regjistrua. Kështu siç thamë edhe me lartë, në fillim klubi është regjistrua si; Shoqata Humanitare-Kulturore Shqiptare “Verrat e Llukes” në Hamburg (Albanischer Humanitarische und Kultur verein “Verrat e Llukes”). Pas këtij akti administrativ që disa kohë është prolonguar qëllimisht nga pala gjermane, siç thamë me arsyetime se ne Vedel janë grumbulluar shumë shoqata të huaja, detyra kryesore që kryesia e klubit i vuri vetes ishte puna. Ishte puna me mërgimtar të rinj dhe të vjetër. Dhe, pa vonuar u formuan strukturat organizative që profilizuan aktivitetin e tyre brenda klubit. Këto struktura, të ashtuquajtura seksione apo grupe të posaçme duhej te merreshin me aktivitete konkrete;


*                           *                 *

Periudha e dytë; Kosova, mars 1998, qeshor 1999.

         Shpërthimi i luftës se armatosur në Kosovë, krijoj situata të reja dhe kërkonte që jo vetëm anëtarët e klubit por e tërë mërgata të angazhohet për ta ndihmuar popullatën shqiptare të izoluar dhe të futur në një mbyllje e cila për qellim kishte që me uri dhe probleme ekonomike ta detyronte ta pranonte pushtetin serb.
         Mërgimtaret duke i kuptuar qëllimet e okupatorit serb, filluan një mobilizim dhe përgatitjet që në momente të caktuara mos të gjendet e papërgatitur. Popullit shqiptar në Kosovë do të duhej ndihmuar. Parashikimet ishin të atilla që tregonin për pranverën e përgjakur në Kosovë po vinte më e egër seç mendonin. Që gjithçka të funksiononte ashtu si duhet, klubi me kohë kishte formuar seksionin për ndihma ose ndryshe, ishin krijuar këshillat e Emergjencës brenda gjithë mërgatës shqiptare në Hamburg e, rrolin kryesor e mbante KSH “Verrat e Llukës” në Hamburg. Tani ishte kjo kohë e luftës dhe shuka kërkonte mobilizim më serioz dhe më cilësor dhe sasior. Ishte kohë kur duhej pasur shumë kujdes që profiterët dhe matrapazët që infiltroheshin nga grupe të veçanta mund të shkatërronin gjithë atë që ishte dhe po ndërtohej brenda këshillave të emergjencës.
         Meqenëse lufta në Kosovë filloj në vitin 1998 dhe zgjati edhe në vitin 1999, aktiviteti dhe angazhimi i anëtarëve të KSH “Verrat e Llukës” në Hamburg, mund të ndahet në dy kohë:
         -koha e fillimit të luftës në mars të vitit 1998 dhe,
         -lufta dhe egzodi i popullit shqiptar gjatë vitit 1999.


Fillimi i luftës në Kosovë në marsin e 1998-tës.

         Pas fillimit të luftës se hapur nga UÇK-ja në Drenicë-Prekaz me 06.03.1998, më 8.03.1998 klubi mbajti mbledhjen e vet duke caktuar menjëherë planin emergjent për të ndihmuar ato vatra shqiptare që ishin sulmua nga solldateska serbe. Kështu si detyrim që të organizonin ndihma sipas thirrjes “Gjithçka për Drenicën”, u caktuan Rexh Ismaili, Vezi Sallahu dhe Haxhi Dervisha. Këta caktonin edhe kujdestaret që punonin 24 orë në lokalet e klubit. Në mënyrë vullnetare këtyre ju bashkua edhe Sabit Graiçevci.
         Me 17 mars 1998, Unioni i Studentëve Shqiptar në Hamburg sëbashku KSH “ Verrat e Llukës”në Hamburg organizuan një protestë në Hamburg. Këtë protestë përveç që e masivizoj aktiviteti i klubit, atë edhe e ndihmoj ose sponsorizoj materialisht.
         Shpërthimi i luftës në Deçan-Gllogjan më 24 Mars 1998, ku u vranë nga aksioni terrorit i forcave serbe Agron Mehmetaj dhe Gazmend Mehmataj nga Gllogjani, tani thuaja se u dha sinjali i qartë se krejt Kosova është në luftë. (Varrimi i tyre u bë me 27 mars ku  në varrim morën pjesë rreth 30 000 veta nga Deçani e nga të gjitha anët e Kosovës.Para trupave të të vrarëve folën dhe u ndanë për herë të fundit në emër të Presidentit të Kosovës dhe të Kryesisë së LDK-së, Nimon Alimusaj - anëtar i Kryesisë së LDK-së, në emër të organeve komunale të Deçanit, u nda Musë Berisha - anëtar i Kryesisë së Nënkëshillit i KMDLNJ-së, në emër të fshatit u nda Nimon Mustafaj)
         Me 25 mars 1998, në ora 13,30 në Klubin Shqiptar “Verrat e Llukës” në Veddel-Hamburg, me ftesën e kryesisë së klubit u tubuan qindra mërgimtarë nga të gjitha trojet shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Hamburg dhe rrethinë. E vetmja temë ishte informimi për situatën në Kosovë, për fillimin e luftës se armatosur kundër pushtuesit serb. Nga vetë biseda pastaj dolën shumë diskutime që të gjitha lidheshin më gatishmërinë për ti ndihmuar materialisht dhe sipas nevoje edhe për të u kthye në mbrojtje të trojeve të tyre.
         Atë ditë në lokalet e klubit u krijuar një gjendje mjaft e tendosur edhe për mungese të informatave për gjithë atë që po ndodhte në Kosovë. Lufta kishte shpërthye dhe dëshmorët e parë të kombit kishin rënë. Popullsia e pa mbrojtur sado që nuk dëshironin ti lëshonin shtëpitë e tyre, ushtria, paramilitaret dhe policia serbe kishte filluar një ofensivë dëbimi, vrasjeje, djegieje. Është për ta përmendur gjakftohtësinë e udhëheqësve të atij tubimi kur aty u shfaqen disa «patriot» të cilët me rrahagjoksin e tyre dhe me demagogjinë e tyre deshën të përfitojnë dhe krijojnë ndasi mes mërgimtarëve në baza ideologjike. Pastaj me ca plane të çuditshme krijuan huti dhe frikë në mesin bashkatdhetarëve. Ata i hapen çantat, nxorën disa çeqe duke kërkuar para dhe kinse regrut gjeja për lufte.
         Mirëpo, në kërkesat e tyre të paargumentuara reaguan disa mërgimtarë. Gjithnjë arsyetimi i oratorëve drejtuar këtyre individëve ishte se, pse ata djemtë e vet të moshës madhore, mbi njëzetë vjet, nuk po i dërgonin në luftë, kurse kërkonin të tjerë. Pse ata në asnjë kohë nuk ndihmuan me mjete materiale popullin shqiptar e tani kishin hapur «keset e najlonit» dhe kërkonin ndihma pa i regjistrua askund?!
         Në anën tjetër nuk ishte problemi tek regrutët sa ishte problemi qe përmes një kërkese të tillë për ushtarë vullnetar të krijonin përshtypjen se ata ishin njerëzit e duhur t´ua mbushnin çantat me para. Fatbardhësisht atyre shume shpejt iu zbulua maska dhe masa e tubuar i veçoj nga tubim.
         Në tubimin e 25 marsit 1998, u nxorën vetëm dy përfundime që mërgata do ti respektoj; e para-organizimi nuk do të bëhet në baza ideologjike apo partiake dhe së dyti; vullnetarët dhe bashkimi i mjeteve do të bëhet vetëm kur merret qëndrim i përgjithshëm që del nga institucionet e Kosovës dhe Shtabi i UÇK-së.
         Tani me kur veç lufta ne Kosove kishte filluar dhe shtohej intensitete i saj, nga mërgata kërkohej një organizim edhe me i madh. E gjithë organizimi filloj edhe të nis fillet edhe te një organizimi thuaja lokale. Tani shumë nga fshatrat dhe qytet kërkonin ndihma dhe grumbullonin mjete veç e veç. Ishte fillimi ku në Kosovë filluan te organizoheshin për mbrojtje çdo fshat e çdo lagje e madhe. Organizoheshin për të shkuar për armatim dhe njëkohësisht kërkoheshin mjete. Ne këtë drejtim, klubi ndërmori masat e veta duke ua lejuar që përfaqësues fshatrash të tubohen dhe organizohen në lokalet e klubit, të mbledhin ndihma ne para por kurrsesi qe dikush nga kryesia e klubit mos te qëndroj prapa atyre mjeteve te grumbulluara. Kjo vinte sepse ishte vështirë te managjohet se deri ku arrin ato mjete dhe se dyti, anëtaret e klubit tani duheshin angazhuar ne forma organizimi qe si baze kishin institucionet e Kosovës si tersi dhe atë te Shtabit të UÇK-së.
         Nga Qeveria e Republikës se Kosovës, doli kërkesa ta ndihmojmë ushtrinë e Kosovës dhe popullatën si tërësi. Në fazën e parë Qeveria e Kosovës doli me aksionin konkret »Gjithçka për Drenicën» . Për ti dal në ndihmë këtij aksioni klubi formoj grupin, ose siq ishte për shtati të quhej «Këshillin e Emergjencës» për grumbullimin e ndihmave. Ky këshill që e kreu punën me mjaft sukses, përpikëri dhe pastërti përbehej nga Rexh Ismajlaj, Haxhi Dervishaj, Vezi Sallahu. Aksioni për «Ndihmë për Drenicën», në një kohë shumë të shkurtër arriti që në këtë fond ti bartë mbi 46.000,oo DM ( katër dhjetë e gjashtë mijë marka). Është për ta përmendur rastin kur bashkëvendësi i ynë Vexhi Dalipi nga fshati Koritë (Maqedoni), ishte përgatitur që këtë vit të shkoj në haxhillëk. Mirëpo, pas gjendjes së luftës në Kosovë Vexhiu hoqi dorë nga ajo rrugë dhe mjetet e dedikuara për haxh në shumë prej 5.000, oo DM ia dorëzojë fondit për «Ndihmë për Drenicën». («Rilindja», e premte 13.03.1998)
         Në këtë aksion u angazhuan thuaja të gjithë mërgimtarët që jetonin dhe punonin në Hamburg dhe rrethinë. Ishte një element i veqant që për herë trë parë në mesin e mërgatës shqiptare në Hamburg nuk bëheshin pyetje se nga vijnë këta mërgimtarë që po ndihmojnë me aq vullnet. Nuk flitej në asnjë çast se ishte LDK, LPK, apo ndonjë parti tjetër që po organizonte. Nuk bëheshin pyetje se dhuruesit e ndihmave a vinin nga Kosova, Iliria, Shqipëria, Presheva, Plava e Ulqini apo të këtij apo atij qyteti. Të gjithë mërgimtarët ishin të bashkuar pa bërë dallime ideologjike, krahinore apo fetare.
         Meqenëse në vitin 1998, fondi i Klubit Shqiptar “Verrat e Llukës” në Hamburg akoma nuk ishte i ngritur, edhe nga ato pak mjete 5.000,oo DM sa kishte klubi, thuaja të gjitha i dërgoj në fondin «Ndihmë për Drenicën». Shoqëria Muzikore-Kulturore “Jusuf Gërvalla” që punon në kuadër të klubit, nga mjetet e e veta të cilat ishin grumbulluar për nevoja të shoqërisë, fondit për ndihmë Drenicës i dha 1.000,00DM.
         Meqenëse në kuadër të komunitetit shqiptar në Hamburg ishte formuar Këshilli Kombëtar Shqiptar i Emergjencës për Hamburg ku merrnin pjese thuaja përfaqësues të të gjitha grupeve, shoqatave, klubeve. Në bashkëpunim me këto shoqata dhe klube, KSH “Verrat e Llukës” në Hamburg, në fund të Qershorit 1998, në  Shqipëri dërgoj 25 tonë mallra ku përfshiheshin miell, veshmbathje, detergjent, medikamente, shtretër, batanije. Kështu me 4 korrik 1998 nga Hamburgu u nisën ndihmat prej 25 tonë dedikuar për Tropojë dhe Bajram Curr pasi që aty  ishin vendosur nënat, vëllezërit dhe motrat tona të ikur nga masakra serbe.  Ndihmat i janë dorëzuar Fondacionit bamirës «Kosova» Tiranë. I njëjti fondacion me datën 10.07.1998, klubit i ka dërguar një Fletë mirënjohje të nënshkruar nga kryetari i saj Muhamet Jusufi.
         Gjatë kësaj kohë, por që kishte zanafillën që nga marsi e prilli 1998, brenda Këshilli të Emergjencës në Hamburg kishte ndodhur një plasaritje. Ishin hetuar disa keqpërdorime të cilat më kohë i kishte kuptuar përfaqësuesi i klubit «Verrat e Llukës». Nga Këshilli i Emergjencës tërhiqet përfaqësuesi i KSH «Kosova» dhe ai i UNIKOMBIT. Z. Krasniqi përfaqësues i klubit «Verrat e Llukës» sëbashku me përfaqësuesin e LDK-së në Këshillin e Emergjencës në Hamburg, janë munduar që «keqbërësve», atyre që kishin përfituar mjete të grumbulluara t´ua tërheqin vërejtjen. Nga pamundësia e kësaj, Zeki Krasniqi japi dorëheqje nga Këshilli i Emergjencës për Hamburg.


Lufta dhe egzodi i popullit shqiptar gjatë vitit 1999.

         Nga fundi i viti 1998, apo para se të vinte dimri, më ndërhyrjen e  të huajve u arrit një marrëveshje mes OSB dhe pushtetit serb. Kjo marrëveshje gjeja u siguronte popullatës të ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre. Në Kosovë erdhën shumë organizata  të mbështetura nga OSB-ja, për të mbikëqyrë kthimin e popullatës shqiptare në shtëpitë e tyre pas dëbimit që ua kishte bërë policia dhe ushtria serbe nën diktatet e politikës beogradase.
         Mirëpo kjo gjendje sado që sikur mbikëqyrej nga ndërkombëtarët, në Kosovë krijoj gjendje të rënd dhe të pasigurt. Përditë dëboheshin shqiptarët nga shtëpitë e tyre, vriteshin njerëz të pafajshëm dhe gjithmonë pushteti serb gjente pretekste për t´u arsyetua, e në anën e pasme të errët ky ishte një zbatim i planeve të tyre për ta zbrazur Kosovën nga shqiptarët. Edhe pse ishin prezent organizatat ndërkombëtare, ato nuk ishin aspak në gjendje për ti evituar këto krime dhe ketë gjenocid që po ndodhte në Kosovë. Gjendja po bëhej e paduruar, në shumë fshatra filloj të djegën. Luftëtarët e lirisë së Kosovës duke mos e pa askund në horizont diellin për Kosovën, po organizoheshin dhe ndërmerrnin aksionet e tyre për ti ndjekur pushtuesit e, sidomos ato grupe bandash dhe plaçkitës që po e terrorizonin popullin shqiptar të Kosovës. Në këtë situatë, diaspora e filloi aksioni me moton “ Të solidarizohemi me të pastrehe në Kosovë”
         Janari i vitit 1999 në Kosovë po hynte edhe më i egër. Pushtuesit serb nga padurimi për ta pa Kosovën pa shqiptar filluan më vrasje të cilat pa asnjë hamendje u vlerësuan si gjenocid i llojit të vet. Tani me gjithçka ishte e qartë edhe për shqiptarët dhe për Bashkësinë ndërkombëtare se shpëtimi i shqiptarëve në Kosovë ishte vetëm nëse intervenonte ushtarakisht fuqitë e mëdha. Dhe në mars 1999, NATO, sulmoj caqet ushtarake të Serbisë.
         Ishte ky fillimi i luftës mes serbisë dhe ushtarëve të NATO-së. Ishte kjo një shtytje që u dha ushtarëve të UÇK-së, për ti intensifikua forcat e saja në luftë me armikun serb. Serbia duke e parë se maska e saj ishte shçerur para Bashkësisë Ndërkombëtare, në shenjë hakmarrje ndaj forcave të NATO-së dhe ngritjes profesionale të UÇK-së, ndërmori një spastrim etnik në Kosovë duke ë dëbuar shqiptarët nga shtëpitë e tyre.
         Tani, ishte e qartë se Kosova ishte në luftë të pa kthim. Por, edhe tek vetëdija e mërgimtarëve shqiptar tani duhej të qartësohej që përveç atyre që do të ktheheshin në Kosovë për të luftuar, të tjerët duhej ndihmuar me mjete materiale. Dhe, në këtë kohë përsëri komisioni për ndihma pranë KSH “Verrat e Llukës”, që edhe u be qendra e shqiptarëve në Hamburg, filloj të intensifikoj angazhimet. Në këtë kohë, nga mërgata shqiptare kërkohej ndihmë. Ishin po ato thirrje që vinin nga Qeveria e Kosovës me thirrjen “Gjithçka për pavarësi”, dhe ajo nga krahu tjetër më thirrjen “Vendlindja thërret”. Këto dy subjekte më kërkesat e tyre dhe fjalorin propagandistik ishin mjaft kundërthënëse dhe krijonin huti tek mërgimtarët.
         Që mërgata të mos gjendej e përçare në ketë kohë të vështirë,  kryesi Klubit Shqiptar “ Verrat e Llukës” në Hamburg formoj të dy komisionet si për atë: “Gjithçka për pavarësinë e Kosovës” dhe për atë «Vendlindja thërret».Nga komisioni i parë tashme ishin individ që më shumë sukses kishin krye detyrat e veta gjatë vitit 1998. Më propozimin e kryesisë së klubit, në Kuvendin me të gjithë anëtaret, u vendos që komisionin e parë përsëri ta udhëheqin ata që punuan gjatë vitit 1998. Kurse për fondin “Vendlindja thërret” u angazhuan Vezi Sallahu nga Gostivari dhe Ismet Lushi nga Deçani. Në këtë kohë kryesia dhe anëtarësia e klubit sëbashku me të gjithë mërgimtarët, vazhdonte të punonte me angazhim të shtuar. Në klub kujdestarohej 24 orë pa ndërpre, sepse në çdo kohë vinin ndihma dhe se edhe mjetet informatike gjermane dhe strukturave komunale të Hamburgut po interesoheshin për atë që po punohej në klub.
         Tani përveç kryesisë se klubit, në lokalet e klubit “Verrat e Llukës”në Hamburg, ishte vendosur edhe komisioni për ndihma që vepronte pranë LDK-së. Ky komision ishte mjaft aktiv dhe angazhohet pa ndërpre 24 orë. Përkrahja të madhe komisionit për ndihma i dhanë edhe shoqata dhe subjekte tjera që vepronin në Hamburg. Sidomos ndihmë të pakursyer dhanë mërgimtarët shqiptarë që vinin nga Iliria dhe jetojnë dhe punojnë në Hamburg. Duke e parë se KSH “Verrat e Llukës” në Hamburg, po bëhej qendra kryesore e organizimit të mërgatës, disa  grupe dhe individ krijonin situata tragjiko-komike më sjelljet e tyre dhe në raste të shpeshta edhe e eskalonin situatën mes mërgimtarëve. Ata shpesh krijonin situata të dyshimta,  dezinformonin mërgimtarët me një propagandë jo qëllimmirë. Por jo vetëm mërgimtarët, por ata edhe tek organet gjermane krijuan dyshimet se çfarë po organizojnë shqiptarët në Hamburg. Ata disa herë bënë kontrollimin e lokaleve të klubit me pretekst se në klub nën maskës së ndihmave humanitare po grumbulloheshin mjete për armatim. 
         Shtypi dhe mjetet e informimit gjerman, televizioni, radio, gazetar çdo ditë e vizitonin Klubin Shqiptar „Verrat e Llukës“ në Hamburg që të bisedonin më aktivist të kësaj shoqate, që për kohën ishte e regjistruar pranë organeve gjermane edhe si Shoqatë Informative. Gazetarët bënin intervista, bisedat me mërgimtarët shqiptarë duke u interesuar se si ndiheshin në momentin kur në Kosovë po vriteshin  shqiptarët, kur Kosova po digjej nga solldateska serbe.  Interesimi i medieve gjermane ishte shumë i madh për gjithë atë që ndodhte në Kosovë dhe tamam kishin gjetur vendin nga mund të informoheshin për shumëçka. Kjo sepse në klub ishin angazhuar të gjithë dhe sidomos edhe disa student që me informatat e tyre, shpjegimet e tyre dhe angazhimin e tyre po i artikulonin drejtë të drejtat e shqiptarëve të Kosovës dhe me bindje i arsyetonin ndërhyrjen e NATO-së në Kosovë.
         Kontribut të veçantë në këtë kohë dhanë studentet e sidomos Donika Gërvalla, Merita Osmani, Sofian Halili, Nurie Nuhiu, Eshref Ademi, Nol Shala, Vullnet Rushani e disa të tjerë. Ata gati çdo ditë ishin në kontakt me mjetet e informimit gjerman. Mirëpo, pasi disa organizime brenda mërgatës shqiptare po uzurpoheshin nga grupe dhe individ, roli parsor i KSH “Verrat e Llukës” në Hamburg, në përgjithësi mbeti tek ndihmat humanitare dhe ndihma materiale për Kosovën. Kështu, për një periudhë shumë të shkurtër në Fondin e Qeverisë së Kosovës, komisioni i klubit ka bartur 140.000,00 DM. Mjetet janë bartur në konton që kishte hapur Qeveria e Kosovës për 3%. Ndërsa, edhe  komisioni i LDK-së që vepronte në lokalet e klubit ka mbledhur një shumë të caktuar të mjeteve për ndihmë Kosovës, mjete këto që sipas informatave janë dorëzuar në zyrën e Qeverisë se Kosovës në Bon nga një aktivist i LDK-së. Është e njohur se ato mjete në shuma mjaft të larta Metush Topalli i ka dorëzua në një zyre të QK në Bon dhe asnjëherë nëndegës së LDK në Hamburg, komisionit për ndihma nuk ju është prezantuar dëshmia se kush i ka marrë ato mjete.
         Komisioni për fondin “Vendlindja thërret”, për disa ditë grumbulloj 13.200,00DM, mjete këto që Ismet Lushaj dhe Vezi Sallahu ua kanë dorëzuar udhëheqve të këtij fondi që vepronin në Hamburg, z. Muhamet Hoxhës. As nga komisioni i  fondit “ Vendlindja thërret”, dega në Hamburg në Hamburg, nuk është kthye dëshmia se mjetet kanë shkuar në qendër, edhpse kështu u ishte premtuar me rastin e dorëzimit. Bombardimet e NATO-së, mbi caqet ushtarake serbe, krijon gjendjen e rëndë në Kosovë. Popullsia thuaja ishte larguar me dhunë nga trojet e veta dhe ishin vendosur në Shqipëri dhe Maqedoni.
         Edhe të ashtuquajturit refugjatet e Kosovës në Shqipëri dhe Maqedoni kishin nevojë për ndihma, mos të themi humanitare, por ndihma vëllazërore. Tani këto ndihma më tepër ishin të karakterit material dhe të përkohshëm. Kështu, KSH “Verrat e Llukës” në Hamburg, në bashkëpunim edhe me shoqata tjera shqiptare dhe gjermane përpiloj shpejt e shpejt planin për grumbullimin e mjeteve të nevojshme që duhej dërguar me urgjencë. Këto ishin; miell, veshmbathje, detergjent, medikamente, shtretër, batanije.
         Derisa vazhdonte aksioni për grumbullimin e dërgesave, paralelisht duhej siguruar edhe transporti për Shqipëri. Transporti kishte një kosto të lartë sepse për momentin Shqipëria konsiderohej vend I rrezikshëm për firmat që bënin transportimin e mallrave. Kështu edhe për pagesën e transportuesit po vazhdonte puna krejt në mënyra vullnetare dhe u bashkuan 13.010,00 DM për transportin e këtij malli gjer në Shqipëri.
         Është për t´u cekur se vetëm brenda 5 dite gjithçka ishte gati. Ishin grumbulluar mbi 25 tonë ndihma si; miell 10 mijë tonë (mielli i blerë drejtpërsëdrejti në një fabrikë mielli nga të hollat e grumbulluara apostafat për miell), pastaj sheqer, vaj, detergjent, rroba të nevojshme, batanija dhe tjera. Të gjitha këto u paketuan me kujdes dhe sikur i klasifikuan për çdo familje prej 3-5 anëtaresh. Të njëjtin vit, me ndihmën e mërgimtarëve KSH «Verrat e Llukë» në Hamburg,  UÇK-së që ishte vendosur në kufi i ka dërguar një kamion që i plotësonte kriteret e një transporti ushtarak. Bashkë më këtë kamion janë dorëzua edhe mjete tjera, çka në shenjë mirënjohje Ministria e Mbrojtjes se RK e ka falënderuar klubin. Të njëjtin angazhim, dhe në ndihmë edhe të ASB gjermane, në qendrat strehuese të popullit shqiptarë nga Kosova në Maqedoni, KSH “Verrat e Llukës” në Hamburg dërgoj një ndihmë gjithashtu prej 25 tonë mall, dhe mblodhi  3.500,00Dm për shpenzimet e transportit.


Periudha e trete; përfundimi i luftës në Kosovë 1999, lufta në Maqedoni,
                   Luginën e Preshevës e, gjer në mars 2007.

         Edhe pse në Kosovë, në muaj qershor 1999 kishin hyr trupat paqeruajtëse të NATO-së, dhe shumë organizata humanitare, përsëri Kosova kishte nevojë për ndihmë. Kishte nevojë për ndihmë sepse banorët e kthye nga Shqipëria dhe Maqedonia u kthye në shtëpitë e tyre të djegura, në vatrat e tyre të plaçkitura dhe grabitura gjithçka që e kishin pasur dikur. Tani gjithçka duhej filluar nga e para. Jeta fillonte nga fillimi.
         Dhe ky fillim ishte i vështirë. Një pjesë e njerëzve po këndellej më shpejtësi marramendëse, kurse një pjesë kishte rënë në dëshpërim nga humbja e shumë anëtarëve të familjeve. Kishin mbetur shumë pa prindër, vëllezër e motra. Kishin humbur më të dashurit e tyre dhe rikthimi i jetës ju dukej shumë e rëndë. Shih për këtë tani as që interesohej kush. Në skenë kishin dalë shumë profitër të luftës dhe tani në paqe ata po bënin kërdi. I uzurpuan shumë shtëpi dhe strehimore të cilat do t´ju nevojiteshin atyre nënave që kishin mbetur me jetimet. Duke e parë një gjendje të tillë, kryesia e KSH “Verrat e Llukës” në Hamburg vendosi që para dimrit të ashpër që po hynte në Kosovë të dërgoj edhe disa ndihma.
         Së pari më 26.08.1999, si ndihmë simbolike për Shkollën Fillore “ Lidhja e Prizrenit” në Deçan, klubi dërgoj 2000 DM. Të hollat i pranoj drejtori i shkollës Rexhep Molliqaj (deftesa nr.1/99 e dates 26.08.1999). Në dhjetor 1999, të ndihmuar edhe nga shoqata Gjermane ASB në Deçan u dergua  një kamion prej 25 tonë ndihma ku përfshiheshin që nga mielli, veshmbathja, detergjente dhe ndihma tjera. Ishte një mendim I përbashkët se këto ndihma duhej dërguar në Deçan dhe ate duke ua dorëzuar  SHH “Nënë Tereza”. Kjo Shoqatë ndihmat i ka pranuar dhe pas shpërndarjes, klubit i ka dërguar edhe falënderimin nr. të nënshkruar nga kryetari i saj Memaj. Në falënderimin e SHH B “ Nënë Tereza” dega në Deçan, mes tjerash thuhet; “ E falënderojmë Shoqatën Shqiptare “Verrat e Llukës” me seli ne Hamburg….Ky konvoje ka qenë i mirëseardhur si për ne si shoqatë, por në veçanti për banorët e kësaj komune, sepse dihet se komuna e jonë më fshatrat për rreth është me e shkatërruara….” (Dokumenti nr.2)
         Universitetit të Tetovës në vazhdimësinë e ndihmave, klubi me datën 29.12.1999, I dërgoj 1000 DM ( Falenderimi i UT nr.249/99. Korporata Energjetike e Kosovës-Separacioni, me datën 15.01.2001, KSH “ Verrat e Llukës” në Hamburg i ka dërguar një Falënderim për dërgimin e 43 palë këpucë për punë shpërnda punëtorëve.


Dëshmi nga KEK-u, për ndihmën nga klubi

         Falënderimin e ka nënshkruar Fehmi Greiçevci në emër të Sindikatës se pavarur të punëtorëve të separacionit. Në mes tjerash në falënderim thuhet: “Në kompania e qymyrit të Separacionit në Prishtinë(Kastriot) kemi konsideratën ndaj shoqatës të mërgimtarëve në Hamburg të Gjermanisë për kontributin e dhënë në ndihma anë e këndë botës, e njëherë jemi të impresionuar për ndihmën që na bëtë neve. Njëherë shfrytëzojmë rastin që ti përshëndesim të gjithë shqiptarët në diasporë e gjetiu.”

         Viti 2001 në Maqedoni filloj më shpërthimin e konfliktit të armatosur e cila shumë shpejt mori përmasa të zgjeruara dhe u shndërrua në një luftë. Edhe në trojet shqiptare u lind nevoja për formimin e një force mbrojtëse për t´i mbrojtur shqiptaret nga sulmet dhe masakrimi i forcave maqedonase e sidomos të atyre mercenarëve që kishin ardhur nga shtet sllave.
         Mërgimtarët shqiptarë në Hamburg e sidomos ata që vijnë nga fshatrat shqiptare të Maqedonisë, me shpejtësi të madhe filluan organizimin për t´iu ndihmuar si qytetarëve shqiptarë ashtu edhe forcave mbrojtëse të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Në lokalet e klubit u vendosen grupet punuese, gjegjësisht të zgjedhurit e fshatrave të banuara me shqiptarë në Maqedoni të cilët kontribuonin për vendlindje. Sidomos, punë dhe angazhim të madh dhe me një vazhdimësi ishin fshatrat Gurgurnicë, Koritë, Çallapek, Bogovinë e tjera.
         Nga kryesia e klubit u formuan përsëri komisione të caktuara që bënë shumë punë rreth ndihmave humanitare që I duheshin si qytetarëve shqiptarë në Maqedoni, ashtu edhe luftëtarëve. Pasi komisioni për ndihma në të holla ishte krijuar nga disa grupe që vepronin në emër të disa strukturave organizative, një komision i tillë vepronte edhe në lokalet e klubit tonë. Mirëpo, asnjëherë kjo “strukturë” nuk na ka informuar se sa  mjete janë bashkuar në klub. Njëherit, edhe atëherë kur janë dorëzuar mjetet këtyre “strukturave”, ata nuk na kanë dhënë dëshmi se kush i pranoj dhe sa ishte lartësia e mjeteve të pranuara, gjë që më parë kjo bëhej. Pa dashur të manipulojmë me shifra, mund të themi se nën organizimin e aktivistëve të klubit janë mbledhur shumë mjete. Bile, nga vetë fondi i shterur i klubit, në Fondin “ Liria Kombëtare” u barten 2000 DM. që asnjëherë nuk u dha ndonjë dëftesë për korrektësi.
         Nga ndihmat humanitare, që klubi veç kishte marrëdhënie me OH” El-Hilal” dega në Tetovë, kryesia e klubit ra në kontakt që me fillimin e konfliktit dhe kështu në fillim i dërgoj një ndihmë simbolike prej 14.510, 00 DM.  Pas marrjes se kësaj ndihme, kryetari i degës OH “El-Hilal” në Tetovë, z. Xhafer Xhaferi i ka dërguar KSH “ Verrat e Llukës” në Hamburg një letër falënderimi; OH “El-Hilal” dega në Tetovë, sot me datën 03.05.2001 i pranoj mjetet financiare të dërguara nga ana e Juaj, të destinuara për banorët e fshatrave të malësisë së Sharrit që janë të rreztikuara nga aspekti material për arsye të luftimeve që ndodhën në këtë zonë të qytetit të Tetovës…në fund edhe njëherë ju falënderojmë për ndihmën e dërguar dhe u urojmë shëndet, sukses në punë si dhe ZOTI U BEKOFT dhe u SHPËRBLEFT MIRËSINË TUAJ ME TË GJITHA TË MIRAT NË JETË”
         Në komisionet për ndihma që u dedikoheshin luftëtarëve të UÇK-së, nga fondi i vet klubi ndau edhe 2000.00 Euro. Në muaj maj 2001, KSH” Verrat e Llukës“ në Hamburg për banorët e rrezikuar në Tetovë ka dërguar 25 tonë ndihma materiale ku përfshihej  mielli, vaji, krip, sheqer, detergjent e material tjetër të nevojshme. Kamionin me material e ka pranuar  OH “ El-Hilal” dega në Tetovë, e cila që nga 18.05.2001 fillon shpërndarjen nëpër familjet që kishin nevoja emergjente.
         Sipas listës se dërguar nga OH “ EL-Hilal” dega në Tetovë, vërtetohet se 156 familjeve të nevojshme ju janë afrua ndihmë. Ndihma është shpërndarë nëpër fshatrat; Shipkovicë, Sellcë, Veshalë, Oronovac, Gajre, Buzovc, Pirok, Reçicë, qytetin Tetovë, Lavcë, Lisecë, Trebosh e fshatra tjera.
         Kur në vitin 2001, nga mërgimtarët, e sidomos nga kryesia e KSH “ Verrat e Llukës” në Hamburg doli kërkesa që heroit tonë Sali Çekajt ti ngritët përmendorja, ishte Klubi i pari që mori aksione konkrete. Mirëpo sado që kjo kërkesë, apo iniciativë në fillim hasi në një ndeshje interesash tek disa individ që ditën shfaqeshin si bashkëpunëtor dhe miq të Sali Çekajt, dolën disa që natën e rrënonin këtë iniciativë. Ata pa ndonjë turp shkuan aq larg sa edhe reaguan  me arsyetime qesharake se; shokët e Salihut janë duke e menduar këtë propozim. Me gjithë pengesat, iniciativa e inicuar nga anëtarët e KSH ”Verrat e Llukës” në Hamburg, mori hapat konkret.  Për ndërtimin e përmendores së heroit Sali Çekajt në Deçan, klubi ndau shumën prej 13.500,00 Euro, shumë kjo që është bartur në fondin tashmë të hapur për punimit të lapidarit të heroit.
                   Në prag të Festës së Kurban Bajramit (viti 2003), përmes organizatës Humanitare “ El Hilal” Tetovë, KSH “Verrat e Llukës” në Hamburg, ndihmoj disa familje të dëshmorëve dhe skamnor me nga 50, 00 Euro. Për këtë ndihmë ka shkruar edhe gazeta shqiptare “Fakti” me titull “Mërgimtarët ndihmojnë familjet e dëshmorëve”
         Duke  u nisur nga meritat e mëdha qe kishte luftëtari dhe dëshmori i kombit Maxhun Çekaj i cili ra ne fushë betejë në mbrojtje të Kosovës, KSH “ Verrat e Llukës” në Hamburg, është interesuar rreth shkollimit të djalit të tij Orhan Çekajt. Klubi i ka ndihmuar për shkollim në një shumë simbolike prej 300,00 euro. Për ketë Orhan Maxhun Çekaj i ka dërguar klubit një falënderim.
         Mirënjohje të posaqmë KSH „ Verrat e LLukës“ në Hamburg i ka dërguar edhe Lidhja e Arsimtareve Shqiptar për Gjermani. Kjo mirënjohje është dhënë klubit për kontributin e dhënë për Shkollën Shqipe në Gjermani dhe në emër të ndihmës materiale më rastin e mbajtjes se kuizit të diturisë për nxenësi e Shkollës shqipe në Gjermani. Ky kuiz eshte mbajtur në Hanover në vitin 2003. Po ashtu me rastin e Festes se Kurban Bajramit në vitin 2004, klubi u ndihmoj me nga 60,0 Euro 60 familjeve të dëshmorëve dhe skamnore në Kosovë. Ndihmat u shpërndan drejtpërsëdrejti dhe të ndihmuar nga Qendra për Punë Sociale në Deçan. Ndihmat janë shpërndarë nëpër fshatrat; Gllogjan, Shaptej, Ratishë, Maznik, Drenoc, Kodrali, Junik, Carrabreg, Prilep. Për korektësin e ndihmave ka vërtetuar drejtori i kësaj qëndre z. Brahim A. Lushaj, pedagog.
         Klubi per Festen e Kurban Bajramit ka ndihmuar 15 familje me nga 60,00 Euro në Komunën e Gjakovës. Këtu për korrektësi ka ndihmuar Komisioni i Qendrës për punë sociale në Gjakovë nënshkruar nga z. H. Haxhikadrija, M. Dula dhe A.Qarri. (Dokumenti nr.9)
         Në fshatin Lubeniq komuna e Pejës, një fshat që forcat paramilitare serbe bën njërën ndër masakrat me të madhe që ka ndodhur në Kosovë, ky klub u dergoj  20 familjeve nga 60,00 euro ndihme . ndihmat u dhanë drejtpërsëdrejti nga përfaqësues të klubit dhe në prezencën e përfaqësuesve të fshatit z. Flamur Bushatit dhe Sokol Morinës. (Dokumenti nr.10)
         Me 23 01.2004, ndihma ju dërguar edhe disa familjeve të varfra në komunën e Istogut. Ndihmat janë shpërndarë në fshatrat: Mojstir, Rakosh, Shushicë, Kashicë, Kaliqan, Istog i Posh. Sudenicë. Ketë e ka përcjellë edhe Qendra për punë sociale Istog nga drejtori i saj zonja Fitore Rexhaj.


         Falënderim të posaqem Kryesia e klubit ka marrë edhe nga Komuna e Shqipkovicës-Tetovë ( falënderimi i protokolluar me nr.03-149/1 dt.09.06.2004) për ndihmën që ka dhënë KSH “Verrat e Llukës” në Hamburg për Abdulhamit Amzait nga shfati Shipkovicë me rastin e operimit të veshkave. Falënderimi i familjes Maliqit nga Tetova për ndihmën që i ka dhënë KSH “Verrat e Llukës” në Hamburg për ta ndihmuar shërimin e djalit të tyre Urim Vehbi Maliqit. ( Dokumenti nr.13)
         Shoqatës se Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, me rastin e Simpoziumit Shkencor në Tetovë me temën “Masakra sllavokomuniste mbi shqiptaret”, mbajtur me 23.10.2004, klubi “Verrat KSH “Verrat e Llukës” në Hamburg e Llukës” në Hamburg sponzorizoj me shumë prej 500,00 euro.
         KSH “Verrat e Llukës“ në Hamburg sponsorizoj në shumë prej 1000,00 euro, si sponsorizuesi kryesor i botimit të librit për të djathtën shqiptare. Libër ky i botuar me punimet shkencore te dala nga Akademia për të Djathtën Shqiptare mbajtur në Hamburg ne Qeshor 2004.
         Një letër krejt të veçantë klubi e ka marrur edhe nga familja e Adem Mahmutit:
         Klubit shqiptar “Verrat e Llukës“- Hamburg.
         Të ndëruar zotrinjë, bashkëkombas dhe bashkëvendas. I ndjeri Adem Mahmuti mori rrugën epër në mërgim. Ai këtë rrugë e mori jo pse dëshironte, por e mori pse e çoi nevoja. I ndjeri Ademi këtë e bëri për ta siguruar kafshatën e bukës dhe për të formuar kushtet minimale për jetesë si çdo shqiptar i këtyre trojeve.
         Të nderuar zotrinjë! Pas tetëmbëdhjetë muajve mërgimi na erdhi një lajm i zi. Na erdhi lajmi se  Ademi ka ndruar jetë. Ky lajm tronditi familjen dhe çdo shqiptar të kësaj ane. Të nderuar zotrinjë pasi pranuam lajmin për vdekjen e të dashurit tonë Ademit, filluam të mendojmë se çfarë do të ndodh me punët e mëtutjeshme meqenëse i ndjeri në Gjermani ishte me qëndrim ilegal.
         Ju të nderuar të lartpërmendur, treguat fisnikëri, humanitet, solidaritet ndaj të dashurit tonë të ndjer Ademit dhe familjes së tij. Me atë që bëtë ju, zbutet dhimbjen tonë të madhe, ndihmuat sjelljen e kufomes n♪7 vendlindje, për atë shkak pranoni falenderimet e sinqerta, bekimin tonë dhe bekimin e Zotit.
         Zoti ju bekoftë Juve dhe zemrat tuaja bujare.
                            Nga; Shoqja, djemtë, familjarët dhe farefisi i të ndjerit Adem Mahmutit.“ ( mbyllet letra)

Mirënjohje nga organizuesit e Akademisë për të Djathtën shqiptare në Hamburg, 2004