Vështrim nga Halil
Haxhosaj
Pelegrinazh
i ftohtë në qytetin D - Poezi nga Arif Molliqi
Poeti
Arif Molliqi, tashmë i prezantuar në hapësirën tonë krijuese me dhjetë vepra
letrare, këto ditë u shfaq më përmbledhjen më të re, „Pelegrinazh i ftohtë në
qytetin D.“
Duhet
ta them që në fillim, se brumi i këtyre poezive është një pelegrinazh paksa i ftohtë.
Ndërkaq, kjo substance poetike më pelegrinazhin e ftohtë është ndërtuar mbi
shqetësimet e brendshme, brenda të cilave protestohet, jo vetëm për të pohuar
të vërtetën, por edhe për të treguar atë. Si në përmbledhjet e poezive para
kësaj, autori nuk është lodhur të krijojë asnjëherë një strukturë të përkryer
formale të tipit të librit të kufizuar sipas disa rregullave. Ai sikur është
munduar të bëj thyerje të skemave letrare, edhe brenda substancës poetike, duke
i ikur retorikës, folkloristikës që aq shumë i gjejmë në vargjet e poetëve të
sotme. Ndërkaq rezonanca e librit mbështetet në imazhe harmonike të ndërtuara
me mjete figurative të paradoksit, të groteskut dhe të ironisë. Ky funksion
paradoksal, herë-herë duket se errëson apo e hermetizon mendimin, por që e
detyron lexuesin të jetë i vëmendshëm, ta kuptoj, kur ka paradoks individual të
mendimit, e kur universal.
Aspekti
tjetër, më i rëndësishëm që gjendet brenda këtyre poezive, është identifikimi
sensuale i autorit, me gjithë ato që takohet, do të thosha, që i dalin përpara,
gjatë pelegrinazhit. Këto janë situata që i hulumton dhe i përshkruan pa
retorikë, duke i thënë me një mendim specifik të zhurmshëm përmes vargut.
Kësisoj ai futet në një formë të re, qartësia e së cilës vërehet nga alegoria
brenda groteskes. Këtu ai përpiqet ta ngërthen çdo formë të re në të jetuarit e
njerëzve në qytetin D., duke filluar nga nuancat deskriptive e deri tek ato
filozofike e satirike, çka, Pelegrinazhi i autorit, metaforikish është një ecje
e pa fund:
Më
shurdhon një fjalë
Që
më rri gjithë kohën mbi kokë
As
emrin nuk ia mësova ( faqe 11).
Ose;
...
u çmendën krushqit
Nga
zhurmë e lodrave
Të
akorduara me bisht qeni
Por
nuk është vetëm kjo që shpie autorin tek qyteti D., por janë të gjitha ato që
ndodhin brenda dhe jashtë tij. Sepse, edhe pasi kemi arritur aty, hasim diçka
që kërkohet të mposhtet kolektivisht. Dhe, kështu, në kulmin e mynxyrës,
shtëpia, natyrisht, ka edhe funksionin më të rëndësishme metaforikisht nëna
shqiptare. Është e ftohtë Shqipëria -shtëpia e të gjithë shqiptarëve, që hesht
edhe kur krushqit- miqtë politik të saj, mbartin tragjedinë në trupin tjetër të
copëtuar. Prandaj, këto gjithmonë janë motive të ftohta që nuk e përjashtojnë
njëra tjetrën:
Molliqi
para se gjithash, më shumë e kërkon rrugën poetike përmes poezive të shkurtra.
Andaj, këtu na del se autori nëpër ketë rrugë e shpalos përpara lexuesit e
gjithë panoramën e atyre gjërave që i gjen gjatë pelegrinazhit në qytetin D. Ai
vetëm sa e ngacmon mendimin e lexuesit, i jep drejtimin duke i lënë fushë të
hapur fantazisë se tij. Sepse, sa më i pasur të jetë mendimi me elemente
figurative, aq më e lartë është mjeshtëria poetike e vargut:
Në
mjegullën e vjeshtës
kthehen
të vonuarit
me
duart në kokë
shikojnë
një përmendore të vjetër
e
mbajnë të mos u ik
* * *
presin
breshër në vend të shiut
t´i
pastrojnë njollat e fytyrës
( Rrugë e çuditshme)
Shpeshherë
lexuesi s´mund ti lexoj poezitë e Arif Molliqit kalimthi, vetëm duke i
shfletuar. Atyre u duhet të jenë shumë të vëmendshëm e të prirë për të kapur në
çast, ç´ka do të thotë poeti. Sepse, të poezitë e shkurtëra, poeti më pak fjalë
të mbeshtetura mjeshtërisht, na jep kuadro të gjalla ku dalin në pah problemet
apo brengat e jetës, gjatë pelegrinazhit të ftohtë. Mund të thuhet lirisht se
Molliqi, nuk ka eksperimentuar me fjalë të buta as atëherë kur gjendet në këto
rrethana, që atij aspak nuk i pëlqejnë. Çdo poezi e tij mund të konsiderohet si
një botë pa komplekse, ku gjërat thuhen zëshëm përmes vargut. Ja, sa për
ilustrim: / Në shkrimet e biografisë shkrova/ e kapa gjarprin për fyti (f. 30),
/Të vdekurit i dilnin mangut/ harronte ta numërojë vdekjen e vet(f.37), / Eu po
jetë pise qenka kjo/ kur flas me njerëz/ e asnjë fjalë nuk e kuptoj(f.58), / Në
rrahin e kohës po freskohen/ me pishë në dorë korbat (f.65), /Në pusin e kësaj
kohe/ zura diçka me grepin e ndryshkur/ lojën e fëmijërisë/ varur në supet e
mia të lodhura (f. 87)
Krijimi
poetik duke qenë një akt tërësisht individual s´ka sesi të mos projektojë edhe
trajektoren e vijës jetësore të autorit, megjithatë, nuk mund të thuhet se
poezitë, apo vepra e Molliqit është ndonjë ditar poetik. Këtë projeksion e
gjejmë tek poezia; Ikonografia, Kohë e përsëritur, apo Kohë e plasaritur e tjera,
por që pikërisht këto ndodhin për shkak të fuqisë imagjinative që ka poeti për
itinerarin e pelegrinazhit të tij.
Tërësisht
i ndërgjegjshëm se çka i fal koha në të cilën jeton, Molliqi duke u munduar ta
kursej lexuesin, ka afrua forma shumë të thjeshta të vargut, por që e ka
ndërlikuar përmbajtjen e të shprehurit poetik. Nga këto pikëvështrime poeti jo
rrallë në formë të narracionit idealizues paralajmëron idenë më mënyrë që me
mjeshtri të bëjë transformimin dhe kalimin në sferën e lirizmit.
Rikthimi
tek evokimet për qytetin e tij, në kuptimin simbolik, për Gjeravicën, me tone
herë-herë himnizuese, se është e qëndrueshme, e palëvizshme, dhe, e përjetshëm,
si një Zonjë e rëndë, ku edhe Perënditë pushojnë, ndihet nota e thellë e
romantizmit të rilindësve tanë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen