SHPËRFYTYRIMI I KOHËS SË TASHME
PËRMES PROSTITUCIONIT INSTITUCIONAL
Arif Molliqi: “KRYEQYTETI I LAKURIQËVE“, roman, botoi Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, Prishtinë 2017, faqe 184, ISBN 978-9951-697-24-8
Esenca dramatike e romanit, lëvizjet dhe përgjimet e misionarëve
FILLIM:
Romani "KRYEQYTETI I LAKURIQËVE" i Arif Molliqit sjell një prozë ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta lexojmë nga ky autor. Kjo ndryshe vjen nga thellësia e qasjes së problemit, nga mozaiku dhe gërshetimi i ngjarjeve, nga imagjinata mjaft e thelluar, si dhe lidhja e kësaj teme me realitetin shoqëror e politikë në Kryeqytet. Romani është një tregues i mirë për zhvillimin e proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova, zhvillime këto të cilat përmes rrëfimit artistik, autori mëton t'i zhveshë lakuriq, përkatësisht atakon vese të cilat janë duke na bërë gaz në sy të botës?!
Esenca dramatike e romanit, lëvizjet dhe përgjimet e misionarëve
FILLIM:
Romani "KRYEQYTETI I LAKURIQËVE" i Arif Molliqit sjell një prozë ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta lexojmë nga ky autor. Kjo ndryshe vjen nga thellësia e qasjes së problemit, nga mozaiku dhe gërshetimi i ngjarjeve, nga imagjinata mjaft e thelluar, si dhe lidhja e kësaj teme me realitetin shoqëror e politikë në Kryeqytet. Romani është një tregues i mirë për zhvillimin e proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova, zhvillime këto të cilat përmes rrëfimit artistik, autori mëton t'i zhveshë lakuriq, përkatësisht atakon vese të cilat janë duke na bërë gaz në sy të botës?!
Nuk duhen shumë përpjekje për të kuptuar se romani nuk ka të bëjë me Lakuriqët e Natës, as me prostitucionin që e paska ushtruar si zeje Eva Gurbardhi. Me apo pa dëshirën e saj, kjo fare s'ka rëndësi, qëllimi i autorit nuk është për të përcaktuar nivelin e moralit dhe imoralitetin e theksuar përreth të cilit zhvillohet ngjarja, letërsia artistike veset e shëmtuara i ngrit në art, kurse arti ka jetën më të gjatë se sa shëmtia dhe më shumë sa vetë mëkati?! Në anën tjetër, prostitucioni është pjesë e botës njerëzore pa të cilën nuk zhvillohet bota, sikurse as ato punë nuk bëhen pa u zhveshur lakuriq. Në anën tjetër lakuriqët shprehin shqetësim, shprehin kob dhe ndezin frikën e cila në këtë roman është trajtuar si fiksion (trillim), duke futur në përdorim simbolikën hiperbolike, ngase ngjarja lidhet me Kryeqytetin, i cili nuk e ka të theksuar problematikën e lakuriqëve, sikurse nuk duket të jetë hall as industria e prostitucionit, e cila viteve të fundit me sa duket ka marrë hov.
IMAGJINATA E THEKSUAR
Autori vetëdijshëm iu ka qasur kësaj teme për ta zhveshur lakuriq prostitucionin politik dhe institucional që ka mbërthyer jetën qytetare, andaj jo rastësisht ngjarja zhvillohet në Prishtinë, në kryeqytetin e politikave lakuriqe, e kontrabandave të natës dhe e veprimtarive që dëmtojnë imazhin e Kryeqytetit dhe misionin human të ndërkombëtarëve.
Ademi, kryeprotagonisti i romanit, është kthyer nga Hamburgu, bashkë më gruan e tij, Evën, e cila e ka kaluar ferrin dhe mundimet e prostitucionit, të cilin e ka ushtruar si zeje profesionale. Edhe pse autori nuk ka dashur t'i pagëzojë personazhet sipas kodit biblik, Eva dhe Ademi krijojnë një lidhje interesante. Derisa Eva rrëfehet përpara autorit, që në rastin konkret ka rolin e një prifti, që i dëgjon mëkatet e një gruaje me përvojë të madhe në industrinë e prostitucionit. Përmes formës së këtij rrëfimi, autori nxjerr në pah divergjenca dhe konflikte të mëdha të një klase politike, e cila ka zbritur nga mali me meritën e pakontestuar se vendit ia paskan sjellë lirinë. Por është korrupsioni i lartë, nepotizmi si dukuri dhe prostitucioni që kishte marrë hov, e kanë shpërfytyruar të tashmen, për t'ia nxirë e errësuar ardhmërinë këtij vendi.
Është imagjinata e theksuar, e cila është futur në funksion të idesë, për të bërë personazhin, Eva Gurbardhin, një figurë tragjike e cila tragjiken e vet mundohet ta kthej në shërbim të shoqërisë, të atdheut dhe në shërbim të identitetit kombëtar. Ajo është një grua që trashëgon fatin tragjik të nënës, e cila kishte përvuajtur dhe ishte përdhunuar burgjeve në sistemin. Tash e bija me peripeci të shumta, të tmerrshme, të trishtëta, e bëjnë rrëfimin e saj, sa tragjik po aq përjetues. Një sakrificë e madhe për të mbijetuar, tashmë ajo bëhet viktimë e tranzicionit të pakontrolluar që përjetonte Shqipëria post komuniste, kohë e cila do të lë pasoja të shumta, me ndodhi të papritur pasi të gjithë ishin të papërgatitur.
Eva Gurbardhi, është një vajzë e re, sipas romanit edhe shumë e bukur, mjaftë tërheqëse dhe madje inteligjente. Ajo do të kontrabandohet nga kushëriri i saj. Fillimisht me premtime mashtruese, për një punë të dinjitetshme, për të siguruar një jetë më të mirë, gjithsesi me mundësinë e kursimeve për ta mbajtur nënën e përvuajtur dhe veten të cilat shoqëria ua kishte kthyer shpinën në çdo kohë. Fatkeqësisht ajo do të përfundon në një shtëpi publike në Itali, ku detyrohet të mbijetojë nga prostitucioni në rrugë. Vuajtjet dhe torturat që ajo përjeton janë mynxyra të trajtuar me kujdes të stërholluar duke e bërë lexuesin kurioz t'i bjerë romanit deri në fund.
Mynxyrat e jetës, nëpër të cilat ka kaluar Eva Gurbardhi, përshkruhen me dhembje përjetuese, ndërsa autori, sikur të ishte prifti, është i obliguar të dëgjojë rrëfimet dhe përjetimet e saj. Pikërisht përmes këtyre dy personazheve zbërthehet enigma e përfolur për ndodhnit në Kryeqytetin e Lakuriqëve. Kurse fati i kryeqytetit tashmë po kalërohej nga banda e grupe, përmes të cilave po shkatërrohej liria, të cilën Komandantët e dehur nga fama e lirisë, errësonin perspektivën e një gjenerate që po vjen. Natyrisht kryepersonazhi është i shqetësuar me realitetin në kryeqytet, ndërsa për gjendjen e tij shpirtërore mësohet nga rrëfimet e Evës, e cila tashmë në Kryeqytet ishte zyrtare në një Mision Ndërkombëtar.
Autori dhe Eva ishin njohur rastësisht më parë në Hamburg, në një aktivitet kulturor, por lidhja e tyre do të nis dhe do të përfundojë në Prishtinë. Në anën tjetër, pavarësisht esnafllakut, edhe Ademi ishte njohur më Evën në Hamburg, jo në cilësinë e klientit por në përpjekje për të gjetur prehjen, qetësinë dhe dashurinë për një jetë të gjatë bashkëshortore. Njohja me Evën ndoshta ishte dhuratë nga Zoti, siç thotë Ademi, mbase me të ndihej mirë, derisa një ditë kthehen "lakuriqët" dhe ia prishin këtë lumturi dhe rahati. Gjegjësisht, rrëfimet e tyre për Evën që i tregojnë Ademit se ajo kishte qenë prostitutë, prishin gjithçka në marrëdhëniet e tyre. Gjithë kjo tragjikë në mes tyre kishte ndodhur kur ishin kthyer "lakuriqët" nga mali në qytet. Sidomos kjo dukuri u ashpërsua kur Eva e kishte gjetur Priftin - Njeriun para të cilit rrëfehej çdo ditë, ajo fliste për jetën e saj, për përvojën e saj më "lakuriqtë", por edhe për vuajtjen dhe dhembjen e saj. Në anën tjetër, përvoja e saj tashmë në Mision të caktuar, ia kishte mundësuar asaj t'i njihte ma mirë grupet dhe bandat që kontrollonin kryeqytetin. Veprime këto që zhvishnin jetën institucionale lakuriq, duke krijuar pasiguri për banorët e Kryeqytetit.
JETA E EVËS ISHTE PËRPLOT BËMA
Arif Molliqi në këtë roman ka bërë shumë interpretime interesante, të cilat e bëjnë dramën e rrëfimit letrar më të kapshme, më të kuptueshme dhe të përafërt me realitetin. Padyshim jeta e Evës ishte përplot bëma, përplot ngjarje dhe përplot sakrifica, e këto për pasoj kishin dhunën e shfrenuar që ushtronin punëdhënësit e Klubeve të Natës, reminishenca të cilat përmes rrëfimit qesin në pah imagjinatën e pashembullt se si duhet jetuar botën ndryshe, ndërsa bota reale të cilën tashmë e prekte Eva, jo vetëm se ishte përplot vuajtje dhe zhgënjime të njëpasnjëshme, por kryekreje ishte në shërbim të një misioni fisnik dhe human.
Ishte Gjini, një kushëriri i saj, i cili do ta nxjerrë nga ai batak, do ta shpëtojë nga ai shfrytëzim, për të cilin ajo as nuk ishte përgatitur dhe as nuk e kishte imagjinuar, prandaj nuk kishte qenë e përgatitur. Edhe vdekja e hershme e Gjinit, do të ndikojë në jetën e saj, posaçërisht porosia e tij për ta kërkuar dashurinë e saj, duket si një arsye pse ajo është gjetur në Hamburg, ndonëse as aty nuk e kishte gjetur atë dashurinë, e cila i kishte munguar vazhdimisht, megjithatë ajo kishte arritur t'i kryej studimet për t'u bërë vetja e saj, ndërsa vuajtjet e saj i kthen ne një kauzë humane për ta shpëtuar njeriun tonë që gjendet i kapur nga lakuriqët.
Ardhja e Evës në Kryeqytetin e Lakuriqëve kishte ngjallur shqetësim tek komandantët, pasi misioni i saj është i ndërthurur me zhvillime e shumta politike, që nisin atëherë kur në bulevarde "në të dyja anët e rrugës disa njerëz po hiqnin nga shtyllat e hekurta disa flamuj që deri atë ditë nuk ishin parë në qytet. Pasi i hiqnin, i grumbullonin si turra drush, ua shtinin zjarrin dhe i digjnin mes rrugë pa drojë nga askush".
Rrugëtimi i saj nga një grua që prostituonte buzë bulevardeve, në një zonje sallonesh moderne, për t'i kënaqur a mëkuar pasaniket e lartë që vinin në Hamburg, e deri tek misioni i saj aktiv në një organizatë ndërkombëtare, i jepte asaj epitetin e një zonje që dinte shumëçka rreth zhvillimeve lakuriqe në Kryeqytet, zeje të cilën tashmë e bënin bosët e dikurshëm të kazinove nëpër vendet perëndimore. Ajo po mësonte edhe për rolin destruktiv që po bënin individ nga Misioni Ndërkombëtar, të cilët tashmë në bashkëveprim më klientët e dikurshëm të saj, të cilët koha e pas çlirimit i kishte shndërruar në Bosë të krimit, korrupsionit dhe prostitucionit shtetërore, kurse Eva dinte gjithçka për ta.
Jo aq frika nga mëkati, por misioni i saj human, e detyronte atë për tu rrëfyer përpara autorit. Kur "lakuriqët" i kishin rënë në gjurmë flirtit të saj me autorin, por më shumë e kishin kuptua se ajo po rrëfente për të kaluarën dhe të tashmen e tyre, andaj kjo gjë i pengonte dhe, shfrytëzuan rastin për ta kërcënuar jo vetëm atë, por edhe autorin dhe ish bashkëshortin e saj Ademin. Ishte kërcënim me vdekje nëse dikush guxon të bëjë publike diçka nga rrëfimet e Evës dhe nga e kaluara e tyre. Ata e dinin se Eva Gurbardhi, tashmë ishte përcaktuar në misionin e saj për t'i shërbyer shoqërisë, prandaj prezenca e saj në Kryeqytet, por sidomos nëpër bare e restorante nate i pengonte. Sa ma shpesh takoheshin Eva dhe autori, dyshimi kundër saj shtohej ma shumë, andaj "lakuriqët" bënin çmos për ta izoluar dhe për ta penguar në misionin e saj fisnik.
Jo aq frika nga mëkati, por misioni i saj human, e detyronte atë për tu rrëfyer përpara autorit. Kur “lakuriqët” i kishin rënë në gjurmë flirtit të saj me autorin, por më shumë e kishin kuptua se ajo po rrëfente për të kaluarën dhe të tashmen e tyre, andaj kjo gjë i pengonte dhe, shfrytëzuan rastin për ta kërcënuar jo vetëm atë, por edhe autorin dhe ish bashkëshortin e saj Ademin. Ishte kërcënim me vdekje nëse dikush guxon të bëjë publike diçka nga rrëfimet e Eves dhe nga e kaluara e tyre. Ata e dinin se Eva Gurbardhi, tashmë ishte përcaktuar në misionin e saj për t’i shërbyer shoqërisë, prandaj prezenca e saj në Kryeqytet, por sidomos nëpër bare e restorante nate i pengonte. Sa ma shpesh takoheshin Eva dhe autori, dyshimi kundër saj shtohej ma shumë, andaj “lakuriqët” bënin çmos për ta izoluar dhe për ta penguar në misionin e saj fisnik.
Gjithsesi autori me këtë roman të kësaj natyre ka gjetur mënyrën subtile, që do të thotë, me qasje të stërholluar, me shije të mprehtë, me saktësinë e mundshme, dhe me rrëfimin e thjeshtë e përjetues, për ta davaritur frikën e cila si mjegull po rëndon në qiellin e Kryeqytetit. Në anën tjetër për gjendjen kaotike, për veprimet e turbullta kishte kontribuar i Biri Lamës, një epror ushtarak që kishte shërbyer për vite me radhë ushtarak në Ushtrinë Shqiptare, por që pas tranzicionit komunist si emigrant ishte marrë më prostitucion. Gjatë luftës kishte marrë pjesë në misione të caktuara brenda strukturave të “lakuriqëve”, duke u bërë pas çlirimit instruktor dhe udhëzues i krimit dhe prostitucionit shtetëror që zhvillohej në Kryeqytet!
Vdekja si fenomen natyror, shqetësimi si përjetim emocional dhe kërcënimi si ndikim psikologjik, pastaj, vrasja e Ademit nga Lakuriqët e Natës, ose hakmarrja e tyre ndaj qyqarllëkut të Ademit, pse nuk e ka guximin ta zhduk ish gruan e vet Even, është një paradigmë që e shoqëronte jetën e Eves në Kryeqytet, e cila ka bërë aq shumë sakrificë dhe ka rezistuar aq shumë për të pasur një jetë të qetë dhe më normale. Por vështirësitë të cilat e përcillnin edhe misionin e saj lidheshin drejtpërdrejt me zhvillimet e shumta politike të cilat janë trajtuar në mënyrë artistike në romanin “KRYEQYTETI I LAKURIQËVE“.
Esenca dramatike e romanit zbërthehet nëpërmjet lëvizjeve dhe përgjimeve të misionarëve nga grupe të cilat sikur kanë për obligim ta kontrollojnë qytetin, e mundësisht për t’ua mbyllur gojën edhe dëshmitarëve të akredituar në Kryeqytetin e Lakuriqëve.
Ballafaqimi me mentalitetin e shoqërisë ishte një sfidë tjetër morale për Eva Gurbardhin, e cila tashmë kishte kryer misionin human dhe kishte mbledhur shënime të shumta për historinë e bandave në kryeqytet, ku përmes lëvizjeve që e bënin Lakuriqet e Natës, ajo arriti t’ia lë rrëfimet autorit, kurse në ditët në vijim jepet lajmi se Eva, tashmë qenka zhdukur nga Kryeqyteti i Lakuriqëve, por flitej se ishte dërguar në një vend të sigurt diku në Evropën Perëndimore, me statutin e dëshmitares së mbrojtur, e cila do të dëshmojë mbi krimet e bosëve që shëtisin në Kryeqytet si Lakuriqët e Natës!...
St. Gallen, 25.06.2017.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen