Biografia

Arif Molliqi

Arif Molliqi u lind më 1953 në Llukë të Epërm të Deçanit. Shkollimin fillor dhe gjimnazin i kreu në Deçan. Studioi në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Juridik-grupi i gazetarisë.
Me shkrime ka filluar në gjimnaz, kohë kur edhe botoi herë pas here. Në fillim nuk e ngacmonte aq shumë poezia, andaj filloi me humor dhe satirë, por në grupin letrar të gjimnazit nuk preferohej shumë satira, andaj për ti ikur „keqkuptimeve“ dhe për të shëtitur nëpër Kosovë me grupin letrar të gjimnazit, filloj të shkruaj edhe poezi.
Satirën e vazhdoi krejt padiktueshëm tek gazeta humoristike„ Thumbi“ që n´atë kohë e redaktonte Tajar Hatipi. Në fillim shumë pak botoj me emrin e vet, por me pseudonime të ndryshme si: Boksh Baruti, Topuz Bërryli, Prenk Sherri e tjera. Gjatë vitit 1977/78 bashkëpunoi në gazetën e studenteve „Bota e re“ në faqen e kulturës, e sidomos në satirë dhe humor. Shkroi edhe skenar humori për Radio Televizionin e Prishtinës. Në „Rilindje“ botoi shumë shkrime satirike gjersa një ditë, të shqetësuar miqtë e tij e rekomandojnë që herë për herë ta le satirën sepse ishte gjini letrare e „vështirë“ për kohën. 
Pas kësaj „këshillë“, Molliqi e vazhdoi me intensivisht me poezi. Shumë herët më një përmbledhje poetike konkurroj në „Rilindje“. Në fillim iu tha se do të botohet, më vonë më kërkesën e redaktorit u hoq, më arsyetimin që të bëhen disa ndryshime. Kjo përmbledhje me poezi nuk u botua por më vonë, autori me vetiniciative i botoi disa nga ato poezi. 

Librat e botuara:
  1. “Simfoni për darkën e qenve”, poezi, Prishtinë, 1994
  2. “Në udhëkryq pa zhurmë”, (poezi), Toena, Tiranë, 1996
  3. “Loja e Sarkofagut”, (dramë), Eurorilindja, Tiranë, 1998,
  4. “Psherëtima e zareve”, (poezi), Panteoni, Tiranë, 1999
  5. ”Përplasje” (skica dhe mbresa), Fakti, Shkup, 2000  
  6. “Premiera e një pranvere”, (poezi), Rilindja, Prishtinë, 2000
  7. “Kafka e ujkut”, (roman), Toena, Tiranë, 2001
  8. ”Dëshmorët jetojnë pas vdekjes”, (monografi), Prizren, 2002
  9. “Shënime nga arkiva e qytetit D.”, (roman), F. Konica, Prishtinë, 2003
  10. “Pelegrinazh i ftohtë në qytetin D.”(poezi) F. Konica, Prishtinë, 2004
  11. “Loja e dytë e Sarkofagut”, (dramë) Rozafa, Prishtinë (Kjo dramë është marrë për botim nga konkursi letrar i shpallur nga Ministria për Kulturë e R. Kosovës, në vitin 2003/2004. 
  12. “Portret i pambaruar”, (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2006
  13. “Klubi Shqiptar Verrat e Llukës“, Hamburg“, (monografi), 2007.
  14. “Gruaja e vizatuar nudo” (roman) Faik Konica, 2008  
  15. "Një hije bënte rrugë”, poezi, botoi „Faik Konica, Prishtinë 2009  
  16. ”Simfoni për darkën e Qenit”, (roman), 2013, F. Konica
  17. “E dashura ime Eva”, (poezi), ShB PA, Prishtinë, 2014
  18. “Kryeqyteti i lakuriqëve”, (roman), Armagedoni, Prishtinë, 2017 (Botimin e përkrahu: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës sipas konkursit letrar)
  19. “Lluka e Epërme nëpër shekuj”, (monografi), Armagedoni, 2017
  20. “Si kripën të kam dashtë”, (poezi), Armagedoni, Prishtinë, 2018 (Botimin e përkrahu: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës)


Autori është prezantuar edhe në disa libra dhe antologji:
  • Halil Haxhosaj: “Premtime letrare, shkrime kritike, Prishtinë,2006
  • Shefqet Dibrani: “Libri dhe mbresa”, kritikë letrare, Zvicer 2005,
  • Chelaru Marius, Baki Ymeri dhe Luan Topçiu “Antologji e poezisë shqipe”. Valman, Rumani, 2006
  • Disa poezi të përkthyera në frengjisht nga Laureta Miftari, 2006
  • Nga Jochan Blanke i janë përkthye në gjuhen gjermane disa cikle me poezi dhe është prezantuar nga një forum gjerman në një mbrëmje poetike në Hamburg më 2007.
  • Kopi Kyçyku & Ardian Kyçyku  në revisten “HAEMUS” prezantohet rumanisht


Çmimet:
  • Çmimi për poezinë “Pjeter Bogdani”  në „Zëri i rinisë“ 1983
  • Çmimin e parë për poezi në konkursin e Zërit të K, 1998
  • Çmimin e dytë për poezi të Zëri i K. 1999
  • Çmimin e parë të konkursit "Takimet e Azem Shkrelit" në mërgatë, për librin më të mirë, 2010
  • Çmimin për poezi: “Nëntori i poetik 2017”, 
  • Çmimin e parë për poezi kushtua “Jusuf Gërvalla” 2015 

A. Molliqi, nga viti 1994 jeton në Hamburg të Gjermanisë.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen