KUJTIMI PËR ADELEN…
Kur u vendosa si refugjatë në shtëpinë e azilit
unë isha dyzetë e një vjeç
aty e pata njohur shumë të
panjohur
e pata njohur edhe “Frau
Erich” më emrin Adela
ishte përgjegjëse për
refugjatët e Ballkanit
më kujtohet
kur u pata rrahur me një tip
nga Maroku
edhe ai si unë refugjatë
vetëm Adela na ndërpreu edhe
pse aty kishte
nga Kosova, Bosnja, Bullgaria
e Gjeorgjia…
Të nesërmen në dhomën time
erdhi Adela më tha;
marokenin e kemi transferuar
nga këtu
derisa me tregonte e shikova
kishte sy vërtetë
epshndjellëse
pak se të varur që tregonin
se kishte vuajtur
në kohën e Gjermanisë
Demokratike
kishte qenë mësuese e
rusishtes
burrin e kishte pas oficer
që i kishte vdekur nga
kanceri
duke punuar në termocentralit
bërthamor
kur shpërtheu Çernobili
Kur po hynim në muajin e
tretë të shoqërimit
më Adelen
për të parën herë e pyeta
pse një grua më dhjetë vjet
martesë
gjithmonë më flet për njëfarë
frike
ma merr mendja e ke për shkak
të vetmisë
apo ke frikë nga unë
që herën e fundit desh e
vrava marokenin
më ndjeni që kot po ua kujtoj
atë rrahje
derisa po zhvishej ia shikova
këmbët
Adela ishte trupshkurtër
andaj mbante këpucë me take
të larta
të dukej më e gjatë
edhe pse ishte e hijshme.