Në
monografinë «Dëshmorët jetojnë pas vdekjes» kushtuar dëshmorit Rrustem Bruqi,
autori Arif Molliqi, fillimisht, lexuesit ia paraqet një kronologji të
shkurtër, por shumë domethënëse të fashtit Isniq, ku lindi dhe u rrit Rrustem Bruqi, dëshmori i
luftës çlirimtare të Kosovës të viteve 1998/99.
Këtë fshat, autori, me të drejtë, na e paraqet si njërin
prej fshatrave më të rëndësishme të Deçanit, bijtë e të cilit gjatë historisë e
kanë dhënë kontributin e tyre kombëtar; qoftë si luftëtarë, qoftë duke i
strehuar luftëtarët e Atdheut që bënë luftëra kundër pushtuesëve osmanë dhe
serbë.
Autori
shembull konkret na e paraqet
figurën e Isa Boletinit dhe qëndrimin e tij në Isniq, pastaj kontributin që i
kanë dhënë burrat e Isniqit Lidhjes së
Prizrenit.
Po në fshatin Isniq,
thotë autori, do të lind një
fëmijë, i cili do t’ia caktojë veti vendin në altarin e lirise duke qenë
protogonist në tri Akte më sublime për Kosovën në dy dhjetëvjetshat e fundit të
shekullit njëzet.
Do të lind pra intelektuali, veprimtari politik dhe
çlirimtari, gjaku i të cilit do të shndërrohet në bazament të lirisë së
Kosovës. Rrustem Bruqi bashkë me shumë luftëtarë do t’ia ndryshojë rrejedhën
historisë së Kosovës të pritur me shekuj.
I lindur dhe i
rritur në një familje dhe rreth me tipare e vepra patriotike edhe kursi i jetës së Rrustem
Bruqit nuk ka qenë e mundur të jetë më
ndryshe.
Ashtu siç e përshkruan autori, Rrustemi si nxënës i
fillores e adhuronte historinë. E historia kombëtare shqiptare duke qenë sa e
dhimbshme dhe e tmerrshme aq edhe bujshme dhe e lavdishme, në etapa të
ndryshme, ka kërkuar sakrifica nga çdo
individ dhe gjeneratë.
Mësimi i historisë kombëtare në shkollë dhe te oxhaku
Pas hapjes së Universitetit të Prishtinës, në Kosovë dhe
në viset tjera shqiptare nën Jugosllavinë e Titos, për shqiptarët fillon një
etapë e re, edukimi dhe pajisja me dituri nga shkencat e ndryshme në gjuhën shqipe. Por mësimi i historisë kombëtare, për
shqiptarët e Kosovës ishte një detyrë patriotike. Nëpërmes figurës së dëshmorit
Rrustem Bruçi, autori i paraqet shumë breza
që kanë pasur fatin, apo fatkeqësinë,
t’i mësojnë dy histori ; atë që përfshihej në programet shkollore dhe
atë pranë oxhakut apo në oda burrash.
Pas mbetjes së Kosovës dhe shumë territoreve tjera
shqiptare nën juridiksionin e Jugosllavisë, shpesh për arsye politike dhe me
qëllim të zhvillimit të « vëllezërim-bashkimit » të popujve të Jugosllavisë, në
sistemin shkollor të asaj kohe ka pasur devijime në mësimin e historisë
kombëtare shqiptare në dobi të një historie të çoroditur të ngarkuar me
ideologji komuniste.
Megjithatë, kurrë slogani i « vëllazërim-bashkimit », nën
të cilin maskohej tërë një sistem shkollor aq i rëndësishëm për sistemin
sllavo-komunist nuk ia zuri vendin porosisë të ruajtur brez pas brezi se
«me shkaun besë nuk ka » apo « kurrë
shkaut besë mos i zanë ». Nën « mallkimin » e kësaj porosie binin jo vetëm
serbët, por të gjithë sllavët tjerë që mbanin, apo ende mbajnë, toka të
shqiptarëve me dhunë nën sundim.
Pra, formula e „vëllezërim-bashkimit „ u luftua në
vazhdimësi, në mënyrë të butë me dy fjali të thjshta, afër oxhakut, në sofër të
bukës apo oda burrash, në desma apo vdekje. Ky ishte një edukim i dyfisht i
brezave të shqiptarëve që pas luftës së Dytë Botërore, në tokat e veta, pa
deshirën e tyre, mbetën nën Jugosllavi. Këtu shifet qartë se ideologjia
komuniste edhe pse e favorizuar në tërë
sistemin shkollor kurrë nuk arriti me sukses të instalohet në familjen
shqiptare, sepse për mentalitetin shqiptar ishte ideologji e huaj.
Të burgosurit e mirëfilltë politik – burim dhe udhërrëfim
i rezistencës kombëtare
Të burgosurit e mirëfilltë politikë të burgosur nga okupatori serbosllav, apo ata që për
veprimtari atdhetare u detyruan të emigrojnë jasht Kosovës kanë ndikuar në
veçanti në rezistencën e shqiptarëve kundruell pushtuesëve. Në Dukagjin, por
edhe më gjerë, veprimtaria e vëllezërve Gërvalla, sidomos e Jusuf Gërvallës,
ishte inspirim dhe ushqim shpirtëror për
shumë intelektualë dhe patriotë
shqiptarë që nuk i përtonin sakrificave për çeshtjen kombëtare.
Veprimtaria patriotike e Jusuf Gërvallës do të
reflektohet te shumë breza, e te Rrustem
Bruqi, ai ishte shndërruar në idol.
Porosia e këtij martiri të kombit se : «
Pa ideal s’ka fitore në asnjë luftë », ishte bërë ushqim shpirtëror i Rrustem
Bruqit dhe siç e thotë edhe autori i kësj monografie, Arif Molliqi, kjo porosi i shkonte më së miri natyrës së
Rrustemit.
Kështu, me idealin e fitores, Rrustem Bruqi do të merrë
pjesë në demonstratat e studentëve të Universitetit të Prishtinës në vitin
1981, të cilat dridhën themelet e Jugosllavisë komunsite të Titos deri në
shpërbërjen e saj të plotë. Duke marrë pjëse në këto demonstrata, Rrustemi
sikur realizon Aktin e parë të porosisë së idolit të tij, Jusuf Gërvallës.
Meqë, të cilësuara „demonstrata kundërrevolucionare“ nga strukturat e
aparaçikëve komunistë të Jugosllavisë titiste, Rrustem Bruqi, si shumë studentë
tjerë, arrestohet nga milicia e asaj kohe, por fshehtas e kishe liruar një
milic shqiptar. Ky shembull patriotik i milicit shqiptar në atë kohë nuk ishte
aspak shembull i izoluar.
Vitet që pasuan pas demonstratave të vitit 1981, janë
cilësuar me arsye, vite nga më të rëndat
për shqiptarët e Kosovës, sepse tërë një sistem represiv do lëshohet mbi
shpinën e tyre ; që u përcoll me shumë rrahje, maltretime, burgosje dhe vrasje. Në Kosovë shpallet gjendje e jashzakonshme. Fillon degradimi edhe i atyre pak të drejtave politike që me
kushtetuten e vitit 1974, i kishin fituar shqiptarët. Përkundër gjithë këtij
represioni jeta disi vazhdon. Rrustemi
ia arrin të diplomojë në Universitetin e Prishtinës.
Në vitin 1983,
kthehet në Isniq me dilpomën e Fakultetit Juridik. Me ndihmën e disa
shokëve punësohet në Gjykatën komunale të Deçanit në cilësinë e praktikantit.
Pas pak kohe shkon në shebimin ushtarak dhe posa e kthehet, me ndihmën e Sali
Çekajt, përsëri fillon të punojë në Gjykatën për Kundërvajtje në Deçan.
Diferencimet, maltretimet, burgosjet e shqiptarëve, që vazhdonin ende në Deçan,
si çdo kund në Kosovë, nuk e lenin të qetë shiprtin idealist të Rrustem Bruqit,
i cili bashkë me Sali Çekajn fillojnë ta sfidojnë sistemin komunist.
Me arsye të fortë mund te thuhet se Sali Çekaj dhe
Rrustem Bruqi janë kuadrat e para shqiptare që në komunën e Deçanit, brenda
sistemit kishin filluar ta dërmojnë sllavo-komunizmin duke u dalur në
mbrojtje shqiptarëve. Për rezistencën e tyre alarmohet Beogradi. Pa kaluar shumë kohë, edhe
Rrustemin edhe Salih Çekajn i përjashtojnë nga puna.
Kur rezistenca ilegale dukej se po vdiste, lindi
rezistenca legale që quhet LDK
Lëvizja legale kombëtare,
Lidhja Demikratike e Kosovës, që
lindi në vitin 1989 dhe e cila e gjunjëzoi LKJ për Kosovë, Rrustem Bruqin do ta
genë të përgaditur për sfida të reja. Vitet 1989 dhe 1990 konsiderohen me arsye
si vitet më të vrullshme të lëvizjes kombëtare legale në Kosovë. Kjo lëvizje
Rrustem Bruqit i mundëson ta realizojë Aktin e dytë të veprimtarisë së tij
patriotike.
Pas shpalljes së Delaratës Kushtetuese për Pavarësi nga
delegatët e Kosovës, më 2 korrik 1990, shumë të burgosur politik shqiptarë lirohen nga kazamatat e Jugosllavisë. Mbajtja
e tyre në burgje vetëm pse kishin kërkuar Kosovën Republikë ; herë ilegalisht e
herë në demonstrata, më nuk kishte kuptim.
Tash dr. Ibrahim Rugova, në cilësinë e kryetarit të
LDK-së, para gjithë botës, haptas e kërkonte Kosovën Republikë. Deklarata
Kushtetuese e Pavarësisë avansoi edhe më shumë çeshtjen kombëtare e cila u
materializua me « Kushtetuten e Kaçanikut » të 7 Shatorit, të të njëjtit vit.
Në bazë të kësaj kushtetute, pa u vonuar, Sali Çekaj, Rrustem Bruçi, Xhevdet
Lataj, Isa Demukaj, Esat Mushkolja, Njazi Hylaj etj., e formojnë Shoqatën e
Juristëve të Deçanit, të cilët edhe përpilojnë Statutin e komunës së Deçanit.
Për këtë akt historik policia serbe i arreston disa
anëtarë të kësaj shoqate. Pasi arrestohet edhe Rrustem Bruqi, përkundër
mundimeve të rënda, policia nuk kishte arritur të nxjerrë prova për ta mbajtur
në burg. Salih Çekaj i shpëton arrestimit.
Arrinë të ikë në Gjermani dhe vazhdon veprimtarinë politike në LDK.
Rrustemin, i cili ende ishte në Kosovë, por që më vonë do të detyrohet që edhe
ky të ikë në Gjermani, e ngarkon me detyra të reja, sepse përveç veprimtarisë politike në LDK i
fillojnë edhe aktivitetet ushtarake.
Deri në lindjen e ushtrisë së re që do të quhet UÇK, që
nga viti 1991, në Dukagjinë kundër forcave serbe do të veprojë grupi i Sali
Çekajt, në Drenicë i Adem Jasharit e në Llap i Zahir Pajazitit. Edhe Rrustemi veç veprimtarisë së tij poitike
në LDK, pjesëmarrjes në pajtimin e
gjaqeve dhe më vonë kyçjes në komisionet
e financimit të i 3 %, që nga ditët e
para, me ndihmen e Sali Çekajt, kyçet në grupet e armatosura, të cilat në vitin
1991 kishin ushtruar në Shqipëri, por që ende nuk quheshin UÇK.
UÇK, lufta dhe flijimi i Rrustem Bruçit në Betejen e
Loxhës
Duke qenë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i demonstratave të
famshme të studentëve të Universitetit të Prishtinës të vitit 1981 ( 11 mars,
26 mars, 01 dhe 02 prill 1981), pastaj pjesëmarrës i Lëvizjes kombëtare e cila
lindi dhjetë vjet më vonë dhe demonstratat tjera që pasuan në vitet 90, por
tash kundër regjimit barbar të Serbisë së Millosheviqit, ishte krejt normale që
Akti i tretë dhe i fundit ishte vendimtar për deshmorin Rrustem Bruçin. Krismat
e pushkëve të ushtarëve të Atdheut, pas
ushtrimeve të dy gupeve në Shqipëri, në
vitin 1991, u desht të pritet viti 1998
për t’u dëgjuar në të gjithë botën.
Në këtë akt vendimtar « Rrustem Bruçi u gjend bashkë me
shokët e idealit ». Kështu thotë edhe
autori, Arif Mulliqi. Rrugën që kishin nisur Rrustemi me Sali Çekajn i kishte
vënë veti detyrë që ta vazhdojë deri në
çlirimin e Atdheut, pa menduar në
sakrifica dhe humbje. Në dokumentin autentik që e ka lënë vetë dëshmori,
Rrustem Bruqi, me titull : « Procesi i një udhëtimi », i cili u gjind te
Muhamet Ymeri, e ka përshkruar hyrjen e tij në Kosovë me shumë bashkëluftëtarë
të fshatit Isniq. Këtu shifet qartë se, sikur disa vite vite më herët që kishin
kishin bërë Sali Çekaj, Adem Jasahri dhe Zahir Pajaziti edhe Rrustem Bruçi
kishte marrë të njëjtën rrugë - kah pika e quajtur «Piramida C-2».
«Piramida C-2, më 11.06.1998, vendosëm të bëjmë pushim
», thotë Rrustem Bruqi në dokumentin e titulluar « Procesi i një udhëtimi ».
Vallë sa ushtarë të UÇK-së kanë pushuar në atë vend, sa ushtarë e kanë shuar
etjen te «kroi i bukur», siç e quan Rrustemi ? Athua sa ushtarë janë
fotografuar për herë të fundit te Piramida C-2, sikur Rrustem Bruqi, i cili
shprehet « …këtu Muhamet Ymeraj na fotografoi sepse ai sikur e kryente edhe rolin
e fotoreporterit… » Të gjitha këto duken sikur rite të përsëritura, të
domosdoshme, para një lufte nga e cila askush nuk e ka as më të voglen ide ; se
kush do të vdes për liri e kush do ta gëzojë atë. Dy ditë më vonë Rrustem Bruqi dhe grupi i
luftëtarëve të Isniqit që ishte nisur nga Gjermania dhe Zvicëra arrijnë në
Shtabin e Isniqit.
Disa ditë më vonë, Njësitë Operative të UÇK-së në kuadër
të Ministrisë së Mbrojtjës hyjnë në Kosovë dhe më 01 korrik 1998 arrijnë në
Isniq. Tash ishte më lehtë të veprohej, sepse në luftë ishin futur edhe shumë
oficerët profesionistë të udhëhqur nga kolonel Tahir Zemaj. Aty ishte edhe
Salih Çekaj, i cili bashkë me Rrustem Bruqin ishin ngarkaur nga ministri i
Mbrojtjës, Ahmet Krasniqi, të formojnë Gjyqin Ushtarak. Veç kësaj Rrustemi dhe
Salihi ishin caktuar nga Komanda e kazermës «Jusuf Gërvalla» në Prapaqan edhe
ndihmës komandantë për Moral.
Beteja e Loxhes
« Nga Loxha, në mëngjesin e datës 06.07.1998, fillojnë të
vijnë lajme trishtuese ». Forcat serbe herët në mëngjes kishin filluar
rrethimin e fshatit. Shaban Shala komandat i fshatit, duke parë rrethimin e
hekurt që i bëhej Loxhës nga forcat serbe, kërkon ndihmë nga Brigada 134 e
locuar në kazermën e Prapaqanit ku komandant ishte kolonel Tahir Zemaj. Me të
marrë këtë lajm Komandanti Zemaj jap alarmin dhe kërkon që Brigada 134, nën
udhërinë e major Nazif Ramabajes, të niset për Loxhë.
Edhe pse kolonel Tahir Zemaj nga Salihi dhe Rrustemi
kishte kërkuar të qëndrojnë në Prapaqan, ata vendosin të marrin pjesë në luftën
e Loxhës, e cila më vonë u vlerësua si Beteja më e sukseshmë e luftës së
UÇK-së. Për herë të parë forcat serbe
shpartallohen nga ushtarët e UÇK-së të Njësive Operative të Ministrisë
së Mrojtjes të Republikës së Kosovës.
Më 06.07.1988, Loxha mbrohet me sukses nga ushtarët e
UÇK-së. Armiku në tërheqje të mundimshme nga zjarri i ushtarëve shqiptarë pëson
humbje të rënda; në njerëz, material lufte dhe në moralin luftarak. Nga ana e
UÇK-së do të bien dëshmorë tre ushtarë. Njëri prej tyre ishte Rrustem Bruqi, i cili
para një muaji kishte kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë te « Piramida C-2 ». Këtu përfundon edhe Akti i tretë i luftës së
Rrustem Bruqit për çlirimin e Atdheut. Por ky akt do të sjellë më vonë
buzëqeshjen e humbur të fëmijëve, të nënave, të gjithë shqiptarëve. Kjo
buzëqeshje është më e dashura, më e çiltëra, sepse i buzëqeshet puthjes së
lirisë aq shumë të pritur.
Organizimi i spitaleve ushtarake gjatë luftës në Rrafshin
e Dukagjinit
Autori i kësaj monografie shumëdimensionale, Arif
Molliqi, me ndihmën e Dr. Sylë Bruqit,
vëllait të dëshmorit Rrustem Bruqit, për lexuesin ka përgaditur një kronologji
të pasur që lidhet me organizimin e spitaleve ushtarake në Rrafshin e
Dukagjinit. Për organizimin e spitaleve ushtarake gjatë luftës, si sektor i një
rëndësie të veçant, jam i bindur që lexuesi për herë të parë do të mësojë nga kjo
monografi, me spjegim në mënyrë profesionale se si kanë funksionuar këto
spitale. Kush i ka themeluar dhe kur? Kush dhe cili mjek i ka udhëhequr ato?
Dr. Sylë Bruqi, pa emocione dhe pa mbajtur anën e atij
apo të këtij krahu politik, grupi apo individi, e fillon rrëfimin e tij
profesional për formimin e Shoqatës së
Pavarur të Mjekëve të komunës së Deçanit. Edhe kjo shoqatë sikur shumë tjera
fillon të funksionojë që nga viti 1990. Prap historia fillon, apo vazhdon, në Isniq. Në ambulancën e këtij fshati fillon
organizimi i rrjetit ilegal shëndetësor. Ky organizim mund të quhet edhe
organizim i spitaleve ushtarake në pritje të luftës për të cilën flitej çdo
ditë.
Ndërsa funksionimi i vërtetë i spitaleve ushtarake në
luftë, në Rrafshin e Dukagjinit, do të mund të mirret data e 24 marsit 1998, kur
në Gllogjan, vetë Dr. Sylë Bruçi me Dr. Hilmi Shehajn dhe Dr. Selman Berishën
qepin plagën e parë të një ushtari të UÇK-së pas luftimeve të rrepta kundër
forcave serbe. Qepjen e plagës së dytë,
Dr. Sylë Bruçi, thotë se me kolegë, e ka bërë atë të plagës së dëshmorit
Shkelzen Haradinajt, poashtu në Gllogjan.
Sipas Dr. Bruçit, pas qepjes së plagës së Shkelzen
Haradinajt mjekët e pranishëm e ndiejën të nevojshme ta organizojnë një
mbledhje, në të cilën, pas disa divergjencave profesionale, spitalin e parë ushtarak në kushte lufte
vendosin ta formojnë në fshatin Irzniq. Pas funksionimit të suksesshëm të këtij
spitali ku trajtohen shumë raste, pas
një ofensive të forcave serbe bëhet i domosdoshëm evakimi i të plagosurve nga
spitali i Irzniqit. Fatkeqësisht,
spitali me të gjitha paisjet bjen në duar të forcave serbe, sepse Shtabi i
Gllogjanit i UÇK-së nuk kishte mundur t’i rezistojë ushtrisë serbe.
Përveç organizimeve të ndryshme, spitali më i
rëndësishëm në Dukagjin gjatë luftës
duket të ketë qenë ai i fshatit Kryshec i komunës së Pejës. Sipas Dr. Sylë
Bruqit, kontibut të veçant kësaj radhe ka dhënë anestezisti Rrustem Gashi nga
Brolqi. Për këtë siptal dhe sidomos fatin e të pagosurve është spkuluar shumë.
Janë thënë gjëra të ndryshme dhe të rënda. Koha do ta vërtetojë sa rëndë do të
lëngojë ndërgjegjja e atyre që të gjitha
të zezat ia ngarkuan, tashmë kolonelit të vrarë, Tahir Zemajt, të cilin e
akuzuan aq turpshëm dhe pa arsye, madje më rëndë sesa forcat serbe.
Dëshmia e Dr. Sylë Bruqit është më meritorja dhe sipas
tij ngjarjet kanë rrjethur me ketë rend: „Më datën 08.09.1998, soldateska serbe
mori një ofensivë shkatërruese në Dukagjin, thënë më saktësisht, nga Drini deri
në Deçan. Spitali ushtarak në Kryshec po përjetonte çaste të vështira. Të vdekur
dhe të plagosur po sillnin në të katër anët „...
Pasi komandanti Tahir Zemaj, nga Shtabi i Ministrisë së
Mbrojtjes, kishte marrë urdhër të tërhiqej, sepse rrezikohej zhdukja e më se
60000 civilëve, ishte vendosur që të plagosurit e spitalit ushtarak të Kryshcit
të barten në mes të popullësisë deri në Isniq. Konstatimi i gjendjes faktike,
nga Dr. Sylë Bryqi, rreth spitaleve
ushtareke të Irzniqit dhe Kryshcit është më se trishtuese: „ ... Kryqi Kuq
ishte penguar nga forcat serbe dhe kishte arritur me vonesë në spitalin e
Kryshecit dhe në Isniq, ku kishin mbetur disa të plagosur në xhami... Më vonë
kam kuptuar se ata kishin rënë në dorë të ushtrisë dhe paramilitarëve serb.
Pas tërheqjes se personelit mjekësor nga spitali i
Kryshecit, i vetmi mjek vullnetar që mbeti me pacientët ishte Dr. Rrustem Gashi
nga Broliqi dhe dy motrat; Bute Aliaj dhe Vjollca Kastrati, çka ishte njëri nga
aktet më humane që është treguar gjatë luftës sonë. Më vonë u njoftuam se Dr.
Rrustem Gashi kishte shpëtuar duke i falënderuar Zotit, trimërisë dhe gjeturisë
së tij…“
Por këtu nuk mbaron odisejada e spitaleve ushtarake të
Rrafshit të Dukagjinit. Pas tërheqjes së personelit mjekësor në Shqipëri,
rifillon organizimi. Atje arrinë edhe personeli i spitalit ushtarak të
Dobroshit (Reka e Keqe) dhe nën përkujdesjen e Minstrisë së Mrojtjes,
gjegjësisht zv.ministrit Agim Mehmetit fillon riorganizimi. Kordinator për
shëndetësi zgjidhet dr. Haxhi Kamberi e zëvendëse Dr. Ryve Lloshaj, ndërsa Dr.
Sylë Bruqi shef për ambulancën ushtarake pranë Ministrisë në Tiranë.
Pas riorganizimit, me admirim të veçantë, Dr. Bruqi flet
për ndihmën e pakursyer që iu kanë dhënë mjekët e spitalit të Bajram Currit.
Reparte të tëra të këtij spitali, sips Dr. Bruqit, ishin vënë në sherbim të
luftëtarëve të Kosovës. Për lexuesin është gjë e re që Spitali i Bajram Currit
u ka sherbyer luftëtarëve nga Kosova deri më 12.06.1999, kur ekipi shëndetësor
nga Kosova tërhiqet nga Bajram Curri dhe niset për Kosovë.
Kujdesi i autorit
Kujdesi i autorit shifet në fund të kësaj monografie, të
cilën e mbyll edhe me një cilësi të veçant të dëshmorit Rrustem Bruqit. Ai flet me admirim për fjalën dhe artin
skenik që Rrustem Bruqi e paska dashur
dhe kultivuar aq shumë. Për aktivitetin e tij në SHKA „Mehmet Riza“ (1981), e
më vonë (1993), lojën e tij në skenë në shfaqjen teatrale „Besalam pse më
flijojnë“, nën regjinë e Skënder Tafajt,
dhe vendin e parë që kjo dramë kishte zënë në Festivalin e Teatrove amatore në
Ferizaj.
Autori Arif Molliqi,
gjithashtu, kujdeset që deshmorin Rrustem Bruqi mos ta shndërrojë në legjent.
Atij i mjafton, me arsye, vepra reale e dëshmorit Rrustem Bruqi. E vepra
atdhetare e tij është më e vlefshme se mitet dhe legjendat, sepse preket dhe shijohet. Ajo është LIRIA e
Kosovës.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen