Drama “Loja e dytë e Sarkofagut”, ShB “Rozafa”,
Prishtinë, 2004
(Marrë nga konkursi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe
Sportit të RK)
PAMJA E KATËRT
Përballë fytyrës se vet
( Një apartament i rregulluar mirë. Rafti i librave. Në
të majtë rri në këmbë Coli, në të djathtë Hana. Nga larg vjen zhurma e
bombardimit. Col Cukali dhe Hana të shqetësuar).
HANA: (i afrohet Colit)
Atë poetin e lagjes sonë e kishin masakruar mbrëmë!
( Coli nuk flet. E shikon gjatë. Pastaj, hyn në banjo,
mundohet ta lëshon ujin por uji vetëm pikon.
COLI: (para pasqyrës)
Dreqi e marrtë, pse ma kujton ketë gjithmonë kur shkoi
para pasqyrës? ( E shikon vetën gjatë në pasqyre. Nuk ngutet, prek kokën me
duar. Kujtohet). Po kjo kokë? ( Sikur trembet. Kaq e madhe... Hanë, oj Hanë!
HANA: ( duke hyrë nga dhoma tjetër)
Urdhëro!
COLI: (me dorën e majtë lëmonte mjekrën)
Ku i kam mjetet e rrojës? ( Përsëri i paraqitet edhe
fytyra tjetër në pasqyre. E shikon gjatë. Me dorë fshin pasqyrën).
HANA:
Si gjithmonë aty!
COLI: ( para pasqyrës)
Lamtumirë...! Lamtumirë fytyra ime! ( E lë pasqyrën, del
nga banje në dhomën e punës. I afrohet raftit të librave. Nxjerr një
dorëshkrim, vetëm i shikon, kthehet nga Hana me dorëshkrimin në dorë, bëhet
gati ti thotë diçka, por nuk flet).
HANA:
Do të strehohemi diku tjetër, apo do ikim si gjithë
bota...
COLI: ( mendohet)
E shohim! (Pasi i shikon dorëshkrimet i lë, kthehet të
dollapi, afër tavolinës së punës, merr një shishe të zbrazët, ku më parë kishte
pasur raki rrushi. E shikon, e zbrazët. Kujtohet).
HANA:
Ta sjelli konjakun e Korçes, apo „Skënderbeun“?
COLI: ( e shikon Hanën)
Të dyja! (Hesht një çast. Qetësi e zgjatur. Coli e pin
një gotë alkool. Pushon. Pas pak e pinë edhe një, ashtu në këmbë. Heshtë. Gota
e zbrasur. Hedh një shikim përreth, kthehet në banje, zdeshet lakuriq)
HANA: ( i afrohet)
Të duhem gjë? ( Fillon të zdishet, gjysmë lakuriqe i mbështetet
për trupi Colit).
COLI: (nervoz)
Largohu! ( E kap për supesh duke e larguar me forcë. Ai
rrëzohet). Edhe ti me mungon! ( Kthehet nga pasqyra i bie fytyrës më shkumë
sapuni shumë rreptë. Merr briskun e shikon, e rrotulluar nga tehu). Lamtumirë,
o fytyrë e vjetër! (Fillon të rruhet. Heshtje e gjatë. Hana gjysmë lakuriqe e
shikon. Coli përballë fytyrës se vet lëshon një ofshamë të thellë. Hana fillon
të dridhet. Coli me fytyrën e rruar kthehet nga Hana ). He, grua... ( E lëmon
fytyrën më dorë). Si të dukëm? (
HANA: ( e befasuar, fshin lotët)
O Zot! Ç´fshehtësi.
COLI:
Ç´hyn këtu fshehtësia...
HANA:
Shumëkush të qorton për të kaluarën tënde. Unë jo. Unë
nuk të gjykoj se të kam njohur dhe të njoh.
COLI:
Lëri fjalët, po m´i sjell rrobat që i përdori kur shkoj
në katund... (Hana e shikon). Ç´me shikon. Ngutu! (Hana del, por nuk vonon e
kthehet pa rroba) He, kudra.... (Coli me nguti i vesh ato rroba që i kishte.
Edhe Hana vishet. Coli e ve në kokë një kapele të vjetër, niset të dal. Hana e
ndalon duke e kapur për rroba).
HANA:
Mos me braktis kështu, për dashurinë tonë! Për shërbimet
e mija që ti bëra për njëzet e pesë vite! ( Coli e shtyn duke e shtri për tokë.
Ajo ngritet duke iu drejtuar më zë të lartë). Gënjeshtar. E kalove këtë jetë me
përfitime të rremë. Të shpallëm hero në një kohë kur heronjtë si ti gjendeshin
në çdo qoshe... ( Coli ndalet në derë, e dëgjon më një urrejtje). Nëpër skutat
e fjetura dhe të mykura, ku rrinin kufomat e pavarrosura, ti ishe hero i tyre!
( Ndalet e shikon Colin që rri në derë me shpinë të kthyer nga Hana). Edhe atëherë
kur n´ato letrat tuja, ti e krijove heroin, s´ishte asgjë tjetër pos një alibie
për tu mbrojtur nga të tjerët. Ky ishte dhe mbeti argumenti i yt kryesor. Ishte
ajo një tallje e jotja me të tjerët... Edhe djallit je munduar t´ia marrish
hajdutllëkun! Kjo s´kishte asgjë më gjithë atë që ne e thurëm për ty. Tani ne
duhet të vdesim nga zanati që ti na mësove... (Ndalet). Ikja jote duke me
braktisur n´këtë kohë, s´është më argumenti i sakrificës... (Ndalet, nuk i
kujtohet se çfarë deshi të thotë). I vetëflijimit. Edhe nëse vdesim, edhe nëse
jetojmë asgjë s´jemi. Jeta... (Ndalet). Gjëja më e shtrenjtë në këto çaste
është të lirohesh nga frika dhe urrejtja që ke për të tjerët...
( Coli del me shpejtësi.
Hana mbetet fillikat vetem mes dhome).
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen