Freitag, 22. Oktober 2021
Montag, 20. Juli 2020
AI SHPEND I BUKUR
ai shpend i bukur
Në qiellin gri
Një zog aq lirshëm fluturontenga inati desh e vrava
ma kishte zaptue qiellin blu
iku bashkë me lirinë time
fluturimi në qiellin e lirë
për zogun... dhe për mua
Hamburg, korrik, 2020
Sonntag, 28. Juni 2020
Arif Molliqi: DASHNOR AUTODIDAKT
DASHNOR AUTODIDAKT
çdo mëngjes
bërllogun e shtëpisë e nxjerr jashtë
bashkë me marrëzitë e mia
më përzihet edhe një maskë e zezë
pastaj kthehem ia pjeku vetës një kafe
në televizion i dëgjoj lajmet bajate
nuk harroj edhe të urinoj
një ves i trasheguar nga qyteza ime
që nuk ka nevojtore publike
dikur kthehem e pi atë kafen e ftohtë
para se të nisem për qytet
që me pret një grua e bardhë e but
sa të shohin sytë
ajo më përngjan shumë në Shote Galicën
dhe në Norën e Kelmendit
që kurrë s´i kam njohur
që kurrë s´i kam parë
e kam ra n´dashni me to
ah, harrova t´iu them
në dashuri jam autodidakt
prandaj u desh me ardhur pleqëria
që ta heq turpin e lakuriqësisë
10.06.2020
Mittwoch, 3. Juni 2020
I rikthej lojërat nëpër rrugët e fshatit
Arif Molliqi
I rikthej lojërat nëpër rrugët e fshatit
i mbaj mend rrugët
mëngjeset e stinëve që ndërroheshin
lojërat symbyllas
ku fshihesha në kaçakun e qenit plot
morra
si te tjerët dhe unë duhej të fshihesha
diku
të mos mbetesha gjithmonë i fundit
mbaj mend kur na rrihte gjyshja
ia trembnim pulën këlleqke në çarranikun
e vogël
në arën e fqinjit vidhnim fasule
e bënim tremb për rrush
arrat e Bregut i shkundim me gjithë dushk
mbas pëllumbave vrapoja e në shkollë shkonim vonë
kur erdhën vitet tjera erdhën kujtime
ndryshe
mbi dardhën lonçe
mbi mollën sherbete hipnim
ta shihnim Rrushen me vajza tjera
kur e matnin gjoksin e fryrë
eh sa herë me shokë i ndanim dashnoret
dhe sa herë jemi rrah mes veti për
Rrushen
kjo është me e mira
kjo me takon mua
thoshim të gjithë
te gjitha i kujtoje dhe zemra sa nuk më
plas
kujtimet kur më shfaqen e më vijnë pas
Samstag, 25. Januar 2020
TË FSHEHURAT E FJALËS
kur
lakmon shtatin e huaj
më
pllembë dore e mat hijen tënde
të
varret t´bredhin mendimet
ato
që t´braktisin janë stinët
vitet
dhe zogu n´fluturim
prapa
t´vijnë të pabërat si dëshmi
nëse
ka vapë të madhe
edhe
breshëri n´vend të shiut është fat
(kur
s´ka shi edhe breshëri bën punë)
nese
krojet nuk shtjerrin këtë vit
lulojnë
të fshehurat e fjalës
dhe
rriten fëmijët lisat e lumenjtë
24.01.20
Donnerstag, 16. Januar 2020
Formë mashtrimi që më rrethon
![]() |
| Arif Molliqi |
FORMË MASHTRIMI QË MË RRETHON
pas dy ore që lexoj
s´kuptoj cila është poezia që e prisja
dhe e kisha blerë atë libër
aty kishte vargje trilluese
si replikat në foltorën e parlamentit
si bisedat në kafenen n´fund të rrugës
apo sharjet e analistve në televizion
moti s’e kisha parë në transmetim direkt
gjoks femre me të bukur
se të asaj qe doli në foltore të thotë diçka
duke e afruar mikrofonin afër buzëve
kur ajo e lavdëroj shtratin dhe burrin
para syve të mi gjithçka ishte halucinacion
e mbaj mend derisa e shikoja në ekran
më kishte ra një çehre trishtimi
gruaja me pyeti për telashet që kam
kur e shikoj televizionin
nejse, unë i sqaroj se s´është gjë
veçse një përfytyrim i imi
është formë e mashtrimit që më rrethon
Samstag, 7. Dezember 2019
POETI I AZDISUR

S' po di çka më të thanë
brenda koke i vdekur, trutharë
kam me ardhe e m'u taku me ty
se n´kujtimet e mia ke hy si terri
kur ta pashë
fytyrën me arna
pashë se sytë magjia e lakmisë ti kish marrë
duke u zhagitur nëpër orët e kotësisë
duke i thënë vetes: jam korfeu i poezisë
E ti gafil mos rri
se gujas kam me ardh
ballin e ftohtë me ta puthë si meit
e dy fjalë me ti thanë
se malli me ka marr
o çehregrysur
që i turfullon padronit me servilizëm
o poet i azdisur
“o vëlla, i jemi vëlla”
E kur të takohem
ti s' ke me besu
andërr ke më thanë, e andërr s' ka qillu,
nejse, kot të pyes se tash e di kush je
marimangë, hienë që thuer intriga për mua
s´di,
era e gjahut ku po të shpie
“o vëlla, i jemi vëlla”
mbetça pa ty:
kështu kurrë s´kam dashtë më të pa
_________________________________
"O vëlla, i jemi vëlla", është vajtimi për Avdinë
Abonnieren
Posts (Atom)




